“A të keqen, hajde pajtohemi”, Korreshi zbulon pse u përplas Bardhi me Bashën

4 Shtator 2023, 13:31Politika TEMA

“A të keqen, hajde pajtohemi”, Korreshi zbulon pse u

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka zbuluar detaje nga përplasje në parlament mes Gazmend Bardhit dhe Lulzim Bashës.

I ndodhur aty pranë, Korreshi tha se shkak për nisjen e përplasjes ishte komunikimi nga ana e Bashës. Sipas tij Bardhi është nga ata persona i cili nuk toleron t’i flasin persona me të cilët është përplasur, pasi ka qëndrimin e tij.

“Basha s’i tha gjë i tha “a të keqen hajde të pajtohemi”. Kjo ishte për humor. Bardhi nuk është nga ata tipa që loz me lojëra fjalësh.

Nuk mund ta përshëndesësh kur më parë i ke dërguar një shkresë qesharake. Është njësoj kur na zuri në pritë në mbledhjen e Kryesisë që na dha dorën, kështu funksionon ai.

Zoti Bardhi i tha merru me ndonjë tjetër jo me mua me këtë formë, kaq ishte. Basha është e kotë që ta jep dorën, se ditën të jep dorën dhe natën të bën pritë. As na përshëndet dhe as nuk e përshëndesim”, tha Korreshi.


Gjithashtu deputeti i PD u ndal te tryeza që pritet të mbahet mes deputetëve që mbështesin Gazmend Bardhin dhe atyre të Berishës.

Korreshi theksoi se ky takim përbën një bashkim të deputetëve për unifikimin e luftës së opozitës në parlament dhe jo një bashkim të të gjithë deputetëve rreth “Foltores”.

“Nesër ka një bashkim të deputetëve për sa i përket grupit parlamentar dhe për sa I përket pjesës tjetër. Është një takim që të shohim njëri tjetrin në sy dhe të unifikojmë qëndrimin ndaj Edi Ramës, pra nesër do të bashkohemi për pjesën në parlament dhe jo për pjesën tjetër”, tha Korreshi.

5 Komente

  1. S
    Sadiu

    E tmerrshme të ngelet partia në dorën e preshit dhe të sallatorit. Përfundimi do të dalin kastraveca hibrid, pa farë.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fruta perime bio PD

      Deputeti fruta - perime ky eshte me qesharak se Gjerizi me falni Murizi

      Përgjigjjuni
      1. N
        Noci

        O trap ,sa te jete Berisha ,nuk ka asnje lloj bashkimi vetem nen çadren e tij,kete duhet t'a mesoje ti dhe te tjeret,se ne keto 33 vjet Berisha nuk ka barazuar askend me vehten.Ti qe mundohesh te besh humor nuk ben njeri per te qeshur,ju ja bete vehtes duke ndjekur Bardhin,dhe thuaju shokeve mos u merrni me Ramen se Bashen e kane trashegim nga Berisha qe nga 2005 e jo nga Rama dhe çdo gje qe ka bere nuk vepruar pa lejen e Berishes

        Përgjigjjuni
        1. D
          D

          Neser,simbas ketij karagjozit Korreshi,keta do bashkohen vetem ne parlamenet,pra shqip do hyj vetem koka e atij mikut,po ndjem kenaqesi e shtyjm pak nga pak me thell…?!

          Përgjigjjuni
          1. D
            D

            Neser,simbas ketij karagjozit Korreshi,keta do bashkohen vetem ne parlamenet,pra shqip do hyj vetem koka e atij mikut,po ndjem kenaqesi e shtyjm pak nga pak me thell…?!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje