Balluku në Abu Dabi, flet për investime të reja nga Emiratet në Shqipëri

3 Shtator 2023, 17:50Politika TEMA

Balluku në Abu Dabi, flet për investime të reja nga Emiratet

Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku,ka përcjellë një mesazh nga Emiratet, si tregues se Rama sheh gjithnjë nga vendet e pasura arabe, kjo, që nga koha kur ishte kryebashkiak i Tiranës.

“Me Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe diskutuam mbi marrëdhëniet dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme, ekonomi, turizëm, inovacion, infrastrukturë, si dhe zhvillimin dhe shkëmbimin e praktikave qeveritare. Energjia dhe klima janë gjithashtu dy sektorë të rëndësishëm ku ka hapësirë dhe vullnet për të bashkëpunuar më ngushtësisht mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara edhe në kuadër të COP 28.

EBA është një vend partner që na ka mbështetur në vijimësi. Më tej kemi diskutuar projekte konkrete me rëndësi strategjike, jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për rajonin, në prani dhe të Reem bint Ibrahim Al Hashemy, Ministre për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe Mohamed Hassan Al Suëaidi, Ministër i Investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe. Muajt në vazhdim do të jenë shumë premtues dhe mezi pres të ndaj me publikun vendimet që kemi marrë gjatë kësaj vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe”, shkruan zëvëndësja e Ramës.

1 Komente

  1. g
    ganiu

    Mjafton te shohesh foton dhe e kupton dallimin ,kur jane jashte dhe takojne individe me peshe ,fytyra e ketyre ka ate buzeqeshjen tipike gati gati te perulur kur jane ne takime ne shqiperi buzeqeshja e tyre eshte plot me arrogance ..... Kjo ehste nje hajdute e pacipe ,femer me moral teresisht inekzistent ,skllave e parase dhe e ndonje gjeje tjeter ....kush ka punuar me te e di shume mire kete gje

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje