Lulzim Basha s’përjashton zgjedhjet e parakohshme: Lista të hapura, gjeneralët e djeshëm janë sot pensionistë

5 Shtator 2023, 12:26Politika TEMA
Lulzim Basha s’përjashton zgjedhjet e parakohshme: Lista të

Kreu i PD-së Basha tha se listat e hapura janë zotimi i parë i forcës politike që drejton në nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Gjatë një takimi me Kolegjin e Kryetarëve, kryedemokrati tha se Komisioni i Reformës Zgjedhore i bashkëdrejtuar nga Enkelejd Alibeaj është pjesë e luftës që PD-ja do ndjekë për të garantuar votën e qytetarëve.

“Transformimi i disa politikanëve në shërbëtorë të interesave të ngushta, është dukuri që ka prekur prej kohësh politikën e këtij vendi. I vetmi injeksion kundër kësaj dukurie është vota e qytetarëve, ndaj listat e hapura janë angazhimi ynë i pari në nisjen e këtij sesioni parlamentar dhe nisjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore të bashkëdrejtuar nga Enkeled Alibeaj. 

Në koordinim edhe me aleatët e tjerë parlamentare, do të shtyjmë fort që listat e hapur, por edhe rishikimi i ndarjeve elektorale të Shqipërisë të pamundësojmë sharlatanët dhe pelivanët e politikës që të vazhdojnë të sigurojnë privilegjeve për vete përmes fatkeqësive të njerëzve dhe vota e marrë të mos jetë një moment në 4 vite, por e përditshme”­ – tha Basha.

Ai shtoi më tej se koha e kultit të individit në PD ka marrë fund njëherë e mirë. Basha tha brenda 31 marsit 2024 synimi i PD-së është evidentimi dhe lançimi i 140 kandidatëve për deputetë, të cilët do përgatiten për zgjedhjet e vitit 2025, nëse deri atëherë s’do ketë agto që ai i quajti të papritura politike e elektorale

“Që ta bëjmë këtë duhet të jetësojmë një vendim të së shtunës, që të gjitha vendimet në këtë parti i takojnë anëtarësisë dhe institucioneve. Koha kur PD përdorej për t’i shërbyer interesave merr fund, koha e kultit të individi merr fund. Evidentimi i kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Siç e kemi ndarë bashkarisht prej 2 muajsh, synimi është që brenda 31 marsit PD të evidentojnë dhe të lançojë 140 kandidatët për deputetë dhe në rast të mospasjes së të papriturave politike dhe elektorale, nëse zgjedhjet e ardhshme do zhvillohen ne afatet e caktuara nga Kodi Zgjedhor, kjo do t’i shërbejë vlerave me të cilat dalim para shqiptarëve. 

Do kenë një vit kohë për të ditur se me kë përfaqësohet PD. Vlera e dytë, e përmend në funksion të transparencës: Kohë e mjaftueshme për t’i dhënë mundësin e çdo kandidati për deputet të njohë, prekë njerëzit, problemet, hallet, përditshmëritë, shpresat dhe projektet e atyre që do t’ju kërkojnë votën dhe që do t’ju marrë përfaqësimin në kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë” – tha ai.

Në fund Basha ironizoi Berishën duke thënë se ‘lufta brenda partisë shërbeu si një shkollë ku janë diplomuar ushtarët e djeshëm që sot janë gjeneralët e djeshëm, rrugëhumbur që janë sot pensionistë edhe pse mund të mos e duan’.

3 Komente

  1. x
    xhoxhi

    Po si nuk ke turp o derzi që mendon për zgjedhje të parakohshme.Ti je një politikan kukëll që nuk të voton askush.Bardhi mbleth 40 e ca deputetë ti pakicën dhe mendon për zgjedhje?Berisha etj do të hanë të gjallë këtë ta dish mirë.Po mos ishe ti në lojë Berisha do ishte larguar.Pra mos humb kohë kot largohu sa më parë dhe lëri vëndin një tjetri me mënd në kokë që ta regullojë partinë.Ti je shkatrimtari i saj dhe me përjashtimin e Berishës deshe të regullosh biografinë.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vuku

      Kush e pjerdhe kete qesharak se kür behen zgjedhje

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mik i ukut

        Eshte si puna jote or Vuk Vuku

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje