Nga Vitjon Nina
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar gjatë punimeve të tija më 2 shtator edhe ndryshimet në statut, prej të cilave disa e ndryshojnë përmbajtësisht rolin e kryetarit të partisë.
Kështu, sipas ndryshimeve, Lulzim Basha, pas rizgjedhjes si kryetar i partisë zyrtare, do të marrë edhe pozitën e kreut të Grupit Parlamentar gjatë kohës që PD-ja do të jetë në opozitë.
Në nenin 48 gjithsesi, parashikohet edhe mundësia e delegimit të këtij posti, por gjithmonë me pëlqimin e kryetarit të Partisë Demokratike.
Kur PDSH është shumicë qeverisëse, kryetari i Grupit Parlamentar zgjidhet me propozim të Kryetarit të Partisë nga Këshilli Kombëtar, me votim të fshehtë, ndërmjet jo më pak se dy kandidaturave.
Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, kryetari i Partisë është edhe kryetar i Grupit Parlamentar.
Kryetari i Partisë po ashtu, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar.
Një tjetër ndryshim statutor që u miratua është përjashtimi nga anëtarësia e atyre që kanë kandiduar për subjekte të tjera.
Pra të gjithë kandidatët e Sali Berishës të cilët në zgjedhjet e 14 majit kandiduan me Partinë e Lirisë me logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Po ashtu kryesia cakton edhe datën e zgjedhjeve jo më vonë se 6 muaj nga vakanca.
Kjo pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë.
“Falja” e Bashës
Kryedemokrati Lulzim Basha mes duartrokitjeve u ka kërkuar falje të gjithë demokratëve duke iu premtuar se do të nisë një rrugë e re.
Nga Kuvendi Kombëtar i PD-së, Basha tha se qëllimi i selisë blu është ofrimi i zgjidhjeve ndaj shqiptarëve.
“Bashkëatdhetarët tanë e kanë humbur shpresën. Unë e di që i kthyen sytë nga ne, dhe pritën të bëheshim zëri i tyre. Por ne luftuam njëri-tjetrin në vend që të luftonim për njerezit. Për ju. Ne luftuam për mure dhe godina, në vend që të luftonim për shtëpitë e boshatisura të shqiptarëve”.
Për të PD është dhe duhet të jetë një alternativë për njerëzit e vërtetë.
“Qëllimi pse ekzistojmë është që t’ju ofrojmë shqiptarëve alternativë për qeverisjen e tyre, zgjidhje për problemet e tyre, rrugëdalje për hallet e tyre, vizion për të ardhmen e tyre. Dhe këto do të jenë udhërrëfyes i rrugës së re që nisim bashkë sot”.
Basha u shpreh se është i vetëdijshëm për gjendjen që ndodhet PD-ja pas veprimeve të ish-liderit të saj.
“Ne jemi bashkë se besojmë të vlerat dhe parimet”.
Ai tha se trashëgoi një parti të transformuar, të një njeriu të vetëm, por se kjo merr fund sot.
Për Bashën autori i konfliktit të PD-së është vetëm Sali Berisha, pasi sipas tij ai privoi demokratët nga fitorja e zgjedhjeve vendore.
E kjo e tëra për interesa personale.
Basha tha se çdo vendimi i tij, qëndrim për non gratën, çdo hap që ka hedhur në këto dy vite që nga vendimi për ta pezulluar nga grupi parlamentar ish-kryetarin e kësaj partie, e deri tek dorëheqja për t’i dhënë një shans pajtimit kanë qenë që të gjitha në funksion të së ardhmes së të PD-së.
Një ftesë kreu i selisë blu e ka pasur edhe për demokratët e Foltores që të bashkohen me të.
Sipas tij, të gjithë kanë vend në partinë e madhe demokratike, pa asnjë kufizim.
“Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet partia e parë e së djathtës, nga historia, nga potenciali dhe nga shpresa që rrezaton. Ne do të ndërtojmë një federatë të gjerë, jo thjesht me parti të tjera të djathta dhe aleate të cilat janë të mirëpritura në projektin tonë të përbashkët”.
Sa i takon situatës në rajon, Basha tha se Partia Demokratike duhet të ketë një qëndrim të qartë për interesat dhe të drejtat e shqiptarëve kudo që ata jetojnë.
Vecanërisht një mbështetje të pa kufijshme për Shtetin e Kosovës.
“Ne jemi për konsolidimin e plotë të shtetit të Kosovës në aleancë me SHBA dhe BE. Ne mbështesim planin franko-gjerman dhe i bëjmë thirrje të gjithë forcave politike të Kosovës që të përforcojnë pa humbur kohë partneritetin me perëndimin. PD mbështet dialogun e Kosovës me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA, me synim arritjen e një marrëveshjeje finale me njohjen reciproke në qendër”.
Ndërkaq Kuvendi i Bashës është përkrahur nga Forza Italia, Partia Republikane e SHBA-ve dhe IDU.
O Lulke cdo gje ti e fillove...e nxorre plakun nga pensionsi dhe shkaterrove partine...e kalon dot oqeanin o madhtrues?
@Al, nuk di ç'përfaqëson, në kuptimin sa ti merr vesh nga demokracia dhe politika. Këto që do shkruaj më poshtë u adresohen të gjithëve atyre që pretendojnë se janë demokratë. E pra, të qe për Bashën dhe gjithë berishistët, ku përfshihej dhe vetë Basha, Salehu juaj rronte e mbretërone në PD, edhe sikur "monstra" të rronte 100 vjet. Por nuk ishte Basha që i dha munxët. Jooo! Me që këtë nuk e bënit dot ju, se në vite në shumicë shqiptarët e kanë bërë, Bashës, iu dha urdhër i prerë nga DASh-i i Amerikës që ta largonte, dhe ai me zë të mekur më 9 shtator 2021, vetëm sa e pezulloi nga grupi parlamentar, (nuk e dimë mirë se çfarë amerikanët i kanë thënë "në vesh" atij, që ne hëpërhë s'mund ta dimë). Salehu, jo nga veprimi i Bashës, jo, por nga shpallja "non grata", nga ata që e vunë në pushtet dhe e kanë mbështetur, doli nga faza, u tërbua fare. Bëri e ç'nuk bëri, deri tek sulmi mbi ShQUP. Dhe, të gjitha këto, edhe pse ditën e parë mbas pezullimit, tha që betejën e ka me Antony Blinken të cilin e "hodhi në gjyq" (gënjeu si derr), por kurrësesi nuk do e dëmtonte partinë. Jo vetëm që ju mashtroi, por filloi një aksion të tipit "foltore", mori pas vetes trushplarë si puna jote dhe ata që i kishte prej fillimit (si Triran Shehu, Flamur Noka etj) si bashkëpunëtorë në vjedhje, shkatërrime, korrupsion, minim të demokracisë dhe kërcënim të drejtësisë. Dhe të gjitha këto nuk ia ka thënë ndër vite asnjëri nga ju, por janë të shkruara dhe deklaruara publikisht në motivacionin e shpalljes "non grata". Tani, @AL, mbylli ca sytë, mendohu dhe gjeje vetë se cili e shkatërroj "partinë demokratikase", se demokratike nuk ka qenë asnjëherë, dhe nuk do ketë. Ashtu si ju katandisi Sahehu, s'ju ngelet tjetër veç të lëpini plagët e njëri-tjetrit, por gjithsesi jeni pa shpresë. Atë "revolucionin" fantazmë për të ardhur në pushtet që ju premtoi e ju premton "monstra", lipset ta bëni ju nga brenda, duke e filluar nga baza, apo themelet siç ndërtohen dhe shtëpitë. Por ju nuk keni këto në mend, më shumë ju ha meraku për "çatinë", a do jetë ajo Salehu, Lule Basha apo aspirantë të tjerë në stanin tuaj, si salianjët, bardhët, tabakët, gjekmarkët apo kakët e tjerë.
thjesht i jep mundesin sullton ramazonit te rri ne pushtet deri sa te ngordhi.
Ky DETARI qenka rrot k*i ,nuk e ka fajin sullton ramazoni se keni shku per lesh,nuk bohet partia me komunistin NON GRATA dhe me shpellar o k*r...
Gjuha e urrejtjes dhe vete urrejtja ka pllakosur mendjet dhe Zemrat e Shqiptareve! Shkaku eshte Sali Berisha njeriu do te hyje ne histori per ate qe eshte dhe ate qe perfaqson!