“Basha po luan komedi qesharake”, Gjekmarkaj: S’do marr pjesë në takimin e thirrur nga Bardhi

4 Shtator 2023, 15:17Politika TEMA

“Basha po luan komedi qesharake”, Gjekmarkaj: S’do marr

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj tha se Lulzim Basha po luan një komedi qesharake, që po e copëton edhe më shumë partinë. Ai shtoi se egoizmi i Bashës, bie ndesh me pritshmëritë e demokratëve.


“Basha nuk mund të hiqet si përfaqësues i PD, do doja që të bënte aktin që ta linte komedinë që ka nisur. Lufta brenda llojit është lufta më e pështyrë.

Nëse këto nuk tejkalohen, PD nuk shkon drejt bashkimit, drejt një lideri të ri, unë e shoh shumë të vështirë betejën pas dy vitesh me qeverinë. Ky egoizëm i Bashës nuk e kuptoj.

Pasi ka qenë 10 vite drejtues i opozitës dhe të aplikosh për t’u bërë kryetar i grupit është qesharake dhe ky egoizëm  bie ndesh me pritshmëritë e qytetarëve, që duan përballje me qeverinë, kur në fakt ai mendon vetëm për veten.

Mbi të gjitha e ka të pamundur të bëhet kreu i Grupit Parlamentar, pasi ka vetëm 7 deputetë, nga grupi që ka 39 deputetë. Basha drejton një shoqatë. Nuk shoh dritë në fund të tunelit”, tha Gjekmarkaj në një intervistë në ABC News. 

Lidhur me mbledhjen e thirrur ditën e martë nga Bardhi për të gjithë deputetët opozitarë, ai tha se e shikon me një simpati por sikurse disa të tjera nuk do të marrë pjesë, duke konfirmuar kështu një pol të 4 brenda PD.

 

4 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Dihet ajo pune qe nuk do shkosh te Basha.Po ku te le ty,Saluku,more,”demokrat i kulluar”?Si mund te shkosh kur e ka njohur SHBA,Angli,Itali, Gjermani dhe PPE ?!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjoni

      Ore Karagjoz kujton se ben humor me bajga i ke lyer floket o kokegjemb ?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komunist milioner

        Tani edhe kryetar i PD-së edhe kryetar grupi parlamentar të gjitha postet do mbaja Luli??

        Përgjigjjuni
        1. O
          Oh sa kom qesh

          Agroni nuk ka kohe te shkoj ne takim ka oren per te zbrazur gaveten me ushqim me falni me mut, qe ha ne cdo debat TV kur del.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje