Përpjekjeve të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit për të bashkuar deputetët e grupit parlamentar demokrat që janë të përçarë në disa fraksione, i është përgjigjur deputetja Oriola Pampuri. Në një intervistë në Euronews Albania, deputetja demokrate që është e rreshtuar krah Lulzim Bashës kërkoi nga kreu i grupit parlamentar që japë sqarime përse ndryshoi qëndrim ndaj Berishës së shpallur non grata.
“Këta që janë sot si luftëtarët e mëdhenj të bashkimit, kanë qenë luftëtarët më të mëdhenj kundër non gratës. Dhe të themi të drejtën, lëvizje me një shpejtësi marramendëse qëndrimesh në politikë të japin të kuptosh një lloj paqëndrueshmërie. Ata që sot kërkojnë bashkimin e grupit parlamentar duhet më parë të shpjegojnë përse ngulën këmbë të ishin deri këtu”, tha Pampuri.
Pampuri sqaroi pse ka zgjedhur të mos mbështesë Berishën.
“Unë nuk mund të eci përpara kundër SHBA, BE e Britanisë së Madhe, kjo është absurde. Mua nuk më ka detyruar as zoti Basha të jem aty, ka qenë qëndrimi im personal dhe i palëkundur nga fillimi deri sot dhe askush tjetër nuk më shantazhon dhe nuk më detyron të mbajë qëndrime në këtë krah apo në kahun tjetër”, u shpreh deputetja e PD.
Të shtunën nën drejtimin e Lulzim Bashës do të mbahet kuvendi i partisë demokratike që ka në rendin e ditës ndryshime në statutin e partisë dhe zgjedhjen e kuvendit kombëtar.
Po te kishte vajtur kryetar partie Rolande Bejko ajo parti do te kishte te ardhme dhe pretendime per pushtet,po me Bashuk tradhetarin qe ndihmoi Dik Martin,dhe me i pa afti ne politik eshte karte e diegur ai eshte pjelle e Sali shpellarit qe nuk eshte as Demokrat,as komunist,as fashist po sala eshte vete Krytar i nje grupi terrorist asgje me pak.
O pika kur presin nga nje antar i LGBT te ndreqe pd ndersa Saliu e ka te shkruar ne balle jo sot po qysh kur hodhi teseren e ppsh .
Neser 10 min. para se te hapet mbledhja e kuvendit kombetar te PD se prane pallatit Asllan Rusi do paraqitet strategu i foltores klevis krrici i faro pace pilafit me kollaro me dy gishta lart hipur mbi furgonin e policise me gjysmen e trupit jashte dritares i cili do beje nje xhiro brenda ne sallen e Asllan Rusit duke bere garipin para antareve demokrate te kuvendit kombetar.
Mesa duket PD tashmë mbi 80% është e gjitha anti-Amerikane, anti-Perëndimore, anti-demokratike, sepse është pro "Non Gratës" Sali Berisha. Thënë më qartë PD e Foltores/Rithemelim Vula e humbur Bardhi Tabaku e ca plehra totalisht, do e kenë fundin spektakolar në më pak se 3 muaj, në kulmin e dimrit. Shumë nga emrat rreshtuar pas Berishës dhe shumë pas Bardhit, do përballen me hapjen e Dosjeve si të vjetra e të reja, gjë të cilën s'do e bëj Edi Rama dhe PS, por Perëndimi me në krye Amerikën. Pastrimi i dhimbshëm fillon nga pseudo demokratët e Dhjetorit 1990, për të ardhur tek LSI/PL me Metën e Monikën në krye, e më pas tek do plehra në PS anti-Rama, që janë të zhytur në korrupsion duke shpërdoruar besimin e Ramës dhe të elektoratit të Majtë.
Trimat u vrane te paret! I vrau Saliu dhe Biberaj! Kane ngelur keta Luli edhe te tjeret jane Made in Sali! Berisha komunist ka qene dhe i tille ka ngelur! Bardhi ashtu sic mendoj une eshte nje njeri i vogel qe ka lindur per te sherbyer! Edhe te gjithe te tjeret,jane lepuj! Pa ikur Saliu ,nga Politika,keta lepuj te bute do jene!
Ore kukudher! Pse me shani Partine?
O Orjola pergjigjen e tyre po ta jap une me nje thenie te te madhit Mirush Kabashi "Bishti i qenit bisht qeni mbetet."Mos prit qe ata te japin llogari apo te thone ndonje fjale tjeter.