Në prag të hapjes së kampit në Gjadër që do të akomodojë emigrantë që kërkojnë të shkojnë në Itali, kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Reuters, përjashton çdo mundësi që të ketë një marrëveshje të ngjashme me shtete të tjera në BE.
Rama: Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër, sepse Shqipëria ka krijuar një marrëveshje me Italinë dhe Shqipëria nuk mund ta bëjë këtë me të gjithë. Dhe nëse Gjermania gjen një partner tjetër në rajon, do të ishte mirë të shihej nëse funksionon në të njëjtën mënyrë.
Kur mbeten edhe pak muaj nga zgjedhjet e përgjithshme, kreu i qeverisë shfaq hapur objektivin e tij për të kandiduar për një mandat të katërt si Kryeministër.
Rama: Plani është të kandidojmë. Unë besoj se duhet të kandidoj sepse ka punë për të përfunduar. Në këto tre mandate, ne kemi bërë gjëra të mahnitshme. Shqipëria ishte vetëm një lajm i keq kur bëhej fjalë për lajme, por tani kemi kapërcyer tavanin e 10 milionë turistëve në një vend ku turizmi ishte një ide e mire, por nuk ishte bërë ende realitet. Ka ende shumë gjëra për tu bërë, siç është lufta kundër korrupsionit që duhet të jetë një luftë e pakthyeshme.
Dhe një nga arsyet që sipas tij shqiptarët duhet t’i besojnë socialistëve një mandate tjetër është edhe integrimi i shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.
Rama:Mundësia është tani më shumë se kurrë. Kështu që synimi ynë gjithsesi është që ta bëjmë Shqipërinë një vend anëtar si një vend për të bërë të gjitha detyrat e shtëpisë, duke përfshirë të gjitha reformat e ndërtimit të institucioneve, të përmbushin të gjitha kriteret dhe standardet brenda vitit 2030.
Rama foli gjithashtu edhe për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor, për të cilin tha se në thelb ka agjendën e bashkëpunimit me vendeve ndërkohë që ecin para për tu integruar në BE.
E bastardove kete vend mjeran dhe e shite per skrap.Ti i urren me zemer shqiptaret dhe asgje qe thua nuk te besohet.Kur shprehesh ,nje gje eshte e sigurte ,qe do besh em siguri te kunderten.Me siguri kampi tjeter do jete ne Shkoder ,qe ta rrenosh komplet veriun e Shqiperise.
Kush e bën diku 1 mut, të gjithë tjerët e bëjnë mu aty!
Mbas zgjedhjeve me te gjithe.
Na dashka dhe Gjermania per kosh plehrash tan? Po u be deti kos, pse jo. Te gjithe nga nje luge. Kur e mori mutja e Italise, ta marrin dhe gjermanet. Pas anglezeve, sepse ata aplikuan perpara.
Tani që po u bën edhe vendet për t’u falur pse mos të vijnë?!
‘Bravo’,ky është tamam Kr.ynë që duam,që i ‘skërmit dhëmbët’ Gjermanisë dhe ‘s’e lejon të bëhet deti kos’.E shumta që mund të bëjë është, që të përdor dorën e Danglarit që të firmos një kontratë që t’a ‘lejojë’ Gjermaninë të bëj marrveshje me Anglinë dhe kushdo tjeter ne evropi që don të sjell ‘plehra’ në Shqipëri,‘të ndihmojë’ Italinë ,për t’a bërë kampin e përqëndrimit’ tre-katër her më të madh dhe ti sjelle refugjatët nëpërmjet saj.