Sali Berisha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Gazment Bardhit për një takim të të gjithë deputetëve të koalicionit ditën e martë, për të hedhur një hap përpara drejt zgjidhjes së krizës në kampin opozitar.
Berisha e konsideron si një hap pozitiv këtë ftesë dhe konfirmoi pjesëmarrjen në takim.
“Do të marrim pjesë në takimin e thirrur nga Gazment Bardhi. Ftesën e konsiderojmë si hap pozitiv. Ne i përgjigjemi pozitivisht ftesës”, tha Berisha pas seancës së Kuvendit.
Kujtojmë që Gaz Bardhi e konsideronte Sali Berishën, si bos të Suel Çelës, një personazh të botës së krimit në Elbasan.
Ndërsa Berisha e akuzonte Bardhin, si përgjegjës për vrasjen e ndodhur gjatë fushatës elektorale në Elbasan.
Kam dëgjuar që Gazmend Bardhi është nga Kavaja, por historikisht nuk kam dëgjuar që të ketë patur ndonjë politikan prej andej. Po, janë shquar për tregëti. Si duket edhe ky po bën pazar, por jo politikë. Mund të mos jesh dakord, apo më keq, të mos e duash Bashën (ashtu si unë e të tjerë), por të bësh pazare me një monstër si Salehu, do të thotë se zotëria në fjalë po prek fundin. Po është i vendosur në këtë mënyrë të të bërit politikë, i qoftë udha e mbarë drejt rrugës pa krye ku është nisur. Tjetër punë do të ishte nëse ky dhe deputetët e tjerë që nuk pranojnë Berishën, dhe janë jo pak, t'i tregojnë atij në atë takim të nesërm, ku Salehu ka konfirmuar pjesnarrjen, se ai është "non-grata" dhe për ata. Njëherazi me metoda demokratike e statuore të luftojnë edhe për largimin e Bashës. Të dy ata, "babë e bir" politikë, janë fatkeqësi e madhe, sa për vetë PD, po aq dhe për opozitën dhe demokracinë në vend.