I ftuar në “Real Story”, analisti Mero Baze foli në lidhje me dosjen voluminoze të SPAK, për ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, të cilët akuzohen për kompleksin “Partizani”.
Ndaj, Berishës është vendosur masa sigurie detyrim paraqitje dhe tërheqje pasaporte, ndërsa dhëndri është në qeli.
Mero Baze thotë se personi kryesor në këtë çështje është Berisha, ndërsa gjithë të tjerët janë pjesë e procesit dhe sipas tij kjo dosje do ta çojë ish-kryeministrin në burg.
“Kjo është një cështje e nisur për Berishën dhe jo për Jamarbër Malltezin. Unë nuk jam shumë konfident me shkallëzimin që thoni i hetuar apo pandehur. Ai është gjetur fajtor, Berisha është i akuzuar për këtë faj. Kur prokurori shqipton një masë kufizuese, ti ke një problem me prokurorinë.
Ai është personi kryesor në këtë çështje. Zyrtarët tanë janë mësuar t’i shmangen korrupsionit. Kapja e shtetit është fenomen i demokracisë. Kjo histori është histori e kapjes së shtetit.
Pesë familjeve që përfituan nga privatizimi, në vitin 2005 nuk kishin mundësi më ta përfitonin më këtë pronë, sepse janë familje të shpronësuar.
Përveç faktit tjetër, që këto familje i kanë marrë njëherë këto para. Edhe sipas dëshmisë së babait të Jamarbër Malltezit, i cili në vitin 1995, ka thënë i keni marrë lekët dhe pas fleta u gjet e grisur, sepse nuk e dinte që djali i tij do të merrte prona.
Janë të gjitha vendimet e qeverisë në funksionin të këtij vendimi, kjo është kapje e pastër e shtetit.
E dyta, nëse heton rrethin e njerëzve që familja Berisha ka punësuar me urgjencë në pikat kyce të vendimmarrjes për kthimin e pronave, për njohjen, ndryshimin e destinacionet, aty ku ka vendosur njerëzit e saj nuk ka pasur probleme, aty ku nuk pasur, ka pasur probleme dhe ka përdorur zyrën e anti-korrupsionit të drejtuar nga Oerd bylykbashi për presione dhe shkarkime nga detyra.
Fenomeni tjetër që është edhe më i shëmtuar është nxjerrja nga forcat e armatosura që e ka marrë përsipër, Mediu deri në vetin 2008, pastaj është vendosur Oketa, që nuk arriti ta finalizoi dot.
Në zgjedhjet e 2009, Arben Imami i cili ishte shef kabineti dhe është rojë i gjithë këtyre shkresave, ai ka drejtuar gjithë operacionin. Arben Imami ka qenë i padëshiruar politikisht në PD, Topalli shfrynte në korridoret e PD. Imami ka qenë i shqetësuar nga klima armiqësore kundër tij. Madje njëher mua më ka kërkuar mendim që të largohej. Befas Imami e gjeti lidhjen me këta dhe e mori përsipër ta mbyllte procedurën dhe nga një njeri që nuk e donte askush, u fut në liste dheu bë Ministër i Mbrojtjes në 2009.
Me këtë dua të listoj faktin që ka qenë e gjithë hiererkia e pushtetit, e kishte si standard shpërblimi apo ndëshkimi këtë. Ishte një rrjet i tërë zyrtarësh që u përfshinë në këtë proces si një garë që kush mund ta bënte me shpejt dhe të përfitonte më shumë.
Kjo është një dosje për Sali Berishën, të tjerët janë pjesë e procesit. Kjo dosje e fut në burg Sali Berishën” tha ndër të tjera Mero Baze.
Do marri me vete ne BURG Doctor Rrumpalla, pervec dhendrit falsifikator dhe hajdut, edhe te pakten 15-veta qe kane punuar me te ne periudhen 1005 - 2013, ku Arben Imami padyshim. Imami se mban dot burgun edhe pse ka ne dore Librin tjeter me "Filozofi" (hahaha, aktori i deshtuar studiues filozofie), qe ne burg per disa vite do kete mundesine edhe per Librin e trete, katert. Ahhh, mos harrojme se Arben Imami do behet PENTITO (i penduar)i Drejtesise dhe do flasi per shume gjera para BKH dhe SPAK, si e si per te ulur vitet e burgut per vete.
Po kta qe jane sot mendon do shoetojne neser?e di sa vkm ra ka ne destination nhe kusheri, mik apo....me qindra...
Arben imam kurva....super deshtak ne fushen e artist dhe filmit dhe superhajdut ne politike...e cte presesh nga nje i mbaruari qe vertete se mban dot burgun.....po ndoshta I Ben mire per zgjerimin e bythes....
SaliHu po i sherbeve te ben hero e te shperblen, po e kundershtove dhe nuk i sherben duhet te futesh ne blind. Ja shembujt. Firmosi Gjunkshi e beri Shef te Shtabit te Pergjithshem e mbas mandatit 3 vjecar ne kete detyre, e beri dhe depudet. Nje njeri shume medioker, nje nga oficerat me dallkauk dhe mjaft i pa ditur. Keshtu mori dhe SHQUPIN kur ishte kryeminister ne tranzitcion pushteti dhe nuk kishte te drejte per akte te tilla. Ai keto i beri nga qershori deri ne 19 shtator 2013 qe u dekretua qeveria Rama. Keshtu veproi dhe me ate qe fshiu serverin e kryeministrise per ngjarjen makaber te pushkatimit te kater njerezve ne bulevard me 21 janar 2011. E beri depudet dhe ate...
Saliu po dridhet nga frika. Ky eshte fajtori kryesor. Jamarberi fitoje me lezet gjithe kete prone dhe beri goxha para? Ai eshte i ndergjegjshem qe duhet te beje nja 10 vjet burg me gjithe keto leke qe ka marre?