“Kafshë sociale, probleme droge dhe kontrolli me fëmijët”, raporti sekret për Fatos Nanon i shkruar për DASH nga ambasadorja amerikane

4 Shtator 2023, 09:26Politika TEMA
“Kafshë sociale, probleme droge dhe kontrolli me

Ish-kryeministri i majtë, gjysëm i tërhequr nga politika në një jetë të qetë dhe luksoze ka kaluar orë të vështira me shëndetin ditët e fundit. Sëmundja e mushkërive nga e cila ai është prekur shkaktohet kryesisht nga duhani dhe jeta sedentare.

Dita boton sot një nga kabllogramet konfidenciale të Ambasadës Amerikane në Tiranë zbardhur nga Wikileaks, ku vihen në dukje, krahas rrethanave politike edhe mënyra e jetesës e ish-kryeministrit, si dhe problemet e tij familjare.

Aty bëhet një biografi e detajuar e Fatos Nanos në vitin 1997, kur Nano ishte liruar nga burgu pak muaj më parë dhe sapo eshte zgjedhur kryeministër.

Autore e kabllogramit është vetë ambasadorja amerikane e asaj kohe Mariza Lino. Diplomatja e lartë, raporton në DASH detaje të jetës së Nanos.

“Në vitin 1996, u përhapën zëra se vajza e tij merrte drogë ndërkohë që ai ishte në burg ndërsa djali i tij adoleshent kishte dalë nga kontrolli i mamasë duke u bërë rebel dhe i padisiplinuar. Një duhanpirës i regjur, një kafshë sociale që shijon bredhjet në orët e vona të natës me rrethin e ngushtë të shokëve politikanë”,- është përshkrimi i ambasadores.

Më poshtë pjesë nga kabllogrami sekret, i rrjedhur në Wikileaks dhe i publikuar në shqip disa vite më parë:

Datë: 8 gusht 1997

Dërguar nga Ambasada amerikane në Tiranë

Merr: Departamenti amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadorja Mariza Lino

Klasifikuar: Material konfidencial

“Fatos Nano ka lindur më 16 shtator të vitit 1952, Është i martuar me të dashurën e rinisë së hershme, të cilën e ka njohur që në fakultet. Ata kanë gjithashtu edhe dy fëmijë të rritur, një vajzë dhe një djalë. Djali, i moshës rreth 17, 18 vjeç është duke studiuar në një kolegj amerikan në Selanik. Vajza, e moshës rreth 16 apo 17 vjeç studion në Lion të Francës.

Nano është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, i specializuar në Ekonominë Politike. Nga viti 1975-1978 Nano punoi në menaxhimin e Metalurgjikut në Elbasan. Nga 1978 deri në 1981, ai punoi si kërkues në Ekonominë Botërore në Institutin Marksizëm Leninizmit në Tiranë. Nga 1981 deri në 1984, Nano punoi si ekonomist në fermën bujqësore të Priskës. Nga viti 1984 deri në 1990 punoi si kërkues mbi problemet socio-ekonomike dhe të reformave të tregjeve në bllokun e lindjen, përsëri në Institutin Marksizëm Leninizmit në Tiranë. Vazhdimisht, nga viti 1978 deri në 1990 ai gjithashtu ka qenë lektor në disa fakultete të Universitetit të Tiranës.

Në dhjetor të 1990-s, Nano u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Në janar-shkurt 1991 ai u ngarkua me detyrën e zëvendëskryeministrit për reformat ekonomike nën drejtimin e Presidentit Ramiz Alia dhe Kryeministrit Adil Çarçani. Nga marsi në maj të 1991 ai u zgjodh Kryeministri i qeverisë që përkohshme e cila përgatiti zgjedhjet e para pluraliste në 31 mars 1991 duke filluar tranzicionin në një sistem demokratik.

Nga maji në qershor 1991 atij iu dha një mandat i dytë si kryeministër. Nano u zgjodh si deputet nga viti 1991-1992 dhe përsëri në zgjedhjet e këtij viti, megjithëse karriera e tij në këtë drejtim u ndërpre. Ai u arrestua me akuzën e korrupsionit më 30 korrik 1993 dhe u dënua me 12 vjet burg në vitit 1994 pas një procesi të prishur nga shkeljet e procedurave ligjore.

