Juristi: Berisha është e sigurt që do të shkojë në burg, ky është vetëm fillimi. Pozita e tij do rëndohet

24 Tetor 2023, 19:59Politika TEMA
Juristi: Berisha është e sigurt që do të shkojë në

Juristi Romeo Kara thotë se është e sigurt që Sali Berisha do të shkojë në burg! I ftuar në emisionin ‘Frontline Intervew’ me gazetaren Marsela Karapanço, Kara tha se ndaj Berishës më vonë do të ketë rëndim të pozitës së tij, pasi është minimumi i akuzave që bëhen për të hapur procesin penal ndaj tij.

Juristi nënvizoi se do të ketë të tjera akuza për Berishës ndërsa tha me ironi se nëse nuk shkon ai pas hekurave është mirë që hekurat të hiqen.

Sipas juristit, amerikanët kanë siguruar Prokurorinë e Posaçme që mos të frikësohen nga njerëz si Sali Berisha.

"Është minimumi i akuzave për ta hapur këtë proces penal. Më vonë do të kemi edhe zgjerim tjetër lidhur me shpërdorimin detyrës falsifikim. Sa më shumë e shoh këtë çështje është në një kuadër të plotë të të gjitha veprave penale. Korrupsioni shkon gjithmonë me një mashtrim. Kur ka një pjesë të vërtetës aty fshihet gjithmonë mashtrimi. Janë të bindur të gjithë se ai është në dijeni të kësaj mase sipas parashikimet e masës penale. 

Për Berishën mendoj se ka dyshime të mbështetura në prova se ky person nuk do të dalë kollaj nga rrethi i dënueshmërisë. Është nxjerrë mësim nga rasti Ahmetaj. Do t’i drejtohen komisionit parlamentar për mandatet. Është shkelur kushtetuta. Ai ka respektuar vetëm një ligj vetëm dëshirat e tij. Berisha vetëm ligjin nuk njeh aq më tepër kur është kundër tij.

Nga viti 2012 e këtej imuniteti i tyre është zvogëluar.  I bie të arrestohet. Kur ka dënime deri në 10 vite mund të mos arrestohet. Do ketë vitet të tjera akuze për të. Është e sigurt që do të shkoj në burg. Ai e meriton, e ka merituar me kohë të jetë pas hekurave. Nëse nuk shkon ky pas hekurave t’i heqim hekurat fare. Ku e ka prekur Rama? Pse nuk thotë se ma kanë bërë amerikanët? Kanë siguruar SPAK-un që mund të jetë i paprekshëm.  

Amerikanët kanë siguruar që njerëz si Berisha të mos i kërcasin dhëmbët SPAK-ut. Ata janë atje për të garantuar se ky sistem funksionoi.  Mendoj dhe Gërdecin, askush nuk përmend që i biri i tij, të cilin e ka përfshirë në shumë pisllëqe. SPAK duhet të hetoj se ajo familje non grata. Të vendoset drejtësia në Shqipëri. Ky person që u ka vjedh jetën shqiptarëve. Është shumë mizore të jesh i mëshirshëm me njerëz të tillë. E shoh të menderosur nga koka te këmbët"- tha Kara.

8 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Te lumt zoti Karaj. Berisha dhe Berishet e meritojn te futen ne durg me denime te renda se u ka punuar qindin ketij vende dhe ketij populli. Jane hajdutet me te medhenj dhe jane bere miljarderet me te medhenj te botes. Harram i paçiin.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hamin Hamin fjala jote Zoti e ndegjon !

      Vetem me kete thenje : MESE E VERTETE . ky kryekriminel jua ka vjedhur dhe i ka vrare te gjithe Qytetaret hallexhijne qe dolen nga Diktatura 50 vjecare ... Hamin nje dite e me pare ne Burg te ngordhi si Mijte sebashku do ti behen shoke dhome ne Rec te shkodres edhe Gimi me tha 7 % e te tjere me rradhe qe kane shkelur Ligjet dhe kane privatizuar djersene te gjithe Shqiperise dhe te gjithe Qytetareve te ndershem..

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ami. Vl

        Te lumte goja dhe pena z. Karaj Ti gjithmone e ke goditur kete shushunje qe na ka pire gjakun . Haram buka. Ami. Vl

        Përgjigjjuni
        1. E
          ENTSOE

          Ky juristi Karaj e meriton te shpallet qytetar nderi I Republikes per sherbimet ndaj vendit, per kurajon, ndershmerine, trimerine e tij. Nuk e Ben kushdo ate qe ai Ben!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lajm i mire per Shqperine

            Vdiq saleh Kanceri i Demokracise . Populli Shqiptare ne Fest . Bashka organzon sot ne mbremje nji Party me honger ,me pi ,me e njom ket vallahi s'e di por hahah ku del pa gjo sot neper kto Festa mer jaho .zemermrat i kem kudo pran e kjo na bo t'lumtur

            Përgjigjjuni
            1. e
              edi

              ENTSOE, e kabere dhe Idajet Beqiri kete trimeri dhe me me shume akuza se Karaj,por dhe ky mendoj se do kete fundin e Idajetit bashke me Meron, Frrokun dhe Bollinon.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dani

                Ti avokat meriton rrespekt shqiperia ka vertet nevoj per njerez si ty je gjigand i vertet i drejtesis shqiptare zoti te ruajt e te bekoft , rrespekte ti thua vetem te verteten cop troç siç esht , rrespekte per kte artikull brilant .

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rikardo Laçjani

                  Ku je lexhende hahahahah e shikon cdo thot te perzihesh me amerikanet ata zhduken nje kontinent te plote indigjenesh dhe mendon se do ndalen tek lexhendat

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje