Spahiu: Deputetët janë të paaftë të bashkojnë PD-në, si mund të bashkojnë shqiptarët për të rrëzuar Ramën?

4 Shtator 2023, 16:30Politika TEMA

Spahiu: Deputetët janë të paaftë të bashkojnë

Juristi Kreshnik Spahiu tha se tre grupimet e krijuara brenda Partisë Demokratike nuk mund të ngjallin besim te populli pasi ata nuk po mundet të krijojnë një opozitë të bashkuar.

Duke qenë se Berisha, Bardhi dhe Basha janë të përçarë, sipas Spahiut, ata nuk mund të ngjallin besimin e demokratëve se do të bëjnë një opozitë reale përballë Ramës .


“Do i kujtoja një garë demokratëve, në vitin 2011 kanë garuar për Tiranën dhe kanë hubmur me 10 vota përballë Edi Ramës, Bashkinë e Tiranës.

Edhe 10 vota, 1 familje po t’u largua nga partia, është shumë e rëndësishme. Është i rëndësishëm në politik, çdokush që largohet. Në opozitë nuk ke luksin të largosh askënd, duhet bashkim dhe sot di të them një gjë.

Këta janë të paaftë të bashkojnë Partinë Demokratike, si mund të bashkojnë shqiptarët për të rrëzuar Edi Ramën?

Këta nuk bashkojnë dot njëri-tjetrin, kur këta kanë ngrënë bukë me njëri-tjetrin, kanë ndarë në të mirë e në të keqe problematikat me njëri-tjetrin, kanë ndarë në të mirë e në të keqe problematikat me njëri-tjetrin, kanë hyrë në karrierë me aksionet e tyre të përbashkët.

Kur këta tre nuk bëhen me njëri-tjetrin, pse duhet që tre milionë shqiptarë të bashkohen rreth tyre. Ky është problemi i jashtëzakonshëm që Shqipëria dhe opozita është në një krizë lidershipi”,-tha juristi Kreshnik Spahiu për Euronews Albania.

1 Komente

  1. J
    Juli

    Une nuk kuptoj manine,objeksionin qe kane "analistet",politikanet etj qe hajde se duhet te bejme partira,bashkime, etj etj qe te rrezojme Edi Ramen?Niveli i intelectit politik eshte nen zero. Me keto tipa,qe japin keshilla te shekullit xix,eshte shume gjynof qe merren gazetat,tv etj.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje