CDU gjermane mbështet zyrtarisht Lulzim Bashën

2 Shtator 2023, 12:14Politika TEMA
CDU gjermane mbështet zyrtarisht Lulzim Bashën

CDU gjermane njeh zyrtarisht PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha.

Zëdhënësi i CDU-së, Gunther Krichbaum ka dhënë mesazhin për Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe Lulzim Bashën.

Deputeti i kristianodemokrat u shpreh se Partia Demokratike po përballet me tendenca përçarëse, por theksoi se forca krijohet me vendosmëri, duke shtuar se “Kuvend Kombëtar është jashtëzakonisht i rëndësishëm për bashkëpunimin e ardhshëm me CDU në Gjermani”.

“Kuvend Kombëtar duhet të japë mesazhin që PD modernizohet në programin e saj si një forcë europiane, që PD hapet dhe bëhet tërheqëse për forca të tjera në shoqërinë shqiptare”, tha ai.

Ndërsa iu drejtua kreut të partisë: “Ju uroj ju i dashur Lulzim Basha, dhe të gjithë bashkëpunëtorëve tuaj, shumë suksese në këtë projekt të madh e të vështirë, por të domosdoshëm!”

Ndërsa përfundoi: “Kudo që ne, si CDU mund të ofrojmë mbështetje: na njoftoni! “

3 Komente

  1. K
    Kritiku

    Gazetare shpellare, beni sikur gjermani e paska vene vulen se cila eshte PD zurtare. Nje Parti njihet nga ligji dhe eshte ajo qe eshte e regjistruar si e tille. Grupimi i shpellareve nga Berisha eshte nje grup ilegal. Ju idiote, kemi ligjet tona qe flasin qarte dhe ato njihen dhe jo theniet e dikujt. Kj qe beni ju tregon nivelin shume te larte te inferioritetit, tipit per njerez e pazhvilluar nga ana intelektuale. Ne fakt intelekti juaj eshte akona ne epoken e gurit.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rikardo

      Mbeshtetja nga ShBA ka rendesi, tjerat jane detaje

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1001

        Jo detaje , por fluska shkume .....nga ato qe ikrijohen per nje moment dhe me von zhduken ....kot me kot , europianet jane dinake ...e dredhin nga fryn era ....amerikanet jane me te vendosur , nese nuk je ai qe duhet ....ke mare fund ..

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje