“PD ndodhet në çarjen e dytë për shkak të Berishës”, Minxhozi: Ka emergjencë gjetjen e një lidershipi

25 Tetor 2023, 09:10Politika TEMA

“PD ndodhet në çarjen e dytë për shkak të

Analisti Skënder Minxhozi tha se Partia Demokratike ndodhet në çarjen e dytë më të madhe për shkak të Sali Berishës. Minxhozi u shpreh në “Real Story” se ky është rasti i dytë, kur fati i një personi i imponohet forcës politikës.

Sipas Minxhozit, pjesa tjetër ka mbetur “jetim” sepse dy liderët dolën “fake” dhe ata mendojnë për fatin e dy shefave  të tyre, ndërkohë që partia ka emergjencë për një lidership të ri.

“Aspekti politik i kësaj që po ndodh është kapital. Sepse PD ndodhet në çarjen e dytë të madhe për shkak të Berishës.

Këtu jemi në rastin e dytë  sesi fati i një personi i imponohet forcës politike. E gjithë partia sot nuk merret, as me qeverinë as me Bashën, as me gjetjen e një pasardhësi edhe Bashën dhe për Berishën.

Këta që bërtasin në televizor për “Partizanin” janë politikisht “jetim”, në kuptimin që lideri i vitit 2013 i doli “fake”, lideri i vjetër akoma edhe më keq.

Duke shtyrë problemin e lidershipit afatgjatë të së nesërmes, PD po vonohet në mënyrën më fatale për të ardhmen e mesme dhe të largët. Këta mendojnë vetëm për fatin e dy shefave” tha Minxhozi.

 

Lini një Përgjigje