Gazmend Bardhi ka vendosur të thërrasë në një mbledhje, deputetët që nuk mbështesin Lulzim Bashën, bashke me ata të “Foltores”, me gjasë për t’u bashkuar në një.
Ata deputetë, që Gaz Bardhi deri pak muaj më parë, i akuzonte më ashpër se kushdo tjetër, për korrupsion dhe lidhje për krimin.
Sali Berishën p.sh, Bardhi e akuzonte si bosin e Suel Çelës, një personazhi të botës së krimit në Elbasan.
“Jo nuk kam marrë me Syri TV, Syri TV ka mbi 2 muaj që merret me mua. Madje, drejtuesi i Tv tuaj ka arritur deri aty sa të akuzojë sekretarin e Përgjithshëm të PD që unë flas në telefon me Suel Çelën.
Ai e di shumë mirë që unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për atë që bën tifo ai zotëria që drejton TV tuaj.
Nuk jam marrë unë. Jeni marrë ju me shpifje dhe baltë ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD me gjëra që çdo demokrat i Elbasanit qesh dhe tallet kur i dëgjon.
Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim.
E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ua mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela. Nuk e pranojnë kurrë, do apo nuk do Syri TV”, deklaronte Bardhi.
Berisha nga ana tjetër, e akuzonte Bardhin si autor të vrasjes së ndodhur në Elbasan gjatë fushatës elektorale.
Ndoshta në takimin e Bardhit, do të kenë munësinë që të sqarojnë dhe deklaratat e rënda ndaj njëri-tjetrit.
Njerez pa personalitet , ashtu siç i duhen Saliut . Ky Bardha eshte zgjedhje e Lulit po qe tani po i pelqen dhe Saliut . Deri djecarmiq te betuar , sot u bene miq sikur nuk ka ndodhur asgje midis tyre . Nuk behet stani me lepuj , prandaj Bardha shkoi atje ku eshte rumpalle .
Eh c’a vete ne pd , kane dy vite qe pasi hodhen gaz u shane u rrahen o burra kush mund te hedhe copen e mutit me te madhe tjetrit po vjen nje moment per ti harruar per hir te pd . Vetem per moral nuk mund te flitet ketu pasi eshte momenti qe tere ato akuza te shara tere ai mut i hedhur tani jane gati ti kethehen ta hane besoj gjithsecili te tijin , u harrua nongrada qe i ndau a thua e harruan edhe Amerika e Anglia sikurse keta qe i harrun .
Me ne fund plehrat e PD po' e gjejne koshin e tyre,,,,aty tek koshi i plehrave te saliut,,,saliu eshte pronari i koshit,,,aty tashti do qelben se do perzjehen shum lloj pleherash,,,,
Berisha është shumë i thjesht në të vepruar, ai e konsiderojnë PD si një rrjet të fshehtë personal në shërbim të tij. Për këtë mënyrë të vepruari ai është i specializuar, pasi dhe vetë ka qënë në shërbim të rrjetit personal të diktatorit Hoxha, rrjet që është drejtuar për më se 30 vjet nga Ramiz Alia. Në hapat e parë të kësaj mender demokracie, ai punoi fort për të vendosur pjestarët e këtij rrjeti në çdo hallkë shtetërore dhe partiake. Ishte ai që u kujdes edhe PS të drejtohej nga ky rrjet, duke mbështetur Metën dhe Majkon të dilnin në krye të saj. Në PD gjatë gjithë kohës, në çdo hap ai ka bërë të njëjtën gjë. Edhe pasi shumë nga rrjeti personal i diktatorit koha i nxori jashtë për arsye të moshës, ai u kujdes që pasuesit e tyre, bijtë, nipërit dhe mbesat si psh, Basha, Bardhi, Kokalari e plot të tjerë të pasonin prindërit e tyre. Të vetmet që do e hanë në këtë zallamahi që po ndodh në PD janë Alibeaj, Bejko, Zekthi, Açka e ndonjë tjetër, të cilët u mbështetën në një moment se ashtu e kërkonte nevoja.