Milaim Zeka: Në 120 vite Tirana e Prishtina s’kanë qenë kurrë më të armiqësuara, falë Osmanit dhe Kurtit

4 Shtator 2023, 15:38Politika TEMA

Milaim Zeka: Në 120 vite Tirana e Prishtina s’kanë qenë

Gazetari Milaim Zeka komentoi vizitën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Shqipëri në një kohë kur situata mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është më e mira e mundshme.

Sipas tij Rama nuk mund të ndihet i qetë përballë Vjosa Osmanit duke pasur parasysh se në 120 vitet e fundit, dy vendet nuk kanë qenë kurrë kaq të armiqësuara.


“Të shohim me çfarë këmbe ka ardhur Vjosa Osmani në Tiranë sot. Deklaratat me Begajn ishin normale, por të shohim fatin e Edi Ramës, a ka ardhur me këmbë të mbarë për punën e ndryshimeve.

Po e bëri me tension Vjosa Osmani bisedën ikin një pjesë e mirë e ministrave,” – u shpreh Zeka, ndërsa qeshte në një intervistë për Euronews Albania . 

“Nuk e besoj që Edi Rama ndihet i qetë përballë Vjosa Osmanit duke pasur parasysh se në këto 120 vitet e fundit, Tirana dhe Prishtina s’kanë qenë kurrë më të armiqësuara, falë Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit,” – shtoi gazetari.

3 Komente

  1. s
    sapa

    Individet politikane dhe jo popujt ndermjet tyre!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patriot Zeka

      C’eshte ky shkencetar” gomar Ben politiken e MiloshevicVucicit??

      Përgjigjjuni
      1. a
        astrit

        Ky ose eshte budalla e sherxhi ose i zgjuar e hileqar. Ku i gjeti ky qe kosova ka 120 vite shtet?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje