Ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të jetë Albana Koçiu! Emri i saj u propozua sot nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS-së.
Koçiu zëvendëson në këtë dikaster, Ogerta Manastirliun, e cila drejtonte këtë ministri që prej 2017.
Albana Koçiu aktualisht mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.
Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës dhe vjen në krye të Departamentit të Administratës Publike pas një eksperience 18 vjeçare në pozicione drejtuese ne administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.
Njëherazi, Koçiu ka ndjekur një sërë kursesh dhe trajnimesh profesionale mbi drejtimin, menaxhimin e burimeve njerëzore, rekrutimin efektiv në shërbimin civil, analizën e nevojave për trajnim në administratën publike etj.
Si drejtore e Departamentit të Administratës Publike, znj. Koçiu kryeson në nivel teknik procesin e Reformës së Administratës Publike, si një ndër prioritetet e vendit drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Hajde të bësh dhe ti ca lekë se si Drejtoreshë e D.A.P na kënaqe fare. E mbushe administratën me ushtarë analfabetë.
Hahaha...."rekrutimi efektiv në Adm publike" thotë.
Cupeline. Shendetesia e para ne europe.
Po ca lidhje ka kjo me shendetesine kur qenka marre deri tani me shume me burimet njerezore?
Kjo është fytyra e turpit!!! Është figura e njohur vetëm për pisllëqe! Turp! Turp! Turp Rama! Të gjithë e dimë se DAP është një institucion i dështuar. Si mund të fyesh inteligjencën e shqiptarëve në këtë farë mënyre?! Ti i Edi, nuk e kuptojmë pse bën rolin e budallait dhe të atij që nuk kupton. Si mundet të mbledhësh bashkë në një qeveri kaq figura të degjeneruara?! Kaq maskarenj dhe të pacipë, të mbledhur në një vend, i gjen vetëm në qeverinë e Edi Ramës. Haram besimi që të dhamë!!! Mos e gëzofsh më votën dhe besimin tonë! Haram!
Po, kjo eshte tamam per ministre shendetesie...ka qène me burimet njerezore...ajde "qeveri" ajde...lum si na, lum si ti, qiveri qè ske pleqni...!
Mirë do të ishte edhe po të emëronte Nard Ndokën!
I ka qare burimet njerezore ne fakt kjo...asnje konkurs nuk behet pa mik a pa parti...jo per gje por e njohim mire sektorin...
Mos u shqetsoni nga keto ndryshime qeveritare . Fytyra eshte e njejte por me nje ndryshim . Rama po teston kush jane me te pa korruptuarit ne qeveri . Une jame me ate ,qe ne qeveri, te mos kete Ministra apo zvendesa me me shume se 6 muaj ne detyre .
Kjo paska qene ajo qe e ka bere Administraten Publike Shqipetare me te korrupruaren ne planet?
Albana eshte ne permiresim te tundjes Dybekut nga ajo Manastirleshja...