Sula ironizon Bashën: Qenkemi lodhur kot për të bërë kryeministër, paske dashur vetëm kreun e grupit

2 Shtator 2023, 15:47Politika TEMA

Sula ironizon Bashën: Qenkemi lodhur kot për të bërë

Deputeti Dashnor Sula ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha pas ndryshimeve të statutit që u miratuan sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Në një postim në Facebook, Sula ironizon Bashën duke thënë se gjithë këto vite paskan qenë lodhur kot për ta bërë kryeministër, pasi kreu i PD paska dashur vetëm që të bëhet kreu i grupit.

"Prandaj s’paska ardhur PD ne pushtet sepse ish-kryetari paska dashur të bëhet kryetar grupi.

Ndarja nga e kaluara dhe demokratizimi i partisë domethënë paska qenë përqendrimi i pushteteve te një individ?! Asnjëherë nuk e humb mundësinë për t’u bërë qesharak sa herë që del në publik.

Ne paskemi qenë lodhur kot për ta bërë kryeministër, ai dashka vetëm Kryetar Grupi. Si ka mundësi që i vetëshpalluri lider perëndimor kërkon kufizim te mandatit te kreut të qeverisë por këtë praktik nuk e nis nga kryetari i partisë, madje e shmang nga çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve.

Mbi një vit i shkëputur nga politika aktive duket se e paska shpenzuar për relaksim të thellë dhe kurrsesi për PD dhe demokratët", shkruan Sula. 

 

7 Komente

  1. B
    Besniki

    Luli,perfundimisht,budalla me liçense te vulosur.Gafat politike te Lulit jane epike.Edhe sot,ky katunari Sula,i ka kap budallalliqet e Lulit.Dasho,je shume i sakte,por mos harro se edhe ti idiot je.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Usa

      Pirdh Dasho pirdh,ai ju bëri topin të gjithve ti dërdëllit gjithë ditën me non gratën ...ai vazhdon punën

      Përgjigjjuni
      1. E
        Endri

        O gjeli i Peqinit qelekumdesh sa andej ketej dhe nuk ke bythe te jlesh ne nje vend na i shpive me keto qe shkruan . Deri dje bije mbrapa Lulit , kush te beri deputet o gjel i Peqinit , njeri pa moral . Cfare ha e pedhtyn pa pike turpi . Pse nuk je me Lulezim Bashen ?? Cfare ju ka bere ? Te gjitha i ka bere Berisha, krimineli . Berisha qeprishi PD dhe la rrugeve demokratet vetem per te mbrojtur Veten dhe familjen . Cfare ndryshoi tek ju . Ju solli Sali cmenduria ne pushtet brenda 6 muajeve ?? E reformoi PD ?? Himbesi me i madh ne bote . Pse njk e hoqet . Ai ju shkrl me kembe ju morracake , ju ben suste , naaaaaaaa butha ju te mbaruar . Ytttttttnjeri pa moral , burrac na hape barkun ti i shemtuar nga fytyra

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dorians

          Ti Endri thuaj cfare te duash, edhe ti me te shara si shumica e shqiptareve. Po qe paska te drejte deputete i Peqinit, nuk ka si spjegohet, ben tjetri zgjedhje dhe per kete copes PD, nuk ka punuar asnje dite dhe i merr te gjitha dhe kryetarllekun e PD dhe kryetarllekun e grupit, kjo do te thote se nuk do te bej dot asnjeren.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Himarioti.

            Këta salafistët e SHQUP-it, të gjithë janë idiotë por, secili e heq veten më i mençur se tjetri. Ja, dëgjojeni tani këtë gjelin e Peqinit.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Noci

              Tani u krijuan tre grupe nga PD por ajo qe eshte interesante grupi i atyne qe nuk jane gjasme me askend te gjithe flasin me gjuhën e Berishes dhe kjo duhet t'i turperoje keta njerez pa bisht por qe kane edhe nje kariere te gjate ne parti.Keta presin se cila ere do t'u interesohet per te futur koken.Keta soj politikanesh nuk i duhen me shqiptareve

              Përgjigjjuni
              1. D
                Delja

                Dash Sules duhet bere nje bust si "ikone e PD"!Portreti i tij tregon prejardhjen e PD-se.Fatkeqesi kombetare.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje