“Po atij deputetit ‘të keqpërdorur të opozitës së rreme’, ‘mikut të Kastratit’, ‘që akuzoi demokratët e Kukësit se ishin orkestruar nga Rama për të protestuar kundër traut’, ‘me vilë të padeklaruar 760 mijë euro në Gji të Lalzit’..., i ka vajtur mesazhi i Gaz Bardhit për mbledhje të Grupit Parlamentar të PD-së?!”
Kështu shkruan sot Namir Lapardhaja.
Pë rata që e kanë harruar, tetorin e kaluar Gaz Bardhi dhe Flamur Noka shkëmbyern akuza të ashpra me njëri-tjetrin.
Noka hodhi akuza të forta në drejtim të ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetit demokrat, Gazment Bardh duke u shprehur se ata bënin sikur sulmonin oligarkët, por u vendosin gjoba dhe merrnin para prej tyre.
Sipas tij, me ardhjen në krye të Sali Berishës, Partia Demokratike ka sulmuar çdo aferë korruptive.
Gazment Bardhi si përgjigje, tha se Flamur Noka se fsheh një vilë 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit.
Reagimi i Bardhit:
Një përgjigje e detyruar për Flamurin e keqpërdorur të opozitës së rreme
Shumë miq më thonë të mos e marr seriozisht Flamur Nokën për shpifjet që shpërndan herë pas here. Por nuk do të hesht më pas serialit të ri të shpifjeve, të nisur ditët e fundit ndaj meje dhe disa kolegëve të tjerë. Ndryshe prej tij, ne nuk kemi ngritur flamurin e opozitarizmit të rremë. Kur denoncojmë korrupsionin dhe paligjshmërinë nuk selektojmë në “tanët” dhe “të tyret”.
E kuptoj që kjo e shqetëson Flamur Nokën, prandaj ka gjetur një shpifje të re ndaj meje, duke më akuzuar se denoncoj oligarkët për t’u vendosur gjoba atyre!!!
Le t’i marrim me radhë dhe e nisim nga denoncimi im i fundit për të cilin grupimi i Flamur Nokës nuk ka hapur gojën akoma.
Kujt i paskam vënë gjobë unë me denoncimin për katet shtesë pa leje në 14 Korrik në parlament? I kam vendosur gjobë Shefqet Kastratit, mikut të Flamur Nokës? Meqë falet çdo javë te lala i Edi Ramës, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë!
Nuk habitem që Flamur Noka është shqetësuar nga denoncimi që i kam bërë paligjshmërisë së Kastratit të Edi Ramës me Kullën përballë Partisë Demokratike. Nuk habitem as nga porosia që i kanë dhënë për të shpifur ndaj meje. Nga personi që akuzoi demokratët e Kukësit se ishin të orkestruar nga Edi Rama për protestat kundër traut të Kastratit në Rrugën e Kombit dhe bëri çdo gjë për shuarjen e tyre, mund të presësh gjithçka.
Kujt i paskam vendosur gjobë unë, oligarkut të farmaceutikës pas emrit të të cilit Flamur Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lazit? Meqë edhe atë e takon çdo fundjavë, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë ndonjëherë. Dhe kur ta pyesë, Flamur Noka bën mirë të kujtohet sa herë ka ndërhyrë për të që Partia Demokratike të mos e përfshinte në denoncimet për abuzimet me tenderat në shëndetësi.
Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar.
Në gjithë karrierën politike nuk ka ndodhur kurrë të kem qoftë edhe një kontakt të rastësishëm me ndonjë oligark apo përfaqësues të botës së krimit. Kur kam hyrë në politikë me besimin tek njerëzit e zakonshëm, tek ata do të mbështetem deri në ditën time të fundit në politikë. Prandaj, sot jam njeri i lirë dhe nuk jam peng i askujt, aq më pak i oligarkëve dhe kriminelëve.
Investimi im kryesor është tek dija.
Nuk kam as vila të fshehura, as para të investuara në bizneset e oligarkëve, as licenca për ndërtim hidrocentralesh dhe, mbi të gjitha, nuk jam peng i asnjë financuesi apo krimineli, që ditën punon me Qeverinë, ndërsa natën financon flamurin e opozitarizmit të rremë.
Për Flamur Nokën kam një premtim: sa më shumë të shpifë, aq më shumë të verteta do jem i detyruar të them!
Deklarata e Nokës: “Ata oligarkë që ti mendon se i sulmon Gaz Bardhi, jam unë dëshmitar që u rrinte mbas dere me Lulzim Bashën, me dorën shtrirë për të mbushur thesin. A doje të ta them unë? Ke parë një aferë, që kur u ul në atë karrige Sali Berisha, oligark apo jo oligark, që të mos jetë sulmuar dhe të jetë në qendër të sulmeve të opozitës?
Që nga data 25 mars, që Sali Berisha ka hyrë në atë seli dhe u bë kryetar partie në këto 4 muaj, që është bërë një aferë dhe është sulmuar ajo aferë dhe është sulmuar nga të tjerë përveçse nga Sali Berisha? Nuk është heshtur.
vemje te pamoralshme ,njerez qe i kane hyre ne gji politikes e nuk shkulen edhe pse keto vitet e fundit jane praktikisht degjeneruar publikisht ne te gjitha format ,njerez qe sdine te bejne asgje tjeter vecse te llapin neper mikrofona e te shijojne privilegjet qe i ka dhene qytetari me i varfer ne europe ,kujtoj kur bardhi betohej se spo ndodhte asnje blindim i selise dhe pastaj ore me vone dolen pamje live qe vertetonin te kunderten ....si mund te votosh nje genjeshtar publik qe si nxihet faqja per asgje ,mos flasim per mulin pastaj se do duhet nje nate dimri .........si nuk zhduken .......!