Ai u deklarua i dënuar politik nga Amnesty International, Komisioni i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Helsinki dhe grupe të tjera. Nano u lirua nga burgu në 14 mars 1997 me faljen e Presidentit Berisha gjatë përmbysjes së pushtetit.

Nano ishte zgjedhur kryetari i PS-së në Kongresin e Themelimit të kësaj partie më 12 qershor 1991 dhe u konfirmua në këtë post në kongresin e dytë të kësaj partie në gusht 1996 gjatë kohës kur ai ishte në burg.

Nano ka publikuar një numër studimesh krahasuese mbi tregjet ekonomike, reformat në bllokun e lindjes dhe funksionimin e tregjeve evropiane. Ai ka publikuar gjithashtu edhe artikuj mbi kërkimet shkencore të prezantuara gjatë konferencave në Shqipëri dhe gjetkë. Nano ka marrë çmimin e tretë më të rëndësishëm në vend për studimet mbi faktorët socio-ekonomik të vendeve në tranzicion.

Nano flet rrjedhshëm italisht dhe mirë anglisht. Ai gjithashtu flet rusisht, serbo-kroatisht, spanjisht dhe pak greqisht.

Fatos Nano ka lindur në një familje që ishte pjesë e elitës së regjimit komunist të vendit. Babai i tij ishte drejtor i Radio Televizionit Shqiptar për shumë vjet. Nano ka studiuar në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, e rezervuar për fëmijët e nomenklaturës. Aty mësoi gjuhët e huaja si dhe të luante me kitarë. Në vitin e dytë të gjimnazit, ai formoi një grup rroku (ishte solisti) që luante muzikën e Bitëllsave, rreptësisht e ndaluar për publikun e gjerë gjatë asaj periudhe.

Referuar disa të dhënave, kur Nano ishte duke punuar në Institutin e Marksizëm-Leninizmit ai u pikas nga gruaja e Enver Hoxhës, e cila kryesonte institutin për favore speciale. Ajo ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme karrierën e tij dhe e ndihmoi atë në pika strategjike për të lëvizur nga një pune të tjetrën.

Ai u zgjodh zëvendëskryeministër në vitet e hershme 1991 dhe pas rënies së qeverisë Çarçani ai u bë Kryeministër. Pas katër javësh në këtë post, atij i duhej të përgatitej për zgjedhjet e 31 marsit 1991. kandidoi dhe fitoi si kandidat i Partisë së Punës në Tiranë duke fituar me balotazh. Ai u emërua përsëri si Kryeministër, megjithëse puna e tij e re nuk do të zgjaste më shumë se e para. Grevat e përgjithshme të organizuara nga Sindikatat e Pavarura, të cilat filluan një javë pas marrjes së detyrës detyruan atë të japë dorëheqjen disa javë më vonë. Ylli Bufi mori postin e Kryeministrit në një qeveri po aq jetëgjatë sa ajo e Nanos.

Nano fitoi vendin bosh të kryetarit të Partisë së Punës në kongresin e 10 të saj në qershor të vitit 1991. Shkrimtari Dritëro Agolli ishte rivali i tij kryesor në atë kohë. Gjatë atij kongresi, Partia e Punës ndërroi emrin duke e bërë Partia Socialiste e Shqipërisë.

Partia Socialiste u përgatit për një humbje të madhe në zgjedhjet e marsit 1992. Gjatë asaj kohe, ai u akuzua për një marrëveshje me Berishën për kalimin e pushtetit nga e djathta. Flitej që ishte bërë një marrëveshje në Trieste të Italisë në një takim të përbashkët në prezencë të Mentor Çokut.

Gjatë atyre zgjedhjeve, Nano fitoi mandatin në Kuçovë. Rivali i tij ishte Perikli Teta, tani Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes në qeverinë Nano.

Gjatë fjalës së tij të fundit në parlament para se të arrestohej, Nano akuzoi ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara Uilliam Rejerson dhe CIA-n për komplot me Berishën për ngritjen e një procesi gjyqësor të rremë ndaj tij. Në të njëjtin fjalim, Nano akuzoi Berishën se e kishte kthyer vendin në një Republikë Bananesh nën varësinë e SHBA-ve.

Në vitin 1996, u përhapën zëra se vajza e tij merrte drogë ndërkohë që ai ishte në burg ndërsa djali i tij adoleshent kishte dalë nga kontrolli i mamasë duke u bërë rebel dhe i padisiplinuar. Me të dy fëmijët që studionin jashtë Shqipërisë, pavarësisht se si është e vërteta, ata duket se tani janë bërë të mbarë duke u bashkuar me prindërit në plazhin e Durrësit, ku ishin të pranishëm edhe të huaj.

Nano është intensiv, i fokusuar dhe individual. Është 168 cm, një gjatësi mesatare për meshkujt shqiptarë. Doli nga burgu mbi peshë dhe i parruar. Shumë të njohur të vjetër u shprehen se nuk e kishin njohur atë pas daljes nga burgu. Një duhanpirës i regjur, një kafshë sociale që shijon bredhjet në orët e vona të natës me rrethin e ngushtë të shokëve politikanë. Është serioz edhe kur bën shaka.

Miku i tij më i afërt gjatë kohëve më të vështira kur ai ishte në burg ishte B.Zeneli. Zenelit, i cili ishte miku më i besuar pas gruas së tij, nuk iu dha një pozicion prestigjioz me profil të lartë. Përkundrazi, ai mbajti një profil të ulët duke qenë deputet i parlamentit të Shqipërisë dhe Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme.

Gruaja, e vizitonte Nanon një herë në javë në burgun e Tepelenës. Ata janë dukshëm të përkushtuar ndaj njeri-tjetrit. Edhe pse ajo nuk është shumë e aftë në gjuhët e huaja dhe nuk flet shumë në publik, në prani të të huajve, duket qartë se Nano ka konsideratë të lartë për të…”

Lino

20 Komente

  1. T
    Turpe per nje vende qe e konsideron veten simbol

    Cfare ndryshimi kishte sigurimi shtetit te diktatorit Hoxha nga DASH qe ka surveille vajzen e Nano se cfare droge perdorte dhe ne cilen ore djali shkone ne shtepi ...turpe

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Ne te vertete ata nuk e kane survejuar fare vajzen apo djalin e Nanos! Te gjitha ç'fare ka shkruar ambasadorja e atehershme, jane "flitet qe", nga kush flitej?!! Tani mbas 30 e kusur vjetesh e dime mire se kujt tia japim kete lpronesine e ketyre tregimeve!! Sot nuk besoj se ndonje ambasade e huaj bie ne gracken Sali kukuvajkes!!

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qytetar

      Ne anglisht „kafshe sociale“ (social animal) i thone dikujt qe ndihet mire mes njerezve. Njeri i shoqerueshem qe ka shume njohje e kontakte. Nuk ka konotacion negativ. Sa per marrdheniet me gruan e pare nuk paska nuhatur gje departamenti i shtetit. Dihet qe burgu e beri Nanon vagabond. Zhgenjeu shume socialiste kur u tregua mosmirenjohes si ndaj te shoqes ashtu edhe ndaj atyre qe drejtuan partine ne mungese te tij.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Turi

        I nderuar "Qytetar"...konotacion negativ...do te ishte shume mire ta shkruaje ne shqip : Ngjyrim i keq

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetar

          I nderuar Turi, verejtja eshte me vend.

          Përgjigjjuni
      2. M
        Mute i jati mute i biri !

        Shkurt dhe sakte ishte nje mute dhe do largohet nga kjo Jete po si mute.. Le te shpresojme qe kure te lindi perseri ne Jeten tjeter te perjetshme...te kete tjeter miresjedhje dhe tjera vese pozitive per shoqerine !

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mute i jati mute i biri !

          Shkurt dhe sakte ishte nje mute dhe do largohet nga kjo Jete po si mute.. Le te shpresojme qe kure te lindi perseri ne Jeten tjeter te perjetshme...te kete tjeter miresjedhje dhe tjera vese pozitive per shoqerine !

          Përgjigjjuni
          1. X
            X per barazim

            Keta jane aleatet tane strategjik, kur ju duhesh per ta je burre shteti ne te kundert te degdisin ne Bënçë te Tepelenes. Do ishte mire té lexonim " biografite" e Sales, Likes dhe Ramës, gjithnjë sipas rastit. Nese je mik me Amerikanët, heret à vone e ha keq, nese i ke armiq gjej brime e futu. Kjo eshte Amerika "pishtari i demokracise", si moto kane shprehjen e vjeter: " Përça dhe sundo"! Rrofte miqesia Shpiqeri- USA! MOS TE LENTE ZOTI PA MIQ TE TILLE!!!!!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Likja

              X per barazim,,cfar Ka futur amerika ketu,,,thjesht ka then te verteten ,,,nano keto vese i kishte,,,

              Përgjigjjuni
              1. L
                Londinezi

                Eshte procedure normale diplomatike. Po pse cfare pune bejne ambasadat e huaja ne Shqiperi? Kete pune kane. Jane aty te mbrojne interesat e vendit te tyre. Pastaj cfare ka aty qe nuk e dime? Per dashnoret dhe grate e Edit i dime nuk kemi lene asnje anetare te familjes pa i bere analizen, per femijet e Saliut dhe gruas se tij perseri dihen. Te mbleksur me incest, krim dhe bashkepunetore te ish sigurimit dhe te sherbimeve te huaja.. Per Meten e per gruan e tij Moniken perseri dihen pasurite dhe krimet qe kane bere. Po ashtu edhe per presidentet amerikane dihen problemet familjare qe kane apo aferat e ndryshme. Njerez jane, nuk jane alien. Kane te mira e te keqija.. Boris Johnson ish kryeministri Britanike ka 11 femij me 5 gra te ndryshme dhe nuk e di sa ka te tjere.. . Dihet qe eshte i alkolizuar, ye tjeret kane pranuar publikisht qe kane marre droge.

                Përgjigjjuni
              2. H
                Henks

                "Social animal = kafshë sociale"?? Hahaha gazetashitës shqypo me diploma Kristali..

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zaza

                  Femijet fatosit ja drogoi saliu Te tjerat ✅

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Enver te lumte dora.

                    Sigurimi i shtetit dhe "idiotet" e tij nuk benin gje me shume ose me pak nga keto ambasadoret e SHBA. Gjithe sistemet njesoj jane. A beson kush qe SHBA nuk vrasin me ligj dhe paligj? Kush beson eshte me te vertete idioit ose injorant. Vetem kaken ku e bente Nanon nuk e paskan shkruar.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Artan

                      Po kjo baxhella te dërgonte dhe kabllogrami e sali kurves

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shqiptari

                        Fatos Nano si individ,si qytetar,si tokesor,si familiar dhe Fatos Nano si politikan dhe si kryeminister duhen dalluar.Çdo individ ka personalitetin dhe sjelljen e tij morale ne familje dhe ne shoqeri.Si politikan ai do mbetet nje personalitet i rrallle,nje demokrat liberal modern qe e ngriti politiken shqiptare ne nivele europiane.Nje kryeminister modern,jo hakmarres dhe inatçor,sfidues dhe miqesor.Me mjeshteri te rralle e shkeputi PS-ne nga e kaluara e saj komuniste,e rinivoi dhe e modernizoi si parti te majte socialdemokrate.Kam patur fatin ta njoh nga afer ne vitet 75-78 me kusherinjte e tij te pare,Shuteriqt(nga nena Maria) dhe nga miqte e mi qe punonin ne nje zyre me te ne sektorin e financave ne Kombinatin Metalurgjik.Nano ishte teper i ri,por djale me teper horizont,shume miqesor.Me te mund te bisedoje ne çdo fushe,ekonomi,letersi,muzike,sport,kinenatografi,pikture,arkeologji,peshkim,natyre e shume fusha te tjera.I pelqente alkooli,sidomos rakia dhe ato me ngjyra.Tymoste vazhdimisht cigare te cilen besoj e fikte vetem naten.Vone nga viti 1998 e kam takuar ne hidocentralin e Banjes me te ndjarin Nikollen,djalin e dajes dhe me ish drejtorin e ndjere te hidocentralit te Banjes,Kujtim Bejten.Punonte te inst.stud,m-l,ishte po i njejti Tos,tejet miqesor,i burreruar dhe i kendeshem ne Tavoline.Per kedo mund te thuhen dhe te sterthuhen gjera te teperta dhe jo te verteta.Mund te flitet per jeten e tij private,gruan,femijet,mund te flitet per punen dhe vendimet qe ka marre.Ka dashamir,por dhe te tjere qe nuk kane respekt apo dashamirasi per te.Vetem ata qe e kane njohur nga afer dhe kane jetuar me te mund te flasin per jeten e tij. Ne keto çaste te veshtira shendetesore qe ai po kalon do ishte mire te luteshim per te qe ta kaloje kete semundje te rende .

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zaza

                          Je njesh. Sakte.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Do lindi perseri por pa vese !

                            Ke plotesisht te drejte...Por dhe shume merak per semundjen nuk ke pse te mbashe...Se fundja do te vdesi si shume e shume e shume te tjere qe kane vdekur dhe do te vdesin.... ( mendoje une , mendim personal nga ana ime = gabimi qe ndau Gruan , shkataroi Familien per nje vrime tjeter ) dhe nese vdes ,vdes si Sheik...shume njerez indivite mezi e presin,,se nuk do te kene detyrime me , per ti derguar Ndimat qe mere nga Biznesmen qe i ka ndimuar..dhe e fundit ,mbas te kete vdekur,, do te lindi perseri ..Le te shpresojme qe ne jeten tjeter te jete nje Fatos pa keto vese dhe nje dashamires per te gjihe shoqerine.. Shkrimtaret do te kene Aktivitet per te shkruajtur ..Romane dhe Poezi mbas vdekjes..

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Do lindi perseri por pa vese !

                              Ke plotesisht te drejte...Por dhe shume merak per semundjen nuk ke pse te mbashe...Se fundja do te vdesi si shume e shume e shume te tjere qe kane vdekur dhe do te vdesin.... ( mendoje une , mendim personal nga ana ime = gabimi qe ndau Gruan , shkataroi Familien per nje vrime tjeter ) dhe nese vdes ,vdes si Sheik...shume njerez indivite mezi e presin,,se nuk do te kene detyrime me , per ti derguar Ndimat qe mere nga Biznesmen qe i ka ndimuar..dhe e fundit ,mbas te kete vdekur,, do te lindi perseri ..Le te shpresojme qe ne jeten tjeter te jete nje Fatos pa keto vese dhe nje dashamires per te gjihe shoqerine.. Shkrimtaret do te kene Aktivitet per te shkruajtur ..Romane dhe Poezi mbas vdekjes..

                              Përgjigjjuni
                            2. N
                              Noci

                              Fillim dhe mbarim ne kabllogram ,per mua flitet per nje shqiptar shume te afte dhe te zotin,sa qe ne ate kohe bie ne sy te te vese se Enverit qe e donte pranë kete njeri te afte dhe me vone te Ramiz Alise qe e aktivizoi deri ne kryeminister.Ate problemin me femijet sigurisht evka marre nga gazetat,se me vone thote jane femije te mbare.Shkolla Sami Frashëri ka qene nje shkolle e mire por larg nga blloku i cili ka patur Petro Ninin.Une keshtu e lexoj por kur u ndane keshtu na rane thuhet,te pakten Ramizi ti jepte PD ketij Tosit se rrezik edhe sot do ishte ne pushtet ,se nuk do t'a linte me marre fryme Salen ne PS

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Ambasadorja nuk i ka thene te tera . . .

                                Aq shume konsiderate te larte kishte F.Nanua per gruan e tij , sa qe . . . , me te dale nga burgi , puna e pare qe beri ishte divorci me gruan qe kishin dy femije te rritur dhe u martua me nje ish studenten e tij, e cila kishte mbetur shtat zene me te dhe , ashtu me zorret neper kembe , iku si refugjate ne Greqi , ku brenda nates na u be biznesmene , aksionere ne aeroportin me te madh grek te Athines ! Dhe , si per cudi , ne nje takim "rastesisht" me biznesmenet Fatosi njohu "biznesmenen" shqiptare te stolisur me grimin e "Asfalise" dhe na e mori per grua . . . ! Ka ndonje budalla qe genjehet nga perrallat e pista te Faros Nanos ?! Kur kreu i SHISH - it Fatos Klosi dyshoi per te gjitha keto dhe iu fut punes , Fatos Nanua kryeminister u alarmua tej mase , e shkarkoi urgjent nga detyra dhe e paditi disa here per lloj lloj akuzash qe prokuroria nuk mundi te provonte as edhe nje prej tyre !

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje