“Nuk kemi kohë për të humbur”, Rama: Ballkani Perëndimor të jetë në vëmendje të BE-së

7 Qershor 2022, 11:38Politika TEMA

“Nuk kemi kohë për të humbur”, Rama: Ballkani

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të ketë në vëmendje Ballkanin Perëndimor. I pranishëm në Samitin Rajonal të Transportit që po zhvillohet në Tiranë, kreu i qeverisë tha se Shqipëria si dhe vendet e tjera të rajonit, nuk kanë kohë për të humbur përsa i përket afrimit në BE.


“Është e kot që të humbasim kohë të diskutojmë nëse puna jonë për infrastrukturën tonë të jetë kombëtare ose rajonale, se pa sensin rajonal të këtyre projekteve, do mbetemi në të shkuarën. Koha që kemi humbur për kaq shumë vite, është me një vlerë të paçmueshme. Nuk kemi luksin që të humbasim kohë. Dua të them që për ne të jetë e rëndësishme të finalizojmë qendrën e menaxhimit të trafikut, hyjmë në fazën e zbatimit të projektit të rrugëve smart me 200 km e para.

Projekt që do e vazhdojmë vit pas viti, dhe ta përfundojmë të gjithë projektin brenda një afati të arsyeshëm. Po të kemi parasysh nga jemi nisur, dhe nga vijmë, mbetemi sidoqoftë të pamjaftueshme. Në këtë rrugë, mbështetja e Komisionit Europian, mbështetja e institucioneve financiare europiane është e pazëvendësueshme. E vetmja gjë që do thoja në fund dhe do doja ta mbanin mend të gjithë miqtë që kanë ardhur këtu nga Brukseli ose krahu perëndimor i rajonit, është të humbasim më pak kohë. Sepse ne nuk kemi kohë për të humbur, natyrisht kemi shumë më pak kohë për të humbur se sa koha që ka për të humbur BE-ja.

Ecuria e Ballkanit Perëndimor, të jetë pjesë e vëmendjes dhe mbështetjes së strukturave të BE-së, të presësh kushedi sa vite për të bërë një segment hekurudhor nga Tirana në Durrës, për shkak të burokracisë në institucionet europiane, kjo dhemb shumë dhe realisht krijon shumë frustrim dhe shkon kundër qëllimeve të përbashkëta” – tha Rama. 

15 Komente

  1. L
    Leda

    Duhen sa me shume bashkpunime dhe marveshje mes fqinjeve ne menyre qe te ecim perpara

    Përgjigjjuni
    1. B
      Br

      po pra, siv thot i dashuruari Rama. E ka zebe sikleti i dashnise e ska kohe per te humbur me.

      Përgjigjjuni
    2. v
      vlera

      e mori nena shqipni qe kurr men s'mblodhe. hajd edush hyne me serbin se pastaj te mbron vemendja e europes. ..ky edi ka vendos nene shipni me na e dergu ne serbi. sdim si do t'ia bejme pastaj.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taulant

        Kerrici Vucicit nuk genjen dot Shqiptaret. Degjo Lavrovin dhe pastaj kerko ndihme ne Evrope.

        Përgjigjjuni
        1. T
          TAO TAO TAULANTI

          Tao Tao nuk e kuptone qe je i prapambetur nuk e kuptone qe je mbeturin e komunistit Berrisha foltore-nevojtore po ndrysho o karre me syze se eshte turpe

          Përgjigjjuni
        2. l
          loni

          ballkani hapur fitim prures per te gjith shtetet pasi dhe beht me e thjesht per te gjitha

          Përgjigjjuni
          1. I
            Isa

            Shume mire bravo ballkani perendimor nje nisme shume fitimprurese

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tahir

              Vetem fale marredhenieve te mira qe ju keni mbajtur me vendet e tjera ne po ecim perpara.Merita eshte e juaja kryeminister

              Përgjigjjuni
              1. M
                Marko

                Ballkani perendimor duhet te jet ne qender te vemendjes se europes duke pare dhe situatat e nxehta qe po ndodhin arntarsimi ne be eshte dicka e nevojshme

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sali Berrisha komunisti fundit i ballkanit

                  Je vertete gjigande bravo Edi Rama je vizionere mos u mere me bajga komuniste evmce perpara

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Klea

                    Te lumte Edi Rama per punen e bere po mos rri te degjosh llafet e kota qe vijne nga gojera njerezish qe skane bere asgje per vendin. Vazhdo perpara se vetem ti po e ben Shqiperine te ece.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Krist

                      Je nje njeri me super vizion dhe shume punetor. Shpresoj te keni mbeshtejten e duhur

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jorgo

                        Ballkani i hapur eshte shume fitom prures per te gjitha shtetet , shpresojme qe te antaresohemi sa me shpejt ne BE

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sokoli

                          Kjo asht ne te miren e shqiperise se zhvillohemi me projekte te perbashketa

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Detari

                            ramuti e beri skiperin turki

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje