Rama: Nuk i kam asnjë borxh atyre që futen në probleme me drejtësinë

4 Shtator 2023, 18:02Politika TEMA
Rama: Nuk i kam asnjë borxh atyre që futen në probleme me

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS foli edhe për zyrtarët e shtetit, shumë prej të cilëve socialistë janë para drejtësisë.

Rama inkurajoi drejtësinë e re që të veprojë ndaj atyre që abuzojnë, ndërsa mesazhi për të gjithë socialistët ishte që nuk i ka asnjë borxh atyre që futen ne borxh me drejtësinë.

Në luftën kundër korrupsionit, kreu i qeverisë kërkoi edhe angazhimin e SHISH.

“Borxhi im ndaj kësaj partie dhe njerëzve që na besojnë dhe mbështesin është që mos t’ju vë kurrë në vështirësi ju, për të mos bërë gjera ta paligjshme apo gjera që nuk jeni të bindur.

Tek unë keni gjetur një njeri me vesh të hapur, një njeri të vështirë në debat, por për të fituar argumentin dhe jo për të përfituar synimin e vet.

Ata që kanë punuar në qeveri me mua se sa herë e kanë dëgjuar prej meje se unë ju jap besimin që të uleni në atë karrige. Por secili prej atyre duhet të më japë arsye për tu ulur. Nuk ka bërë vaki që të ndërhy për asnjë qëllim.

Nuk ka asnjë shans ti njoh borxhet ndonjërit që hyn në borxh me drejtësinë që do të thotë të hysh në borxh me shtetin, me njerëzit. Hyn në borxh duke hedhur gurin dhe fshehur dorën. Nuk ka shans që sa te jemi unë të pengohet SPAK-u.

Unë pres që edhe SHISH ti bashkohet thelbësisht kësaj lufte duke u transformuar me forcën e të drejtës që i jep detyra të së vërtetës dhe profesionalizmit që kërkon misioni nga një dispeceri me shkrim ku duhet të lexosh 1 mijë faqe për të gjetur një flete me informacion për keqbërësit brenda zyrave të shteti apo rreth zyrave të shtetit”, tha Rama.

5 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Po jo mer shok, gjithe larot e balot hajdute hane me te katerta nen hunden apo citjonet e tua e ti nuk mban pergjegjesi....!? Ne Evropi do te mblidhje kanoce m'Albanistan tall kart mes shurrsave turkoshqipfoles...

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Ke përgjegjësinë politike absolute që zgjedh të korruptuar dhe hajdutë të degjeneruar,o toç hurdhe.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ademi

        Ehhhhh. Ky më heq trurin me këto shprehje. Ky haleja duhet të arrestohet i pari që po mban në jetë saliun, liken e kompani. Po kur pi mall gjithë ditën sigurisht që nuk ke përgjegjësi.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lasgushi

          Jo vetëm përgjegjësi morale,për veprimet e hajdutëve,Ahmetaj,Xhaçka,Gjiknuri e co.Por nuk e ke kryer detyrën e KM,që para se tu varje mëlçitë ( paret dhe pasuritë e taksapaguesve)në qafë,të zbatoje regullat dhe të pyesnje dhjetra nëpunës,që paguhen për këtë punë.Pse si kishe dëgjuar ti bëmat e Ahmetajt me "Hermesin",bëmat e Gjiknurit në MB deri në shitje vizash.Nuk e.njihnje ti mirë fare,Artan Gaxhën që dhuronte tesha kontrabandë që.binte nga Bari tek Pacifiku!! Pra këto nuk janë vetëm përgjegjesi morale.Por të paktën shpërdorim i deturës KM në formën e vetbesimit të tepruar ose mëndjemadhësisë "se unë i di të gjitha".Këto i kanë sjellë shqiptarëve dëma të mëdha,që ti si KM.duet të ndihesh i qetë.Vetëm atëhere kur tu kesh sekestruar pasurinë që të kanë vjedhur,e përfundojnë,në burg.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje