I ka rënë "bomba" në shtëpi, Berisha: Të rrisim ndjeshmërinë ndaj kancerit të gjirit

24 Tetor 2023, 20:20Politika TEMA
I ka rënë "bomba" në shtëpi, Berisha: Të

Sali Berisha ka mbajtur një aktivitet në kuadër të tetorit rozë, në mbështetje të vajzave dhe grave që përballen me kancerin e gjirit.

Ai ka bërë thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit për këtë sëmundje, ndërsa e cilësoi këtë të fundit një armik të egër që merr çdo ditë në mënyrën më të pamerituar jetët e grave në çdo moshë.

“Kanceri është një armik i egër i njeriut, siç është sëmundja në tërësi, ndaj duhet luftuar, duhet ruajtur vetëdija e madhe konstante e përditshme kundër tij. Nga format e përhapura jo pak, është kanceri i gjirit, por ky lloj kanceri ka një raport të veçantë me kapjen, zbulimin e tij të hershëm. Dhe nëse ne rritim vetëdijen e vajzave, grave për rëndësinë e jashtëzakonshme për kapjen e hershme, ne shkojmë në kufijtë e shërimit, të fitores mbi të, e shpëtimit të jetës.

Fatkeqësisht procedurat e shoshitjes, të cilat duhet të ishin ndër më rutinoret nuk janë, ndaj mbeten format e kontrollit vetjak të vazhdueshëm me gjakftohtësi, me vëmendje në mënyrë që çdo ndryshim i dyshimtë të kapet në kohën më të parë,” – u shpreh Berisha, i cili ka hequr paksa mendjen për disa çaste, nga gjëma që i ka ndodhur.

4 Komente

  1. J
    Jari N

    Ky, edhe kur i plasi skandali i Bllokut të Like na thoshte mësoni Gjuhën KINEZE, se e kam patur pasjon kur kam qënë i vogël, Saliu iku për Lesh BUBI, duket se s di ça thotë tani, është katandisur si Lymi i Tutit.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genti

      E ka fjalen per kancerin Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jimi

        Ky matuf po le "Dasmen" dhe po shkon per "shkarpa" !?

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Keto janë sintoma te qarta lajthitje.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje