
Agron Gjekmarkaj ka folur pas mbledhjes së zhvilluar sot ku morën pjesë deputetë të opozitës dhe 4 aleatë, me ftesë të Gazment Bardhit.
Gjekmarkaj deklaroi në studion e rubrikës “Opinion” në News24, se ai mori pjesë në këtë tryezë si deputet dhe jo si vartës i kryetarit. Sakaq ai deklaroi se nuk bën pjesë as në grupin e Berishës dhe as në atë të Bashës, por thotë se bën pjesë në PD e dalë nga zgjedhjet e 2021.
Gjekmarkaj thotë se nuk mendon se partia do të mund të ecë përpara dhe nuk do të fitojë zgjedhjet, nëse në krye të saj do të jetë Lulzim Basha apo Sali Berishës, pasi të dy ata i bën përgjegjës për përçarjen e PD.
Sakaq, deputeti shtoi se “epoka e Bashës dhe Berishës për të qenë ata kandidatë për kryeministër, duhet të mbyllet sepse nëse shkojmë me ta, mendojmë shkojmë drejt humbjes së sigurt”.
“Nismë e lëvdueshme e Bardhit për të mbledhur faktorët opozitar që kanë dalë nga zgjedhjet e 2021. Shoqëria pret bashkim dhe lidership.
I rri mendimit që PD ka nevojë për një lidership të ri që duhet të tejkalojë Berishën dhe Bashën pa u mohuar të drejtën për të kontribuar në këtë parti. PD duhet ta kërkojë kryetarin përmes bashkimit, unë nuk njoh si kryetar as Berishën dhe as Bashën.
E konsideroj edhe sot një problem që një njeri që ka më shumë peshë në PD është i shpallur non-grata. Problem është mënyra si Berisha ka preferuar ta zgjidhë. E quaj gjë të keqe që një pjesë e PD e ka këtë konflikt me SHBA. Duhet një zgjidhje afatgjatë, e cila është raport shumë i mirë dhe i stabilizuar me Amerikën. Por nga ana tjetër në zgjedhjet e fundit Berisha ka marrë 500 mijë vota…
Për Bashën secili prej nesh ka investuar shumë, për 10 vite kemi dashur ta bëjmë kryeministër, por me gjasë nuk ia kemi dalë, ai më shumë, që të bindë qytetarët.
Basha nuk ka të drejtë të akuzojë askënd se po strehohen në një bunker anti-amerikan. Epoka e Bashës dhe Berishës për të qenë ata kandidatë për kryeministër, duhet të mbyllet sepse nëse shkojmë me ta, mendojmë shkojmë drejt humbjes së sigurt.
Basha ka kohë që nuk meriton të merret seriozisht, siç ishte dhe ahengu që bëri disa ditë më parë. Ai e di që nuk është PD, dhe është më e vogla pjesë e saj sot dhe po luan për të mbetur në politikë.
Ne aty shkuam si të barabartë dhe jo si vartës i kryetarit, si deputetë të opozitës. Unë e ndjej veten te PD e dalë nga zgjedhjet e 2021 dhe punoj me modesti për t’u rikthyer tek ajo PD, por duke ndëshkuar ata që e copëtuan. Duke punuar që PD të ketë lidership të ri, mendje kritike dhe jo lidership të përjetshëm, i cili imponohet dhe flet në emër të shumicës pa e pyetur atë.
Unë bëj pjesën time me modesti, por në fund raportin themelor e kam me ndërgjegjen time dhe më pas me ata që na kanë votuar”, deklaroi Gjekmarkaj.
Jeni ju i gatshem per lidershipin e ri te pd Profe!????
Ky si grua jo burre.Nga nuk shkoj ne shkova por...
Keto jane peralla.Pse nuk shkove dhe ne mbledhjen qe organizoi Basha si deputet?
Ik ore trap, se ke ngelur mes dy këmbeve, dhe ti e di mirë kush ndodhet me dy këmbeve.
I paafte per te qene vete lider apo kandidat per kryetar per te krijuar nje fryme qe te ngjise ne popull ,nje fryme qe te frymezoje e moblizoje sidomos elektoratin gri keshtu qe ne kete rast populli thote: " as mish as peshk"
C’fare specie eshte ky Gjekmuti mo,ka ndonje specialist qe ma zberthen,medemek jep dhe mesim ne universitet surratmuti.EE
Eh mer Gjekmut,te iku jeta duke u sperdredhur,nuk u bere njehere te vetme burre.
DMTH,Gjekmuti shkoj beri seks per te ngel pak me barre jo shume. A te pjerdhsha mu ne mendje o Gjekmut.
Eh mer Gjekmut,te iku jeta duke u sperdredhur,nuk u bere njehere te vetme burre.
Thotë ky qesharaku: Përgjegjës për përçarjen e PD janë të dy njëlloj, si Berisha ashtu dhe Basha. Përnjimend e thua?! Kjo, u shkon për shtat atyre me dy fytyra, që sipas më të fortit të momentit, nga i cili mund të përfitohet, por kur i shohin hëpërhë jo të vlefshëm, u distancohen, në të vërtetë u baraslargohen atyre. E keqja është se ky soj e di mirë të vërtetën, por u leverdis t'i bëjnë të dy bashkëfajtorë. Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, të gjithë bashkë (përveç mikut tënd Mark Marku) ishit deri në kongresin e 17 korrikut 2021, edhe pse gati një muaj më parë në 19 maj, DASh kishte shpallur familiarisht, "liderin e tyre historik" Saleh Berisha, "non grata". Unitet i paparë, grusht bashkuar rreth BB-ve. Basha u rizgjodh me vota të manipuluara kryetar për herë të tretë; "non grata", i gazmuar me buzët vesh më vesh, e përqafoj 'birin' e tij politik dhe i uroj atij suksese. Hipokrizi?! Jo dhe aq, por gjithsesi pas asaj mandate qe i kishte ardhur nga përtej oqeanit, i duhej Basha. Ai kurrë nuk e mendoi se ai do ta linte në baltë, në këtë moment kaq të paimagjinuar dhe nga armiqtë e tij. Sigurisht që në atë moment, as Basha nuk mendonte ndryshe. Po ç'ndodhi atëhere që u çanë? Sepse, të dy hesapet i kishin bërë pa hanxhinë në Uashington. Gjatë kësaj kohe, askush nuk e di se nën ç'presion prej "hanxhiut"do ketë qenë i ngrati "Guinplen" i PD, Dihet vetëm nata e 9 shtatorit të po atij viti, pra dy muaj më vonë, kur papritmas, Basha i mërzitur deri në përlotje, live në TV deklaroi pezullimin nga grupi parlamentar i PD, të 'babait' dhe mentorit të tij politik. Deri atëhere s'ishte gjë non-grata, kjo po që ishte blasfemi, një rrufe në qiell të hapur. Pikërisht nga këtu filloj lufta e monstrës ndaj Bashës, edhe pse deklaronte se 'non grata" ishte një gjë që i përkiste vetëm atij dhe do ta përballonte atë vetë, duke duke mos përfshirë PD në këtë përballje me Sekretarin e DASh, Antoni Blinken. Por, e gjitha kjo nuk zgjati as 48 orë dhe "lideri historik", filloi kundër Bashës dhe PD, nga hotel Rogner, fushatën e egër me emrin e të ashtuquajturës "Foltore", kundër Bashës dhe po ashtu një fushatë ilegjitime, për ndërtimin e strukturave të paligjshme paralele, përkundër atyre të ligjshme të PD, të dala nga kongresi i saj i 17 korrikut. Këtu po e ndal kujtesën për ata që ca gjëra dhe mund t'i kenë harruar. Nga ai moment deri në ditët e sotme vetëm naivët, budallenjtë, bythlëpirësit dhe hipokritët e sojit të Gjekmarkajt bëjnë sikur nuk i dinë e i kuptojnë të gjitha këto. Basha ka një mijë të zeza mbi kurriz, pjesën më të madhe të tyre për llogari të "non-gratës". Ai ka qenë pjellë e tij, pa mbështetjen e tij ishte një hiç, dhe si i tillë as që duhej të ishte fare kryetar i PD, i forcës më të madhe opozitare në Shqipëri. Atë donte Berisha, atë përkrahët dhe ju, se me të dhe pa tjetër me miratimin e Berishës, ju futi dhe në listat për deputetë. Është ky fakti pse shumë prej jush u jeni atyre mirënjohës. Për kaq i deshët të dy dhe i doni, paçka se momenti nuk ua lejon ta shfaqni mirënjohjen. Thënë të gjitha këto, sigurisht në rradhë të parë për ti Gjejekmarkaj, të siguroj që përçarës i PD nuk ishte dhe nuk është Basha. Atij, thjesht fare, më shumë se kujtdo, i duhet ajo parti, paçka se me të kryetar do jetë gjithmonë në opozitë. Por për të kjo nuk ka fare rëndësi dhe për këtë ai është i ndërgjegjshëm. Për sa kohë? Aq sa të mos e duan më dhe ta largojnë. Po kjo nuk do të ndodhë sa të kenë nëpër këmbë "Përçarësin e Madh", të cilin përkrahësit e Bashës nuk e duan. Përveç se ky, me Vulën në xhep ndjehet i fortë si Akili. Pikërisht se sa vlerë ka kjo e shkretë vulë, ndaj dhe ah!... sa e lakmon atë dhe 'non grata' i gjorë. Se, si e thotë ajo reklama e Redbullit? "Vula të bën me krahëëë!". Gjekmarkaj, po munde (po deshe në fakt, se që mundesh se vë në dyshim) na i shpjego pak të gjithë këtë maskaradë, prej së cilës na thua se je i baraslarguar. Por shikoje ca më mirë se gabim e ke! Lirohe vendin e deputeti, bashkoju Mark markut dhe orej aty fillo një luftë parimore kundër dy BB-ve. Vetëm kështu, ti dhe të tjerët, do ta shpëtoni PD-në. Mund të mos ia arrini, po gjithsesi shpëlani fytyrën dhe qetësoni ndërgjegjen.
Po qe je I pafytyre je qe je mosmirenjohes po e po