Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk është përgjegjës për veprimet që sipas tij janë individuale, të zyrtarëve të PS-së të përfshirë në korrupsion.
Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, kur tha se s’do ta përdorin kurrë flamurin e PS për të fshirë “bajgat” e korrupsionit të askujt.
Ai tha se ata që ai i ka besuar një post dhe që janë përfshirë në korrupsion, jo thjeshtë kanë tradhëtuar besimin e tij, por edhe flamurin shqiptar.
“Shqipëria europiane për mua është ëndrra më e madhe me sy hapur, që më zgjon në mëngjes më herët nga të gjithë ju, më mban në këmbë më gjatë nga të gjithë ju dhe më bën të fle më vonë nga të gjithë ju. Këtë vend o e bën fuqia e PS-së, o nuk e bën asnjë forcë tjetër e organizuar në këtë vend dhe çdo individ që Shqipërinë e sheh si jorgan për t’u djegur kur e pickon pleshti.
Po të mos e besoja këtë që ky vend bëhet dhe po të mos e shikoja ëndrrën e Shqipërisë europiane, as do të kisha hyrë në politikë me ftesë të liderit historic të PS-së. As do tentoja fare të zija vendin e tij, as do ta përballoja dot baltën e zezë të gojëve të palara mbi të vdekurit e të gjallët e familjes sime. Ata që ma vënë mikrofonin përpara dhe më pyesin për përgjegjësi individuale për bashkëpunëtorët e mi, nuk kanë faj. Ju dhe të gjithë socialistët që janë shumë pak që qarkullojnë atë fjalën e neveritshme, që Rama të lëshon dhe s’të mbron.
Unë kam një përgjegjësi të madhe morale dhe nuk është as të skuqem e të kërkoj ndjesë, apo të smbrapsem, sepse dikujt që i jam një detyrë, e mbështes pa kushte, atij i merr mendjen pushteti e paraja dhe tradhëton jo thjeshtë besimin tim e tuajin, por edhe vetë flamurin e të gjithë stërgjyshërve dhe bebeve të këtij vendi, bashkë me flamurin e gjithë socialistëve shqiptarë.
Pasi njëri e ka përdorur flamurin e PS-së si maskë për të vjedhur, ne të tjerët u dashka ta përdorim edhe si letër higjenike, për t’ja fshirë bajgat e korrupsionit me dorën e partisë. Përgjegjësia ime morale është të mos lë dy gurë bashkë, që drejtësia në Shqipëri të ketë fuqinë dhe pavarësinë që i duhet, për ta ndëshkuar çdo lloj këlyshi të atij soji të vjetër politik që e ka mbajtur nën kontroll drejtësinë për 100 vite me radhë”, u shpreh Rama.
Teksa iu drejtua bashkëpunëtorëve të tij aktualë, ai tha se përpiqet vazhdimisht “t’ua mbajë kokën lart”.
“Jo vetëm që s’më vjen të ndalem dhe të shoh ndonjë ditë në këtë rrugë pa kthim si një njeri që jeton për punën, jo me paratë e djersën e vjedhur nga të tjerët. Më vjen aq mirë sa nuk i vë dot faj askujt që mbase edhe nuk e imagjinon dot, kur dhe nëse organet e drejtësisë e fshijnë nga rruga jonë e përbashkët cilindo që ka qenë me mua në takimet me njerëz, që më pas ka vjedhur pas shpinës time djersëne enjerëëvze hipur kalapiq mbi supet e qeverisë. Unë do ua njoh gjithë jetën borxhin dhe mbështetjen që më keni dhënë për qëllimet e përbashkëta, është një borxh që se harroj asnjëherë, të jeni të sigurt! Përpiqem për t’ua mbajtur kokën lart, qoftë brenda vendit, ju kam udhëhequr në 8 fitore, qoftë dhe jashtë vendit”, tha Rama.
Thuaje drejt, rama te perdor dhe te hedh. E dine i madh e i vogel qe koka e te gjitha aferave eshte edi rama.
Kur nuk gjen dot 10 ministra të ndershëm që të vjedhin sy për sy,të paktën deklaroje. Imagjino çfarë katrahure bëjnë ata që vjedhin në bashkëpunim me shefin,drejtorin,komandantin etj.Shtet i degjeneruar dhe korruptuar në çdo nivel,dhe qelizë.
Nuk është shteti,por është populli që prodhon vetëm hajdutë në këto 30vjetë,që mezi presin të kapin një karrike dhe të bëjnë kërdinë,duke parë dhe duke parë që drejtësia nuk të ndëshkon por pret ti japësh ndonjë lekë
Shume kat qenke nga truri o i shkrete!
JO EDO JOOO. PUNA ESHTE SE SKA FLAMIMUR QE TE PASTROJE FLAMURIN E PS SEPSE ESHTE I TERI E I BERI VETE KORRUPSIONI...TE KEQEN E BAJGES SE BAJGA SI PRODUKT ORGANIK E BEN NJE PUNE...JEP SHRBIM NE BUJQESI...POR KORRUPSINI I FLAMURIT TE PS CFARE JEP...??? PERJASHTUAR PRODHIMIN E MILIARDAVE QE KALOJNE NGA XHEPI I POPULLIT NE XHEPAT E TUA O ED...PASTAJ DEL E KAPARDISESH E THUA SKA BIR KURVE TE GJEJE NE XHEPAT E MIJA PARA TE VJEDHURA...HAHAAA SHUME E VERTETE PARATE E VJEDHURA TI NUK I MBAN NE XHEP...POR E DI VETE TI...
Përveç Gjushit dmth...ai është akullore plus mik
Është e vërtetë që ka bërë zgjedhjet e duhura për emërim - shkarkimet në qeveri, sipas llogjikës sime. S'është e vërtetë që ai "fle më vonë, zgjohet më shpejt..." PËR ËNDRRËN EUROPIANE. është populli dhe PS më e shqetësuar për këtë problem gërryes. U BËFTË MIRË! SHPRESOJMË.
E gjith historia e PS dhe qeverise 2013-2023 nen dretimin e Edvin Rames eshte nje histori korrupsioni dhe keq-qeverisje. Kjo per shkak se Edvin Rama nuk e organizon, nuk e drejton dhe nuk e kontrollon punen e qeverise dhe irganizmave te saj oer shkak te pasftesise te vete Evin Rames. Dhe eshte e natyrshme se, kur ne momentet qe ministrat, zv. ministrat raportojne perpara tij, ai nuk i drgjon me vemendje, se vemendha e tij eshte tek pakopikturat qe ben ne kihen kur vartesit e tij i raportojne. Ja psh rasti i ministres te puneve te jashteme. A nuk ka qene dhe vete Edvin Rama qe burrit te ministres te jashteme t’i jepet toke si sipermares strategjik? Po dhe vete Edvin Rama ka firmosur. Dhe ne kete rast, sebashku me ministren e jashteme eshte fajtor dhe vete Edin Rama. Tjeter eshte dhe fakti se ky Edvin Rama nuk ri ne zyre, por 99% te kohes e kalon jashte saj duke bere reklama dhe vixita te kota neper Shqiperi dhe kur kthehet ne zyre firmos dhjetra vendime, te cilat nuk i shikon ne permbajtje te tyre por thjesht i firmos. Edvin Rama nuk ka aftesi drejtuese dhe as ardimin perkates per te qene kryeminister.
Po Ogerten për çfarë e mban?! Apo të duket se nuk i di populli bëmat e saj. Vishu të shëndetësia....le të bëjë namin edhe të arsimi. Ajo është për turp.