Ish-kryeministri Fatos Nano vazhdon prej 10 ditësh trajtimin në spital si pasojë e problemeve me frymëmarrjen, ndërkohë që mësohet se rehabilitimi i rij është i ngadalshëm.
Sipas burimeve nga spitali privat ku lideri historik i PS-së po kurohet, bëhet me dije se momentalisht gjendja shëndetësore e ish-Kryeministrit aktualisht është e mirë. Gjithashtu, njoftohet se i është bërë ndërhyrje lehtësuese për frymëmarrjen.
Mësohet se rehabilitimi është i ngadalshëm dhe i vështirë pasi kërkon ndërgjegjësim dhe bashkëpunim nga pacienti. Ndërkohë më herët u raportua se mjekët kanë vendosur që ta heqin nga intubimi dhe ta furnizojnë me oksigjen përmes një tubi që lidhet direkt me trakenë, procedurë që njihet me emrin “Trakeostomi”.
Ish-kryeministri socialist, ishte i intubuar pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike që ngushton dhe dëmton rrugët ajrore të mushkërive.
Të enjten e 24 gushtit 2023, Nano u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Ish-Kryeministri ka pasur probleme me shëndetin edhe dy vjet më parë. Ai vuan nga sëmundja e SPOK, e cila mund të shkaktojë shumë komplikime, duke përfshirë: infeksionet e frymëmarrjes, probleme me zemrën, hipertension dhe depresion.
Njerëzit me SPOK kanë më shumë të ngjarë të preken nga gripi. Infeksion i frymëmarrjes mund ta bëjë frymëmarrjen shumë më të vështirë dhe mund të shkaktojë dëme të mëtejshme në indet e mushkërive. Një vaksinim vjetor i gripit dhe vaksinimi i rregullt kundër pneumonisë mund të parandalojë disa infeksione. Nga ana tjetër, për arsye që nuk janë kuptuar plotësisht, SPOK mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së zemrës, përfshirë edhe sulmin në të.
Ndërprerja e duhanit mund të zvogëlojë këtë rrezik. SPOK, po ashtu, mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut në arteriet që sjellin gjak në mushkëri (hipertension pulmonar) si edhe të rrisë rrezikun për shfaqjen e kancerit të mushkërive. Në dallim nga disa sëmundje, SPOK ka një shkak të qartë dhe një rrugë të qartë parandalimi. Shumica e rasteve lidhen drejtpërdrejt me pirjen e duhanit dhe mënyra më e mirë për të parandaluar këto sëmundje është të mos pini duhan ose të ndaloni pirjen e duhanit.
Po ky si jeton ne Viene pa siguracion shendetesor? Apo e ka ngrene kallup qe mjeksia te ne eshte me e mira ne bote? Se te habit qe vjen e mjekohet ketu, kur ka kohe qe I ka lene puplat Shqiperise dhe kakaris ne Austri.
Tani eshte vertet i semure e ne Spital Nano, apo po perdorni semundjen e Nanos per te justifikuar helmet qe i quani Vaksina? Ndoshta semundja Nano mund te jete nje inskenim e mashtrim, si apandesiti i Rames. Asnje nuk e ka konfirmuar qe Nano eshte vertet ne Spital, pervec mediave te mirepaguara, te cilat kane mare medaljen e arte per mashtrime 24 me 7. Te cili Spital ne Tirane eshte shtruar Fatosi? Jo per gje, por thjesht ti bejme nje vizite. Seriozisht, ku eshte shtruar?
Nuk ka gje hajduti , qe eshte fryre si sufllaq …i thoni te pjerdhe qe te lirohet se eshte fryre si kacek ….do pelcase dhe do mbushe dynjane ne mut ….. Ky , Sali qeni dhe tjeri hajdut dhe spiun Ilir Metaj …eshte fajtor per gjendjen tragjike te shqiptereve dhe Shqiperise ….lereni te ngordhe te shpetojme ….te ngordhin nje nga nje ndoshta nje dite do marim fryme lirisht …..