Lulzim Basha: PD ishte parti personale e një njeriu, s'do merremi më me të. Sot nisim një rrugë të re

2 Shtator 2023, 12:20Politika TEMA
Lulzim Basha: PD ishte parti personale e një njeriu, s'do merremi

Lulzim Basha ka deklaruar gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar se ai mori drejtimin e një partie politike që ishte transformuar dhe që ishte në shërbim dhe ne diktatin e Sali Berishës, ndërkohë që u zotua se nuk do merret me të shkuarën.

Sipas tij PD ishte parti personale e një individi, ndërkohë që ai theksoi se kjo gjë do të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

“E di që në mendjet tuaja ka patur shumë pyetje që kërkonin përgjigje; mbi vendimet e të shkuarës, mbi qëndrimin për non-gratën, të cilave koha tashmë ju ka dhënë përgjigje. Sepse në fakt koha është treguesi më i mirë i vërtetësisë dhe drejtësisë së kauzave tona.

Unë i kam marrë përgjegjësitë e mia si kryetari i PD, por një gjë dua të ndaj me ju sot: unë trashëgova një parti të transformuar nga partia e studentëve të dhjetorit në atë të një njeriu te vetëm.

Nga partia e lirisë dhe demokracisë në parti të diktatit personal. Kjo merr fund sot njëherë e përgjithmonë! Ne nuk duhet të harxhojmë më asnjë sekondë me të shkuarën”, thekson Basha.

Me tej Basha u shpreh se: “Sot në këtë sallë dhe jashtë saj, shumë nga ne kanë akoma me vete shenjat e plagëve nga kjo luftë e brendshme e shëmtuar! Por që sot e tutje ne duhet ta lëmë pas këtë konflikt, t’ja lëmë atë të shkuarës dhe autorëve të librave të historisë.

Arsyeja pse ne qëndruam dhe sot jemi mbledhur për të nisur bashkë një rrugë të re, janë njerëzit, janë shqiptarët që presin nga ne, janë të rinjtë e papunë dhe ata që duan një vizion për te ardhmen, janë familjet e reja që duan të dëgjojnë nga ne se SHQIPËRIA DO TË BËHET MË MIRË!

Sepse nuk ka asnjë emër të përveçëm që të dalë përpara interesit tonë kombëtar!

Sepse duke parafrazuar një nga mendjet tona më të ndritura, Sami Frashërin:,

Shqipëria ka qene, Shqipëria është dhe SHQIPËRIA DO TË BËHET!

Sado e vështirë të duket rruga jonë e re sot, ne atë do ta përshkojmë së bashku deri në fund, sepse  SHQIPËRIA DO TË BËHET!

Sado pengesa të na hedhin dhe ferra të na ngatërrohen nëpër këmbë, ne do të qëndrojmë e do të vazhdojmë pa asnjë mëdyshje rrugëtimin tonë sepse SHQIPËRIA DO TË BËHET!

Sado e kalbur t’iu duket politika të rinjve, ajo do të ndryshojë me patjetër sepse SHQIPËRIA DO TË BËHET!

Sado të turbullta tju duken qiejt dhe ujërat e Trekëndeshit të Bermudës, koha do hapet dhe qielli ynë do kthjellohet sepse SHQIPËRIA DO TË BËHET!”

2 Komente

  1. B
    Bureto

    Sigurisht që nuk të konvenon të merresh me të shkuarën, sepse po ta bësh, ajo të evokon mëkate të rënda, që i ke bërë për llogari të pronarit, por dhe në interesin tënd. Ke abuzuar me fonde publike sidomos te e ashtuquajtura "Rruga e Kombit"; ke firmosur marrëvshjen famëkeqe për faljen e 300 km2 det grekëve; ke manipuluar zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë; je bashkëfajtor për gjithë skenarin dhe krimin e 21 janarit 2011 dhe fundit për këtë koment, çështja ende e pa sqaruar "Muzin" për 500.000 $ e financuara për lobim në Amerikë, pa u deklaruar atyre burimin. Natyrisht të gjitha këto të rëndojnë, dhe per disa prej tyre duhej të ishe dënuar penalisht. I ke shpëtuar ndëshkimit në saje të pronarit të Partisë që drejtove për 10 vjet, por njëherazi dhe pronar i drejtësisë. Ti mund t'i anashkalosh të gjitha këto, kulisat e errëta politike shqiptare edhe mund të t'i mbulojnë, por ato nuk i ka harruar dhe nuk do t'i harrojë kurrë ekektorati shqiptar, për sa kohë do zvarritesh për të qenë faktor në politikë. E ke provuar këtë deri më sot me pesë humbje rradhazi. Shprehja "bëmni dhe njëherë nuse, pa di unë si të nusëroj", nuk ka gjasa të të shpëtojë. Me siguri, dikush një ditë do grumbullojë dhe do të t'i numërojë gjithë deklaratat me superlativa që ke bërë për pronarin të tilla si: "Jam i shkollës së Sali Berishës dhe për këtë jam krenar!", etj si kjo, që të paktën janë publike. Shkurt je një bufon dhe dështak politik. Bëre gabim që u ktheve! Një arsye më shumë kjo që ti nuk do PD dhe demokratët po bythën tënde o "Guinplen". Koha do t'ua vërtetojë, si ti ashtu dhe ndjeksave të tu, miopë apo arrivistë qofshin disa prej tyre, pak rëndësi ka. Ju nuk mendoni për demokracinë dhe demokratët, për opozitën e vërtetë, për alternativë qeverisëse të besueshme. Ju keni një hall, të keni një partiçkë tip LSI apo ndonjë tjetër, sa për të hyrë në zgjedhjet e 2025, apo kurdo të mbahen ato, dhe kështu, të paktën kështu i bëni llogaritë, të siguroni nja 4-5 deputetë dhe ato për inerci dhe të mbani deri në 2029, kolltukët e deputetit, ata që sot i kanë, por dhe ndonjë nga lista që do hartosh ti, dhe që shpreson, ndaj dhe hëpërhë të mbështesin, këta me ndonjë përjashtim të vogël, të jesh i sigurt që nuk të duan. "Non gratën" po e po.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aleanca për mbrojtjen dhe kutivimin e teatrit

      Njoftim Në emër zë kryetares son tē dashur,Lules,ju kërkojmë të falur lexuesve të Tema-s,,pēr mungesat e mëposhtëme,për arsye objektive,(Lulja ishte shumë e emocionuar): Proletar të të gjitha vëndeve,bashkohuni,pa dallim feje,krahine apo ideje. Bashkimi bën fuqinē. Bashkohu shok me ne në çetë. Na jena vllazën,po baba ka lajthit. Lajthit luftojnë kasllëkun. Kap ça të kapësh. Gjithashtu njoftohen të gjithë dashamirët e PD-së se varrimi bëhet te varrezat e Sharrës. Datën do t'ua nisim me të s'ëmës,më falni,sms(baba s'e ka vendos akoma kur do vdesi "Ju lutna" shumë,të gjithë me bluze alla Zelenski!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje