Kuvendi Kombëtar i PD, Gështenja: Vetëm kjo s’mund të jetë Partia Demokratike. Duhet më e fortë dhe jo më të dobët se e djeshmja

2 Shtator 2023, 15:10Politika TEMA

Kuvendi Kombëtar i PD, Gështenja: Vetëm kjo s’mund të

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ka reaguar pas miratimit të statutit të ri në Kuvendin Kombëtar, i cili i jep kryetarit të partisë edhe funksionin e kreut të grupit parlamentar.

Ai ironizoi kreun e partisë, Lulzim Basha duke thënë se “mblodhi Kuvende për të përjashtuar ata me të cilët bërë betejën”.


Gështenja iu drejtua duke thënë se “të vetëshpallesh kryetar i përjetshëm, s’mund të quhet Parti Demokratike”.

“Të bësh luftë kundër kultit të individit e më pas të mbledhësh Kuvende për të përjashtuar ata që bëre betejën dhe të vetëshpallesh kryetar i përjetshëm, vetëm kjo s’mund të jetë dhe s’mund të quhet Partia Demokratike.

Është koha për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, më të fortë dhe jo më të dobët se e djeshmja!”, shkroi deputeti.

2 Komente

  1. J
    Juristi

    E keni gjenetike ju te Pd-ës kete pune.Edhe Sala iden eshte,vetem se ndenjti nja 8-9 vjet i "fshehur" mbas Lulit si kryetar.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pa parti

      Edhe ti je koqe. Nje parti demokratike nuk mund te jete”gjitheperfshirese” sepse nuk eshte me parti e ideve demokratike. E kunderta eshte e vertet. Nje parti me ide demokratike, behet parti e te gjithe atyre qe jane demokrate ne ide. Eshte pikerisht ideja jote konfjuze per te rrembyer pushtetin dhe jo merita per te marre pushtetin nenidete demokratike qe ka bere Saliun te kethehet ne vampir politik i cili polli edhe ty apo Bashen nen devizen se “komunistet nuk dorrezohen” por dine te behen edhe demokrate gjitheperfshirese….shqiperia ka nevoje per nje te djathte te vertete dhe jo per te djathten gjitheperfshirese…..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje