
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar.
Në një postim në Facebook, Rama bën me dije se këto ndryshime do të prezantohen gjatë fjalës së tij në Asamble dhe më pas do ti paraqiten ditën e nesërme Presidentit të Republikës Bajram Begaj.
“Pas pak, në 17.00, fjala ime drejtuar Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, propozimi i Sekretariatit të ri Ekzekutiv të partisë dhe paraqitja e propozimeve që do t’i drejtoj nesër Presidentit të Republikës për kabinetin e ri qeveritar ”, shkruan kryeministri Rama krahas postimit në Facebook.
Lini një Përgjigje