Teksa bëri bilancin e tij për turizmin e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama tha në mbledhjen e Asamblesë së PS-së se qeveria duhet të angazhohet maksimalisht për të forcuar më tej imazhin e ri të vendit.
“Për të vazhduar ngjitjen nga një pikënisje e re dhe duke parë në sy të gjithë të metat dhe problemet që kërkojnë adresim, detyra jonë është ta forcojmë më tej imazhin e ri të vendit dhe ta kthejmë në kapital ekonomike e social. Rreziku i humbje së ekuilibrit mes të ardhurave masive që turizmi sjell dhe shpenzimet, është një kërcënim real me të cilin duhet të merremi që sot.
Kujdes sepse do të ishte fatale të mos e mbanim parasysh se ky lloj turizmi nuk do të jetë kurrsesi i vetmi burim i të ardhurave të Shqipërisë turistike, por duhet të jetë një sirenë alarmi për të krijuar një burim tjetër, ende të munguar që sjell të ardhura që është turizmi i konsumit të lartë që sjell shumëfishin e të ardhurave dhe zë më pak vend fizikisht. Portet turistike janë themelore për krijimin e tij, infrastruktura e re aeroportuale gjithashtu, këto po ecin edhe pse jo me ritmet më të larta, edhe për arsye subjektive.
Ndërkohë që kjo infrastrukturë e re po ndërtohet dhe zinxhiri i ri i hoteleve me 5 yje po zgjatet hap pas hapi, duhen ndërtuar edhe resortet, duhet fokusuar jo vetëm në bregdet, por edhe në hapjen e shtegut të turizmit malor, ku Shqipëria ka një tjetër potencial të pashfrytëzuar, kjo është rruga e re që duhet të çajmë tani me angazhim të madh, të kemi garantuar në fund të kësaj dekade një hyrje shumë më të madhe parash në ekonominë shqiptare, por edhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë. Në këtë dekadë vendoset lartësia e profilit të Shqipërisë në çdo drejtim.
Shqipëria duhet të bëhet se s’bën, për bukuritë që i ka falur Zoti dhe për ato që ka trashëguar, ne duhet të synojmë majat e industrisë botërore, investimet qindra milionëshe, ja pse ne duhet të forcojmë në radhë të parë vetëdijen tonë qeverisëse. Ne s’duhet t’i harrojmë asnjë çast ata që do ta trashëgojnë nesër këtë vend, duhet të jemi vendi i ekselencës në mirëpritjen e investitorëve, duhet të rrisim menjëherë kërkesën e cilësisë ndaj investitorëve vendas. Kjo është një pikë kthese e re, ku prej tyre duhet të kërkojmë maksimumin evropian”, deklaroi Kryeministri.
Rama theksoi se arsyeja pse u ndal gjatë tek turizmi, përpos domosdoshmërisë, ka të bëjë me atë që ai e cilëson “momentum” i Shqipërisë në këtë sektor.
“Në një vend ku turizmi ishte bukë, sufllaqe, shalqi me djathë dhe artoporlantë si në dasëm, tani ka ndryshuar është kthyer në brand ndërkombëtar të turizmit. Shqipëria e 2030-kampione e rajonit në turizëm, që tërheq jo vetëm turizmin italian, por edhe atë të shtresës më të lartë, që vjen këtu për të shpenzuar këtu njësoj si në Maldive, do fusim shumë më shumë të ardhura në ekonominë prodhuese, me paga të larta për njerëzit tanë.
Edhe kapitulli i ndërtimit të fshatrave turistikë, duhet të shpallet shkresërisht i mbyllur! Ky vend është i vogël, prandaj golemizimi i dikurshëm si model zhvillimi duhet të konsiderohen histori. Ky vend duhet të nxjerrë më shumë nga turizmi me ndërtimet e reja, me kritere dhe kërkesa të reja. Vendi ynë do duhet të rezistojë në fashën e parë të destinacioneve me nam të Mesdheut ose përndryshe do kthehet te fasha e dytë.
Në fakt as kjo e imja nuk është një fjalë për turizmin, të cilin duhet t’i kushtojmë një vëmendje të posaçme. Arsyeja pse u zgjata për turizmin ka të bëjë nga njëra anë me faktin se ky momentum është një pohim i madh që askush nuk e mohon dot, Shqipëria është ngritur në një nivel të ri dhe ka të bëjë me domosdoshmërinë strategjike që arritjet e sotshme duhet të jenë stimul i madh për ne nesër”, shtoi ai.
mire po me plehra, fekalet ne det/lumenj dhe zhurmat e arabeve nga minaret cfare behet?
Po me mua çfare do bësh????
Të gjitha këto i ke të drejta, vetëm një gjë nuk na thua, sikur këto të ardhura që derdhen në buxhet të mos vidheshin nga batalionet e hajdutëve të armatës tënde politike, ku do të ishte ky shtet?
Po komandant, shume e vertete. Ky eshte momenti yne. Veshtroni pak kualifikimin e njerezve ne sherbim dhe sjelljen, dhe cmimet e larta te pa justifikuar dhe pastertine. Suksesi rrjedhimisht do perseritet ne vazhdimesi. Forca e kuqja!
Per ca ndryshon situata, ose me sakte per ke ndryshon situata?! Se ne plazhet qe i ke dhene abuzivisht investitoreve strategjike klienteliste, vetem kasta e pasur qarkullon dhe i frekuenton, ose kush ka bere trafiqe. 99% e qytetareve nuk afrohen dot. Kokra e hajdutit rama.
Atehere kur te vjen per te vjelle nga katraura qe ofrohet per parajse... Cfare I di njerezit o Ed efendi...? Ti Ed fyen deri atje ku smban me....te gjithe e dine shume mire se cfare do te thote turizem...ate qe ti e parapet si bum turistik...e gjithe Bota e ka kaluar para 50 vjetesh...po nuk ke faj se ti atehere vizatoje xhaxhin Enver...Bota o Ed qe je mbyllur ne ate kafazin e mallkuar qe quhet udheheqes...e di shume mire cdo te thote turizem...TURIZMI O ED NUK MATET NGA TUFA DUKE I NUMERUAR SI DELET...POR NGA CiLESIA DHE STANDARTET... Ta dish mire ti ja cili eshte standarti jot...qe sapo ulesh mbi Shqiperi te mbyt zymtesia e terrenit dhe arkitektures Shqiptare...KATRAURE. standard I turizmit tend jane...Rruget...Higjena...ai polici qe ndau me dysh ate vajzen e shkrete qe kishte ardhur per turizem... I Kokedhima...ai qe ju tregon dikun turisteve...ai qe I mban peng per nje gervishtje tavoline...ai 17 vjecari pa patente qe u mer jeten dy turisteve mbasi festuan ditelindjen...ajo anija e famshme qe helmoi 80 Polake...ato bizneset tuaja qe japin jetski femijeve qe vriten ne det...ato shezlonget 200 euro, atje ku turisti ulet ne lokal dhe degjon ulerimat e kamarierit 17 vjecar qe I pret koken ashensori...WELCOME TO THE TURISTIC WORLD....se you next year...
Ramut haleja ,bla bla, suvllaqe ishte dhe suvllaqe do ngelet, cmimet ne maje sherbimi per toke cilesia cope ,uje s ka, policet kruajne morrat ,fatura s prihen as per shezllone dhe askund ,dhe ata italiane qe erdhen ishen gjithe plehrat e jugut ,dhe ata mendonin se do ishte lire ,,brodha pothuajse gjithe plazhet dhe restorantet ne vlore ,dhe zor se kenaqesh diku me ushqimin ,keshtu qe mos na derdellit per turizem palaco
Altoparlant shkruhet se artoporlant ndoshta e ke shkruajtur me dialekt kavaje????????????????