
Nga Ylli Pata
Kur ambasadori Donald Lu përdori fabulën e filmit kult të Brian de Palma “Të Paprekshmit”, për të ilustruar rastin e homologëve të tyre në Shqipëri, kjo nuk kishte vetëm një kuptim simbolik.
Ishte në fakt një krahasim mot a mot, i situatës së Çikagove të gansterëve të fillim shekullit 20 me Shqipërinë e sotme.
Al Capone, dhe “kolegët” e tij sundonin qytetin nëpërmjet dhunës, korrupsionit e degradimit moral, duke ngritur kështu një sistem që nuk i prekte ata. Sepse, ata që duhet t’i preknin, ishin zgjedhur nga gangsterët për të mos e bërë. Madje edhe paguheshin për të, me një libër pagash të rregullt, të shënuar në një libër të madh që Al Capone e ruante me fanatizëm.
Gjithçka ndryshoi kur nga Uashingtoni erdhi një hetues federal i ri, i cili zgjodhi 5 bashkëpunëtorë të tij, duke i kaluar në një sitë të hollë. Ku së pari të mos ishin në librin e pagesave të Al Capones, jashtë sistemit që gansterët kishin krijuar. Eliot Nes, kështu quhej hetuesi federal i hyri në një farë mënyrë detit më këmbë. Gazetat, sallonet, elita me një fjalë e Çikagos, e quanin një klloun që nuk ka asnjë gjë në dorë. Kërkon vetëm të bëjë show e t’i shërbejë të fuqishmëve në Uashington.
Në këtë rrugë, hetuesit, i vranë tre nga njerëzit e stafit të tij, por në fund arriti të gjejë librin e pagesave dhe të arrestojë arkëtarin e Al Capone-s, i cili pranoi të fliste ngaqë nuk kishte rrugë tjetër. Nëse do të kishte shkuar te shefi i tij, do ta shkrinin në acid, ngaqë nuk ju duhej më.
Në fund, shkoi në gjykatë, e i kërkoi kreut të trupit gjykues që të ndryshojë jurinë, pasi ata që ishin aty ndodheshin në borderonë e bosit të mafias. Juria tjetër e dënoi Al Caponen për një krim të rëndë federal siç është evazioni fiskal, e siç dihet ai vdiq në burg.
Duke u kthyer në mjedisin tonë, përveç fundit të filmit që nuk e kemi parë ende, jemi thuajse identik në tekstin e shkruar vetë nga hetuesi që çoi para hekurave Caponen.
Sapo Donald Lu e hodhi këtë fabul në publik shpërthyen sulmet, insinuatat, akuzat, talljet, ofendimet e kërcënimet, shoqëruar me lajme të rreme pa fund e ditë për ditë.
Por, në fakt ja ku jemi; po përjetojmë një version shqiptar të “Të paprekshmëve”, ku siç ndodh gjithmonë ka dy palë që përplasen. Në rastin tonë janë prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH-së përballë “Të Paprekshmëve” dhe suitës së tyre që është e madhe.
Mjafton të shikosh këto ditë panelet televizive pas ndjekjes penale të Sali Berishës. Niveli i këtyre “avokatëve” nuk prek as minimumin e asaj çfarë pret publiku. Nuk njohin ngjarjen, nuk dijnë faktet, por përgjithësisht merren vetëm me fabulën se nuk duhet SPAK të hetojë një figurë si Sali Berisha, sepse sipas tyre: minohet stabiliteti, shkatërrohet opozita, do ketë luftë civile, atentate terroriste, vrasje politike e gjëra të tjera.
Të gjithë këto “avoketër”, kanë një problem të madh, pasi gjatë gjithë këtyre viteve në fakt janë trajnuar të jenë “prokurorë”. Të hartojnë akuza, të shpallin fajësi, e paralajmërojnë dënime. Madje edhe të sajdisin “prova” siç ka pasur rëndom këto vite, të cilët kanë marrë akronimin e “Babales” së famshëm, për arsye të ndryshme.
Jemi para një rasti vertëtë të bujshëm meqë është Sali Berisha në mes, dhe se kryeministri akuzohet se i ka dhënë një truall të shtetit, dhëndrrit të tij, i cili ka fituar mbi 5 milionë euro nga zhvillimi i këtij truallit gjigand në mes të Tiranës.
