
Kjo e shtunë e 2 shtatorit e gjen Partinë Demokratike (PD) në një mbledhje të Kuvendit Kombëtar.
Në orën 10:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, kryetari i selisë blu, Lulzim Basha, do të përpiqet të bashkojë demokratët tashmë të përçarë në disa fraksione.
Kryetari i PD Lulzim Basha përveç prekjes së statutit të PD-së, në vijimësi pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë.
Në çelje të Kuvendit fillimisht do të mbajnë fjalime disa të rinj. Pas disa fjalimeve do të mbajë fjalën e tij për gati 1 orë kreu i PD, Lulzim Basha.
Pas fjalës së Bashës, do të prezantohen ndryshimet statutore dhe fillimisht do të jetë Komisioni i Ndryshimeve Statutore që do sqarojë ndryshimet e bëra ndërsa në vijim do të votohet me ngritje kartoni për këto ndryshime nga delegatët.
Po ashtu do të votohet Këshilli i ri Kombëtar dhe teksa do të mbahen fjalime të hapura, njëkohësisht edhe do të votohet. Kuvendi isotëm, nuk do të thërrasë 7646 delegatët që ky organ i PD kishte përpara ndarjes së demokratëve.
Listat, sikurse ndodhi me Këshillin Kombëtar do të pastrohen nga berishistët dhe me rifreskimet e bëra në Kuvend do të marrin pjesë rreth 5000 delegatë nga rreth 7000 që kanë qenë.
Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 Dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë.
Nuk ka më turp se sa një parti që mendon të qeverisë kthehet përsëri tek Basha.Është shkruar aq shumë për të sa ska ku të vejë.Në kosovë bashkpunonte me sërbët,njeri që ska mbaruar studimet e lartë.njeri që jeton Hollandë etj etj dhe nga ky njeri pritet suksesi.Për mua ky njeri ska asnjë meritë në këtë parti dhe nga frika e burgut nuk po le gjë pa bërë për të erdhur në pushtet.Populli nuk do ta votojë se o ka dalë boja...