Edi Rama: Sot për Shqipërinë flasin keq vetëm ata që janë pa din e pa iman, duke i lënë edhe të huajt gojëhapur

4 Shtator 2023, 17:22Politika TEMA
Edi Rama: Sot për Shqipërinë flasin keq vetëm ata që

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj opozitës dhe mediave nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, duke thënë se ata janë persona pa din e pa iman që flasin keq për Shqipërinë.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ku teksa ishte duke folur për turizmin gjatë këtij sezoni, i quajti opozitarët si përqeshës gjuhëjashtë që çudisin edhe të huajtë që vizitojnë vendin tonë.

Rama tha ndër të tjera se askush nuk mund ta mendonte disa vite më parë që vendi ynë do të kishte këtë lloj trendi të turistëve të huaj.

“Kur unë flisja për Tepelenën turistike, më besonte vetëm Tërmeti dhe Goliku. Të cilët nuk besonin se do të shihnin vajza apo djem spanjollë në këto zona, ndërkohë që këtë vit, në këto zona shkoje vetëm me rezervime.

Tirana, kryeqyteti ynë i betonizuar dhe i mbytur nën hijen e kullave të krimit, ku dëgjohen akuzat politike e mediatike, sikur këtu nuk jetohet, kryeqyteti që dikur në korrik banohen vetëm nga punëtorët e shtetit, këtë vit u mbulua nga turistët, duke sjellë të ardhura përmes fenomentit të qiradhënies përmes airBNB. 

Madje edhe në zonat e Kumes në Vlorë, këtë vit dilnin turistë që kishin marrë shtëpira me qira. Aeroporti i Tiranës, njësoj si Aeroporti i Beogradit. Nga koha e mëparshme duket sikur kanë kaluar 100 vite. A jam i lumtur? Jo.

Tirana dhe Shqipëria sot kanë hyrë në hartën turistike të Europës, pa shpenzuar asnjë qindarkë. Sot për Shqipërinë flasin keq vetëm ata që janë pa din e pa iman, duke i lënë pa gojë edhe të huajt, kur i pyesin se çmendojnë këta përqeshës gjuhëjashtë për vendin e tyre. 

Kur të gjithë ata persona që vijnë nga Europa dhe bota dhe gjejnë kaq pasuri të larmishme dhe një siguri mbreslënëse që nuk ka lidhje me legjendat”, është shprehur Rama.

13 Komente

  1. g
    goni

    idiot patetik ......bashke me gjithe spektrin politik ......

    Përgjigjjuni
    1. K
      Korrupsioni

      Po me mua çfarë do bësh????

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        E megjithate mbetet nje nga vendet me te korruptuara qe ekziston.Nuk e mbulon mutin me shurre!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Deni

          Ja dhe diktatori i rradhes, nuk pranon dhe nuk lejon qe te ankohen apo te flasin njerzit ate qe mendojne. Si babai i vet, do qe te gjithe te flasin ate qe thote partia. Ndryshe ka pasoja.

          Përgjigjjuni
          1. ?
            ????????????????????????

            ti ke te drejt se vet jeto si mbret,,, jemi si gabelt lale edukata shqiptare pertoke si ne afrike,,,,,shqiperi pabuksa

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Devijim juaj psikologjik,qëndron tek fakti se dukesh që ke për zemër vetëm turistët e huaj,si do dëfrehem ,dhe sa do shpenzojnë ata,për të bërë figurë të mirë kur të takosh ndërkombetarët. Je Kryeministër i popullit të varfër shqiptar dhe duhet të flasësh vetëm dhe eskluzivisht për çfarë duhet bërë qe të jetojnë me dinjitet.Nuk të dëgjijmë kurrë për korrupsionin,vjedhjet e bashkëpunetorëve te tu,zyrat e shtetit që pengojnë qytetarët për ti rrjepur ata.Etj,etj. Duke qenë se zgjedhjet i ke të fituara me atë ushtrine e shpartalluar "brankaleone" të opozitës,duhet të fokusohesh tek shtresat e varfëra.Pyet Melonin se ajo mendon per popullin e vet dhe dinjitetin kombëtar.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Elisa

                Pse ça eshte Rama te mendoje per punetoret? I majte? Kur ka folur ai nje here per punetoret? Kur foli njehere per kamerieret 13-14 vjecare qe punojne per 5 mije leke te vjetra ne dite pa asnje te drejte minimale te njohur. Kur foli ai per fakiret qe germojne ne kazanet e plehrave per te mbijetuar. Per keta ai ka vetem nje mendim : si ti largoje nga vendi qe ti mos tremben turistet.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sindikalist

                  Fiks. A nuk u tha sipermarresve italiane te investojne ne Shqiperi, sepse tek ne nuk ka sindikata ? Me nje llaf; hajdeni, vidhini, grabitini, shtypini dhe shkerdhejini shqiptaret si t'ju doje qejfi......se nuk i mbron kush...

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sindikalist

                    Fiks. A nuk u tha sipermarresve italiane te investojne ne Shqiperi, sepse tek ne nuk ka sindikata ? Me nje llaf; hajdeni, vidhini, grabitini, shtypini dhe shkerdhejini shqiptaret si t'ju doje qejfi......se nuk i mbron kush...

                    Përgjigjjuni
                  2. g
                    gjuha shqipe

                    Ne cilin fjalor shqip mund te gjej fjalet "din" dhe "iman" ?

                    Përgjigjjuni
                    1. g
                      gjuha shqipe

                      Ne cilin fjalor shqip mund te gjej fjalet "din" dhe "iman" ?

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pompa dhe kazane uji

                        O vlla. Per "turizmin elitar" e kam dhe une nje pyetje: - Kur do na sjellesh uje ne cezma ?, se po na kap dhe shekulli 22 dhe po na ndryshken kazanet mbi tarraca. T'i ndrrojme, apo te presim dhe ca ? Si thua ?

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pompa dhe kazane uji

                          O vlla. Per "turizmin elitar" e kam dhe une nje pyetje: - Kur do na sjellesh uje ne cezma ?, se po na kap dhe shekulli 22 dhe po na ndryshken kazanet mbi tarraca. T'i ndrrojme, apo te presim dhe ca ? Si thua ?

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje