“Presim me padurim të përmirësohet” - Blendi Klosi tregon si është gjendja shëndetësore e Fatos Nanos

1 Shtator 2023, 18:20Politika TEMA
“Presim me padurim të përmirësohet” - Blendi Klosi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka zbuluar se si është gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano.

Në një lidhje për “News Line”, ai tregoi se Nano është duke u monitoruar nga mjekët dhe shpreson që gjendja e tij të përmirësohet:

Gjendja është nën kontrollin e mjekut, të cilët po e monitorojnë nga momenti në moment. Është një gjendje me ulje-ngritjet e saj dhe që realisht të bën të shpresosh për të mirën dhe të ketë një situatë stabël. 

Natyrisht nuk është një situatë e mirë, është një situatë komplekse, por që mjekët e spitalit ku është shtruar Nano po e ndjekin dhe familjarët e tij nuk kanë informacion më shumë se sa ju keni. Pra, është një situatë që realisht ka shqetësime reale për gjendjen fizike të zotit Nano”.

Më tej, Klosi kujtoi kohën kur ka punuar me Nanon dhe emocionin e jashtëzakonshëm që ndjen. Sipas tij, Nano solli një frymë të re në PS dhe burrat si ai kanë arritur gjëra të mëdha.

Natyrisht të gjithë ne që kemi punuar me zotin Nano ndjejmë një emocion të jashtëzakonshëm dhe presim me padurim të përmirësohet. Unë kam pasur fatin, nderin, natyrisht dhe krenarinë që të isha ndihmësi i tij, kur unë isha në një moshë shumë të vogël. Tosi ka qene një nga ata burra që po të rrije pranë me të, mësoje shumë. Kemi arritur gjëra të mëdha. Ka qene një njeri shumë i drejtë dhe ka arritur shumë me politikën e tij.

Ai solli një frymë të re në PS, një ekip të ri në drejtimin e partisë. Erdhi si një figurë e spikatur e asaj kohe, si njohës i mirë i realitetit shqiptar dhe atij ndërkombëtar. PS ishte një parti me shumë vlera, një parti liberale, e cila dhe sot vazhdon të jetë e suksesshme”, tha Klosi!

5 Komente

  1. A
    Aqifi

    Nderkohe qe pret futja dhe nje dore poker se ske cben tjeter….

    Përgjigjjuni
    1. t
      tahiri

      Ju zvarraniket e Nanos etrogoni fytyren tuaj ne cdo moment.

      Përgjigjjuni
      1. ¿?

        Pse mezi pret te permiresohet mer kadosh, apo te ka borxh noi lek e nuk ia merr dot po vdiq.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tana

          Mut ti o Blendi Klosi e Mut i Mutit Nano!

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjergji

            Kush e shtypi ate derezine ne Shkallnuer, ti apo Tosi? Mos ka ardhur koha te rrefehesh???

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje