
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një takim me ambasadorët e Shqipërisë në botë, të cilët janë mbledhur në Tiranë në ditët e fundit për të marrë pjesë në konferencën 3 ditore të ambasadorëve dhe konsujve, temë kryesore e të cilit është integrimi në BE.
Teksa i falënderoi ambasadorët për kontributin e tyre në forcimin e imazhit të Shqipërisë në arënën ndërkombëtare, kreu i shtetit i ftoi ata të jenë të përgatitur për sfidat e kohës.
“Si fillim, dëshiroj të shpreh mirënjohje për punën dhe përkushtimin tuaj të palodhur për të përfaqësuar Shqipërinë me nder e dinjitet! Falë angazhimit tuaj, ne kemi arritur të forcojmë pozicionin tonë në arenën ndërkombëtare, si dhe të promovojmë interesat kombëtare në mënyrë më efektive. Gjej rastin të falënderoj të gjithë ambasadorët me të cilët kam bashkëpunuar edhe nga afër gjatë vizitave të mia jashtë vendit!
Shqipëria nuk është më ajo e 30 vjetëve më parë. Shqipëria gëzon prestigj dhe një vend të merituar në arenën ndërkombëtare. Vendi ynë tregoi pjekurinë gjatë kryesimit të OSBE-së dhe gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Bashkëpenëmbajtja me aleatin tonë strategjik, SHBA-në, për Ukrainën për çështjen e paqes dhe sigurisë, ishte kulmimi i maturimit të politikës sonë të jashtme.
Jam i bindur se bazuar në këto arritje diplomacia jonë do të jetë e aftë të ecë me hapin e politikës sonë të jashtme. Ndërtoni mbi sukseset e mëparshme”, tha Begaj.
Gjithashtu, presidenti nuk harroi t’iu kërkojë diplomatëve që të vijojnë mbështetjen e tyre pa kushte për Kosovën.
“Dëshiroj të theksoj veçanërisht rolin aktiv që duhet të vazhdojë të luajë diplomacia jonë në marrëdhënie me Kosovën. Kosova nuk duhet të mbetet si një talking point e përsëritur, por duhet të jetë pjesë integrale e aksionit tonë diplomatik. Diplomacia jonë duhet të vijojë mbështetjen pa kushte për Kosovën. Kosova duhet të mbështetet kurdo e kudo, në çdo rrethanë apo situatë. Është detyra jonë të punojmë për anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë e rajonale, si dhe për njohje të reja të saj”, tha Begaj.
Së fundmi, por jo nga rëndësia, dëshiroj të ndalem në një aspekt tjetër të punës suaj: shërbimet për qytetarët. Qëndroni afër shqiptarëve kudo ku ndodhen! Nuk ka fenomen më të papranueshëm se sa një ambasadë apo konsullatë që nuk është në shërbim të plotë e të përhershëm për qytetarët e vet. Si një popull që tashmë shumicën e ka me banim e punë jashtë vendit, shërbimet tuaja duhet të mbeten gjithnjë të aksesueshme për qytetarët tanë.
pilli semes, meroqir baze qe promovon kete copen e mishit
Baro me keput shpirin kur te shoh. Ke te drejte, me specie si ty dhe padishahun,qe te rri siper,nuk jemi si 30 vjet para por si 500 vjet me pare.
Të lumtë president Bega, u dëshmove në lartësinë e detyrës sidomos kur thekson ndihmën e madhe që diplomacia e Shqipërisë duhet t'i japë Shtetit të Kosovës. Nuk e bëre si Z. Rama që tha diçka sa për të larë gojën dhe me indiferencën apo "neutralitetin" e tij ndaj Kosovës këto kohët e fundit po e dëmton jo më pak Kosovën se kur fliste kundër Shtetit të Kosovës!
Pse eshte shteti kosova haaaaaa te ngopesh me luge bosh .... Edhe une jam miliardrer po ne banke nuk kam asnje qindarke po jam miliardrer i them vetes jam miliarder Popull idiot qe nuk ju ka dale akoma anestesia e Enverit . Krahina e kosoves eshte nen rrezoluten 1244 territoire Serbe çfare flisni o te marre mendesh.
Po ti nga i di keto, joteme ti ka thene, apo je nga ata qe e mban koken ne byth te serbit ?
Kosova ka sharlatanet e vet qe jane gati te perishin gjithe c’nderton Shqiperia
C'pune ke me kosoven mo derdimen lere ate krahine atje ku eshte si geto zezakesh .
Po ,zoti President,nuk jemi si 30 vjet me pare.Sot jemi pa' breket ne bythen,sot je nje komandant i pergjithshem pa' ushtri.Sot do nisesh luften me " pushke me gjalme".Po ktheheni ne paranojat e Enverit,ne uzinat e kombinatit e armeve.Shyqyr dhe me kaq.
e vertet nga 1 xhami keni 3000 xhami, perparim! 300 xhami/vit
Governatori i bankes Angleze duket si kopje e Barjam Begaj shikoni fotografite ????