
Presidenti i Republikës, kryeministri dhe ministri i Jashtëm do të udhëtojnë në mes të muajit për në Amerikë.
Bajram Begaj, Edi Rama, dhe sipas planit, edhe Olta Xhacka, do të shkojnë në Nju Jork, aty ky zhvillohen punimet e përvitshme të Asamblese se pergjithshme si dhe te forumeve të tjera të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Për hir të Presidencës së Këshillit të Sigurimit, të cilin një vend i vogël si Shqipëria e merr për herë të dytë, në 14 shtator është parashikuar që ministrja Olta Xhacka, të drejtojë mbledhjen me fokus ngritjen e një rrjeti për ndihmat humanitare.
Pak ditë më pas, në 20 shtator, mbledhjen e liderëve botërore në Këshillin e Sigurimit do ta drejtojë Edi Rama, si kryeministër i vendit që merr presidencën. Për momentin kjo konsiderohet një nga mbledhjet më të rëndësishme, me fokus Ukrainën, ku do të marrë pjesë edhe Volodimir Zelenski.
Por në selinë e OKB-së do të jetë edhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj, duke e bërë Shqipërinë me gjasë të vetmin vend që përfaqësohet ne nivel te tille, president dhe kryeminister ne mbledhjet e OKB.
Tradita e shqiptarëve ka qenë e tillë që një vit në OKB shkonte kreu i shtetit e tjetrin kryeministri. Gjate viteve te konfliktit Berisha- Topi, kjo u kthye edhe ne nje perplasje protokollesh. Por nuk eshte ky rasti i Rames dhe Begajt.
Do të jetë presidenti Begaj i cili do të mbajë fjalen ne emer te Shqiperise në Asamblenë e Përgjithshme në 21 shtator, hera e parë që ai personalisht ngjitet një podiumi të këtij niveli.
Për gati një javë, vendi do të ketë si autoritete më të larta, dy zonja: kryetaren e Kuvendit dhe zëvendëskryeministren.
Po ka shku so xhol dhe Edi...ndryshe nuk e kalonte dot oceanin...mendoj une...ka ca kohe qe nuk shkon dot.....ehhhhhh
Shqipëria, një javë në duart e dy grave,hahaha,akoma me kete budallallikun albanez,qe nuk kemi parine,ose tre postet,njerzit qe mbajne keto poste,jane jashte.E çfare pastaj se jane jashte?Apo me qene brenda,njeri nga keto,do jemi te sigurtë?
Keta te dy jane bere si vellezerit vjetnamaze te pa ndare nga njeri-tjetri. Dhe fatkeqesia e atije kombi eshte sepse asnjeri nuk eshte diplomat, te dy jane dru me pre ne politike nderkombetare.
O Rame pash zotin merreni dhe rrumpallën me vete amon por me një kusht hidheni në oqean..
Nje vemendje miqesore Patriot: si vellezerit siameze. Thuhet se kur kane lindur,kane lindur bijake te ngjitur shpine per shpine. Perdoret kjo shprehje edhe kur flitet per instalimet qe bejne pllomerat me tubacione uji kur fiksojne dy tuba te ngjitur shpine me shpine me drejtime te kundert. Pershendetje miqesore zoteri.