PD dhe foltorja, duel në KQZ për regjistrimin në Kukës. A do mbështesë sërish Celibashi Berishën?

3 Shtator 2023, 20:40Politika TEMA

PD dhe foltorja, duel në KQZ për regjistrimin në Kukës. A do

Me përmbylljen e afatit të fundit për regjistrimin e partive politike në garën për bashkinë e Kukësit më 1 Shtator, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nis nesër shqyrtimet e kërkesave të subjekteve zgjedhore.

Përmes një deklarate, KQZ njofton zhvillimin e një seance publike këtë të hënë, ora 12:00, ku nuk kalon pa rënë në sy përplasja mes dy PD-ve, e Bashës dhe Berishës.

Pavarësisht përpjekjeve për të pasur një kandidat të përbashkët, opozita do të shfaqet sërish e përçarë edhe në zgjedhjet e Bashkisë së Kukësit. Sali Berisha ka vendosur të bëjë edhe një përpjekje të fundit për të marrë formalisht PD-në, duke tentuar të regjistrohet në zgjedhje si Partia Demokratike përballë Partisë Demokratike të Shqipërisë të Lulzim Bashës.

Në rendin e ditës të KQZ, krahas shqyrtimeve të subjekteve zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës, do të ketë edhe rishikim për plotësimin e vakancave në këshillin e Bashkisë Pogradec, Dropull, Memaliaj, Librazhd, Belsh, Lezhë, Dibër dhe Kuçovë.

Lini një Përgjigje