Fatos Lubonja: Ajo që Rama harron të na thotë, po kërkon ta shtyjë sa ta shtyjë

5 Shtator 2023, 09:22Politika TEMA
Fatos Lubonja: Ajo që Rama harron të na thotë, po kërkon ta

Fatos Lubonja ka komentuar ndryshimet që do pësojë qeveria pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste. Ai u shpreh se ndryshimet e kryera në qeveri mund të kenë lidhje edhe me hetimet e drejtësisë që mund të kenë shënjestruar anëtarë të kabinetit qeveritar. Megjithatë sipas Lubonjës, Rama ka harruar atë që thoshte në opozitë se nuk është çështje individi, por e sistemit. Sipas Lubonjës, Rama heq vetëm individët, por nuk ndryshon sistemin që ka ngritur.

“I pashë si ndryshime për të mos ndryshuar asgjë. Këto ndryshimet mund edhe të lidhen me fjalët që qarkullojnë në lidhje me hetimet që mund të jenë ndaj ministrave të caktuar. Në thelb çfarë synojnë këto ndryshime? Duhet t’i kthehemi, mendoj unë, një fjale të hershme të Edi Ramës kur ishte ende në opozitë dhe sapo erdhi në pushtet dhe bëri koalicion me Metën nëse ju kujtohet. E pyetën dhe i thanë: “Ore, për këtë Ilir Metën ti nuk ke lënë gjë pa thënë se është i korruptuar. Si tani bëre koalicion?”. Dhe ai thotë: “Nuk është çështje personash kjo punë. Kjo është çështje sistemi”.

Tani ky (Rama), herë pas here heq disa persona dhe flet për dardha dhe kumbulla që ia kanë ngrënë nga mbrapa njerëzit, por nuk i kthehet asnjëherë sistemit se çfarë bëri ky. A i bëri ky ndonjë ndryshim sistemit që njerëzit të mos bëhen hajdutë? Se ai thoshte që edhe po të vijë një gjerman në Shqipëri do të jetë i korruptuar. Dikur thoshte dhe atë frazën që e kam përdorur dhe unë dhe nuk e di nëse e ka marrë nga mua se “në Shqipëri nuk jeton dot si njeri i ndershëm në kohën e Sali Berishës”.

Tani e gjithë kjo situatë është shumëfishuar në fuqi katrore apo te katërt e të pestë. Njerëzit po ikin sepse nuk jetojnë dot ndershmërisht. E gjithë qeveria është nën akuzë dhe këtu nuk bën më fjalë njeri për sistemin. Ky është arkitekti i sistemit. Ky i bën këto për të hedhur një tymnajë që sistemi i tij të vijojë të punojë. Madje, rastet konkrete më kujtojnë historinë e Kraksit tek Tangetopoli.

Në atë kohë sistemi që funksiononte në Itali për një parti si kjo e Kraksit, ishte sistemi i “tangjenteve” apo ryshfeteve prej të pasurve që mbanin partinë në mënyrë ilegale, të paligjshme. Në atë kohë u arrestua njëri nga këta, një kandidat për bashkinë e Milanos pasi i gjetën disa para në shtëpi. Në atë kohë kryeministri Kraksi, që më kujton kryeministrin tonë sot kur flet për kumbullat pas shpine, tha se ai i kishte turpëruar të gjithë dhe se të gjithë ishin të pastër.

Por çfarë ndodhi në Itali, ai që u arrestua tha se kjo ishte punë e partisë, se kështu funksiononte partia. Kështu ai hapi të gjithë sistemin. Edhe këtu problemi ynë është të hapet i gjithë sistemi dhe jo të hiqen vetën disa kokrra kur vetë ke thënë që e keqja është sistemi. Këta që hiqen e vihen janë ca numra. Disa hiqen sepse nesër mund të jenë subjekt i SPAK-ut, por e vërteta është që ai kërkon ta shtyjë dhe të mos përballet me gjendjen dramatike të vendit”, – u shpreh Lubonja.

17 Komente

  1. A
    Ay

    Këte Lubonjën nuk e duroj dot, por për këtë artikull më duhet t’i jap të drejtë. Eshtë sistemi që krijon kushtet, që individët të ushtrojnë korrupsion. Nga ana tjetër, mbetet për t’u parë sa mundësi vetëveprimi do të kenë teknicienët e përzgjedhur në një sistem krejtësisht të centralizuar.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Franci

      Tosi te ka hyre e keqja ne shirt per Edi Ramen dhe nuk po te del.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Ljubovici todit i rrjedhur

        me koqe si puna jote e saliut,lulit,gazmende bardhit e bushat familje kriminele,Rama fatkeqesisht,do ta shtyj perjetsisht,por ju akoma nuk doni ta kuptoni e te ndryshoni

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Ky dhe Bushati jane analistet inatçore me Ramen,si ish bllokmene,pra pak besohen,por ti qash hallin Rames se po e shtyn,fajin t'a kerkoje te miqte e tij opozitare,se jo Rama i mençur,por edhe nje budalla me ata kundershtare,pushteti i ngel ne dore pafundesisht

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tosi karragjozi

            Tosi karragjozi dil e beje nje parti , konkuroje Ramen ,leri pordhet i ulur ne lokale me nje gode rraki dhe e bene boten per dy ore si do ti o trap Beje parti konkurroje po pate bythe

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rina

              Ky Lubonja ka rrjedhur

              Përgjigjjuni
              1. D
                Denisa

                Gazetaret sa vijne dhe po degradohen

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Denis

                  Po ik o Fatos na ler rehat pash zotin

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Anisa

                    Aman se nuk te duroj dot

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Greta

                      Sa njeri i papelqyer je

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Luli

                        Fatos lubonja ti je nje pijanec qe vetem flet kot pse nuk dilni te beni dicka sepse sdoni sepse nuk ju plas e dilni flisni per Ramen derr derr derr

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Visiant

                          Lubonja don njecik vemendje tani dhe del e flet budalliqe te kota shko futi nje teke raki posht lagjes shko

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Himarioti

                            U shfaq përseri ky kafka i burgut në Burrel. Vetëm kafka të ka mbetur, o i ziu Lubonja.

                            Përgjigjjuni
                            1. i
                              ilir

                              ja pra dhe kari tjeter po del ne skeneeee..... Fatos kar Lubonjaaaa

                              Përgjigjjuni
                              1. g
                                genci

                                Ik o lubonje se po ti qi ropt me teorit e tua te karit

                                Përgjigjjuni
                                1. m
                                  merreni si te doni

                                  Te shtyfshin ne halé ty o koke gomar qe spiunove babain! tani je bere anal-ist dhe ne çave me nderen ke kaq kohe, pocaqi burre qe s'je i zoti as per grua e jo me te shpetosh shqiptaret me anal)zen tende; pocaqi mashkull!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. Z
                                    Zot na fal cfare ke krijuar !

                                    Njerezimi do shpetonte nese Mortja do hante Mut.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje