'Lufta' në PD, Bardhi thërret në takim të gjithë deputetët e opozitës: Asgjë nuk duhet të na pengojë për t’u bashkuar kundër keqqeverisjes së Ramës

3 Shtator 2023, 13:40Politika TEMA

'Lufta' në PD, Bardhi thërret në takim të

Gazment Bardhi thërret në takim të gjithë deputetët e opozitës.

Bardhi thotë se asgjë nuk duhet t'i pengojë për t’u bashkuar dhe për të unifikuar qëndrimin dhe aksionin opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.

Deklarata e plotë e Bardhit:

Gjatë gjithë kësaj kohe dhe veçanërisht në këtë periudhë të thellimit të keqqeverisjes, kam analizuar me përgjegjësi maksimale situatën në vend dhe nevojën që ka Shqipëria për një opozitë të fortë, të unifikuar dhe plotësisht funksionale.

Opozita shqiptare ka përballë një qeverisje të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, që ka minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes metodave të kundërligjshme. Për këtë shkak, interesi publik dhe mbrojtja e interesit të qytetarëve, kërkon që çdo opozitar të përqëndrojë energjitë e tij vetëm në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

Për fat të keq, kjo nuk ka ndodhur në këto 2 vitet e fundit. Lufta e brendshme në Partinë Demokratike e ka dobësuar opozitën dhe shpesh e ka shfokusuar nga misioni i saj, duke i krijuar një komoditet të pashoq e tërësisht të pamerituar Edi Ramës në mandatin e tij të 3 radhazi, ku sundon keqqeverisja, arroganca dhe korrupsioni. Kjo situatë dikton nevojën që, në mënyrë urgjente, secili prej nesh, deputetëve të opozitës, të tejkalojë vetveten për të ofruar dhe për të gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve dhe çdo qytetari që kërkon ndryshimin e qeverisjes.

Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj vendit dhe qytetarëve. Kam bindjen e plotë se çështjet që na bëjnë bashkë janë më shumë se çështjet që na ndajnë.

Duke ruajtur dhe respektuar qëndrimin apo mendimet individuale të çdo deputeti për zhvillimet apo debatin e brendshëm në Partinë Demokratike dhe në kampin opozitar, ndaj bindjen me shumicën e kolegëve që kjo nuk duhet të na pengojë për t’u bashkuar dhe për të unifikuar qëndrimin dhe aksionin opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.

Për këtë arsye, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim. Duke besuar se shqetësimi për nevojën urgjente të unifikimit të opozitës bashkëndahet nga çdo deputet që ndien përgjegjësinë për një përballje të unifikuar kundër Edi Ramës, mirëpres pranimin e kësaj thirrje të sinqertë, me qëllimin e mirë të përcaktimit të axhendës dhe strategjisë së përbashkët të të gjithë PD dhe të gjithë opozitës parlamentare.

 

10 Komente

  1. r
    robi

    Para se te filloje mbledhjen Bardhi me deputetet e opozites do te vije ne sallen e mbledhjes dhe i deleguari i foltores se vicidolit, krrici i faro pace pilafit me floket e llakuara lart, me kollaro, me dy gishta lart hipur mbi furgonin e policise me trupin perjashta dritares duke bere garipin para deputeteve te Gaz Bardhit.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gota

      Robi, te lutem shkruaj me shpesh, Je i papare !

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sanija e Brakes

      Mire bythshpartalluar por kjo Bardhoshja na doli dhe Kar-rrieriste dashese.Jallah ,jallah mi korbani!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luani

        Tani Bardhi shkerdhehet teresisht nga foltorja, sic duket po i pelqen aq shume pallimi sa po tradheton edhe Ameriken e jo me Bashen.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mali

          O koqe! Po kundër Edi Ramës kush di drejtoj qeverisjen? Apo tutje në anarshi. Zaten këtë keni bërë gjithë kohën. Jo vetëm kundër Ramës, por kundër çdo lloj qeverisje me përjashtim të asaj që keni drejtuar vetë. U intereson anarshia. Se partia në anarshi u krijua dhe ashtu do përfundojë.

          Përgjigjjuni
          1. T
            T

            Shko mblidh dhe gjithe bythqirat e lgbt se ata mu gojne te pedeja .mor byth cpym .edi rama me njerez si ty dhe sala aty e keni dhe 20 vjet .mor kurve burre .

            Përgjigjjuni
            1. K
              Komplotisti

              Ik tek Nongrata o trap mos u lodh me thirrje hipokrite, sepse vetem Nongrata do te vije aty ne takim me nje tufe me lule

              Përgjigjjuni
              1. B
                BABALE i PD

                Kryetar grupi eshte Basha ky pede cfare kerkone ? Nuk e kuptone ky hommo qe iku mbaroje e fshiu Basha me gome fshhhhh fshhhh

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Noci

                  Ka filluar t'i duket vetja si politikan.Te ishe i mençur e beje para se Luli,te shetiste neper lulishtet e qyteteve dhe duhet teta merrte mendja se ato sadopak qe kane ngelur neper rrethe kanë qendruar me Lulin e jo me ty dhe as me Salen.Tani po paret tru ti dhe ai grup deputetesh ose shtyjeni keta dy vjet ose ulni koken para Lulit se me Berishen ,ju mbyllen portat kudo

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    american16al

                    PD eshte mbushur me klluone qe konkurojne kush te behet me qesharak, ky eshte produkt i guzhines Berisha per te drejtuar si sheik kete fis parahistorik te shekullit 21…..!!!!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje