
KQZ vendos regjistrimin e PD të drejtuar nga Lulzim Basha në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, proces që do të përsëriten pas videoskandalit me Safet Gjicin.
Gjatë fjalës së tij, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se kërkesa e Lulzim Bashës plotëson kërkesat e Kodit Zgjedhor dhe ligjit për partitë politike.
Kujtojmë që partitë politike kanë afat deri më datë 8 shtator për të regjistruar kandidatët e tyre.
Basha është shprehur se do ta lërë në dorë të Degës së Partisë Demokratike në Kukës, ndërsa përflitet se kandidat do të jetë Arif Rexhmati.
Lini një Përgjigje