Këta degjenerata hajdutë të korruptuar,kanë ndërtuar një sistem mafjoz ku vetëm ata mund të futen dhe hajnë ,pijnë dhe zhvasin kombin dhe popullin. Shtet i vdekur,shoqëri e degraduar.
O ç'u kenaqem.
Jeni thjeshte bythqire qe te gjithe ju kurvat e pd-s
O pushta gazetar sa komentova per vilat e gjirit lalzit , pa mbaruar komentin ma fiket ma lat komentin per gjysem bythqira pa moral , per ju nuk ka koment tjeter .
Po Drejtoruce qe te gjithe besojme se nuk jane te pakte si "balirini Mjelma i Albkontrollit" Maksim Etemaj do i vi dita te hetohen nga Byroja e Hetimit se thone qe disponon Vile perrallore tek blloku Papuli ne Dhermi? Apo pret rallen.
o injorant petriti i partis qe nuk te kuptohet asgje cfare do te thuah. Thuhet radhe dhe jo rralle o cop fshatari
Po pati byth spaku mos presi denoncim per te gjetur prova per korrupsion, te shkoj tek gjiri lalzit me ekip prokuroresh ta rrethoj te ter vendin ku ndodhen vilat me shirit te kuq dhe te filloj nga i pari tek i fundit te tregojn parat ku i kan gjetur per vilat qe kan , kush e ka me djers hallall , te tjerve ti sekuestroet pasuria te futen ne burg , ktu korrupsioni na ka bllokuar pamjen ne det , spaku nuk i gjen dot te korruptuarit , ose kan dhe vet vila atje e sja mban bytha .
Nuk zgjidhen keshtu gjerat or mik , keto metodika i ka perdorur Enver Hoxha pas clirimit ...ai te pakten kish nje arsye , duhet tua merte te pasurve per popullin e reskapitur ...tani keto menyra konsfiskimi nuk mund te hyne ne fuqi , nuk mund te zbatohen ...jemi ne tjeter sistem , ku kushdo eshte i pafajshem deri ne denim perfundimtar ... Nuk eshte kaq e thjeshte edhe sikur te jene te verteta keto qe akuzon ...ata sjane gomere e budallenj te lene gjurme qe dikush neser ti ndjeke ...i kane regjistruar pasurite ne kompani fantazem off shore , ku procedura e ndjekjes penale eshte kaq e veshtire dhe kohe shperdoruese ku nuk e gjen zanafillen kurre , njesoj sikur te kerkosh nje gjilpere ne nje mullar me kasht ...shife Meten ,Saliun e keshtu te gjithe me radhe ....sinqerisht po ta them , edhe une me TY jam , dhe do te kisha shume deshire ti besoja keto , vec ato jane peralla dhe perallat nuk besohen ....i kane mare masat shokuuuuu , diten se cbenin ne i marim per idjota , ata jane finoker dhe te kamufluar ...gjithe keto vite qe qeverisen krijuan pasuri , blene avukate , prokurore dhe gjykates qe te mbulonin krimet , formuan banda te armatosura ...persona me moral te ulet qe i shoqerojne hap pas hapi ....blene stacone televizive , gazeta dhe cdo gje qe u bente per nje propagande te peshtire ...keshtu qe nese dikush sot pret se ndoshta dike nga ata do ta kapi uragani i SPAK-ut , pret kot .....SPAK-u , me te drejte u krijua , vec u krijua per ketej e tutje .....me te kaluaren cu be u be . Bejne sikur i hetojne ...vec kot me kot ....fishekzjare per te terhequr vemendjen .....vetem kaq mendo , para 2-3 viteve u aprovua me firmen e qeverise Rama qe per sigurine e ish presidenteve dhe kryeministrave u dyfishua ruajtja nga Garda Kombetare .....dmth me parate tona i ruajn hajdutet.....dhe mos e haro kurre kete , dhe po e mbyll se te lodha ...koraku nuk ja ngjer kurre syte korakut .....tung
Per te zbuluar se ku ndodhet vila 700 mije euroshe e bere me leket e droges se Lazaratit kur Muli ishte president i Republikes se Lazaratit, eshte nisur drejt Lalezit me urdher te perbindeshit te vicidolit klevis krrici i faro pace pilafit me floket e llakuara lart, me kollaro, me dy gishta lart hipur mbi furgonin e policise me trupin e nxjerre perjashta, i cili do beje garipin para rojeve private ne Lalez qe ruajne vilen 700 mije euro te Mulit.
SPAK po te kete deshire i arreston te korruptuarit brenda 24 oreve. Kuptohet Shqiperia vuan nga kjo semundje e pandeshkueshmerise sepse jane te gjithe njesoj, te KORRUPTUAR. SPAK i njeh restet korruptive, ka prova per sejcilin, por kryesorja eshte mungesa e deshires per te kryer detyren me perkushtim e profesionalizem. Lul Basha nuk mund te zgjidhej perseri kryetar partie, po qe se SPAK do te funksiononte ne baze te ligjit. Ai duhej te ishte duke vuajtur denimin, pasi i gjithe populli e di se cfare person i kriminalizuar eshte Luli. Po si puna e Lulit ka dhe te tjere qe dihen, por livadhisin te lire. Nuk zbatohet ligji kur amerika i mer ne mbrojtje.