Por në fund të fundit, është një rast kronike gjyqësore, ku palët-SPAK dhe Berisha me avokatët e tij ligjore, sapo e kanë nisur betejën e tyre.
Do të ishte normale, logjike, e në fund të fundit edhe rezultative, sikur “avoketërit” e paneleve, të bënin realisht mbrojtjen e Sali Berishës për çështjen. Duke e lexuar, mësuar, e natyrisht pyetur avokatët realë. Në mënyrë që kur të nisë beteja e fortë ligjore e çcështjes në gjykatë, njerëzit të jenë sa më të informuar.
Shikoni ç’ndodh me rastet e procesve kundër Donald Trump apo djalit të presidentit Joe Biden në mediat amerikane. Palët, që përgjithësisht janë reporterë të drejtësisë, apo edhe vokatë, juristë e politikanë flasin për çështjen, e as nuk sulmohen prokurorë e gjyqtarë.
E mbani mend rastin “Babale”? Në panelet e darkës u fol me detaje, madje me hollësira më të vogla për një rast trafiku narkotikësh që nuk ekzistonte. Pasi në bisedë ishte një person fake që bënte zërin si vëllai i Fatmir Xhafës e tjetri Babalja i famshëm që sot jeton në kryeqendrën e Bashkimit Europian. E “regjizori” i filmit “Babale”? Një yll politik në ngjitje…
Saliu eshte me i poshter se Al Kapone,ky cub malsije i beri krimet tu pas pushtetin.Te shkoje ne ejsfel te gomereve me gjith te tijte.
Ky "ylli" politik në ngjitje, edhe pse autori nuk na e jep emrin, kushdo e merr me mend se për kë bëhet fjalë. Salianji i Gridës dora vetë. Ajo që mu desh ta bëj këtë koment dhe ta përmend këtë njeri pa personalitet dhe pa moral, nuk është ai vetë, por gjetkë e kam. Nuk arrij ta kuptoj se si Gjykata e Apelit prej më shumë se dy vjetësh, nuk e ka shqyrtuar rekursin e personit në fjalë, të cilin gjykata e faktit e ka dënuar me një vit burg, pikërisht për çështjen "babale". Dhe ky person jo që nuk e ka kryer ende dënimin, nëse do mbetej në fuqi vendimi i shkallës së parë, por si mender deputet, si shumë në stanin e BBB-ve, ka fytyrë dhe nga aula e Parlamentit, na shet moral. Natyrshëm duhet të ulërasësh, pseeeee ndodh kjooooo?!
Mua edhe më shumë më befason fakti që edhepse u pa qartë se ishte montim,Z. Fatmir Xhafa nuk e denoncoi për akuzë të rrejshëm dhe prishje të imazhit.Gjithashtu për akuzën e rrejshme dha dorëheqje dhe nuk u rikëthye në funksionin që kishte!?
Regjizori i filmit Babale eshte ylli ne "ngjitje",por me koke poshte nga sot e tutje ,Salianj qejfliu i parlamentit, me GD-ne,te cilin gjykata nuk ka marre guximin akoma ta shqyrtoje ceshtjen e tij dhe e shtyn per ne kalendat greke,pasi eshte dora e te akuzuarit per proivatizimin e kompleksit Partizani Non Grata pas tij,i cili guxon te mos paraqitet perpara gjykates e te sulmoje SPAK e GJKKO me emer e mbiemer,sepse e genjen mendjen se do e mbroje Salianji e Co!
A di ndokush se cfare po behet me gjygjin e apelit per Salianjin per ceshtjen “Babale”? U denua me burg ne shkallen e pare dhe gjykata apelit ka mbi 2 vjet qe shtyn proceset gjygjesore njeri pas tjetrit. Mos ndoshta apeli pret te tejkalohen afatet ?
BRAVO YLL. SHKRIM PROFESIONISTI !
O zoti Mero po te bej me te vertete shume rixha c’na i nxjerr ne foto kete familje kriminale njeri me i shemtuar se tjetri qe kane pire gjak shqiptaresh , po te jap leje vetem kur te dalin para trupit gjukues e mbasi tu sekuestohet pasuria te ngelen si dordoleca qe mos tu aftohen as njerzit e tyre te afert .
Familie moster kriminelesh ! pa moral ! pa dinjitet ! pa dhimbshuri per njerezimin ! vrases kriminela ! me ne fund si cdo kriminel ! fehrrin e zi perjetojne !