
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar fjalimin e mbajtur nga kryeministri Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Ngjela tha se e ka befasuar fjalimi i kryeministrit, e madje shtoi se ka qenë fjalimi i parë i tij që ka dëgjuar nga Edi Rama.
Ai shtoi se Rama duket se ka marrë të dhëna nga ndërkombëtarët apo nga SPAK dhe se ai do të bashkëpunojë me drejtësinë.
“Rama nuk ka përgjegjësi morale për x dhe y, Rama ka përgjegjësi ligjore për qeverinë. Sot ai e nxori në sistem atë që ai ua ka thënë atyre në mënyrë sporadike.
Ky është fjalimi i parë që kam dëgjuar nga Rama. Më ka tërhequr që nga fraza e parë. Nuk kishte sorollatje në kavanishte, ishte i drejtpërdrejte dhe kuptohet që ka një sistem të brendshëm.
Nga fjalimi kuptova që ka krijuar një sistem të brendshëm për goditjen e korrupsionit. Si duket i kanë ardhur të dhëna nga ndërkombëtarët ose nga SPAK-u.
Ky është kryeministri i parë që flet për goditjen anti-korrupsion. Nuk ishte shumë i qetë. Fjalët që tha ishin shumë të rënda. Ky indirekt, tha se nuk do merret fare me SPAK, por kush ka “futur duart” do mbajë përgjegjësi”, tha Ngjela në një intervistë për Euronews Albania.
Korrupsion i përmasave të papërgjegjshme shqiptare vazhdon prej 30 viteve. Mos ndëshkimi i ministrave të qeverive të shkuara, të gjithë me pasuri prallore,ka hapur oreksin për të gjithë të emëruarit e rinj. Çdo devijim i SPAK nga detyra do jetë katastrofë!
Ra edhe "kështjella" Ngjela! . . . . .. . . . . Po mir more Taku, a ka nevojë Rama të informohet nga të huajt për Korrupsionin e të vetëve??? . . . . . A e din ti Taku se Ekzekutivi(Qeverria e ramës) ka me dhjetëra struktura e qindra personel detyra parësore e të cilve është lufta ndaj Korrupsionit në dikasteret qendrore dhe Lokale. . . . . . . Nga ana tjetër, KLSH, një instrument i shtetit, nga 2005 e deri sot, ka konstatuar dëme marramendëse nga Administrata, . . Rreth 1.2 miliard euro Çdo vit.... ....Pra, pa marr parasysh dëmet e Berishës, dëmet në kohën e Ramës për 10 vite Jan 10 deri 12 miliard euro.!@!! .... . . . . . . . . Na thuaj një rast të vetëm o Spartak, një të vetëm, kur Administrata e Ramës, ka përgatit dosje dhe çuar në prokurori për ndonjë Ministër?@?@?@??? Edhe një herë Kur Myslym Murrizi denoncoi Korrupsionin me uniformat e Policisë, a e di se çfar ndodhi...?????... Ndodhi që strukturat antikorrupsion në MB, ajo që duhet të ndalonte Korrupsionin me uniformat, ju turrën Murrizit për një çështje të mospagimit të taksave...... Pra ekzekutivi/qeverria i turret një denoncuesi të Korrupsionit. . . ###############.... Zoti Ngjela, ju jeni një burr i mençur, mos u mashtroni nga fjalime e hartime të tilla, kur faktet e korrupsionit Jan sheshit.....janë uluritësr
Akoma vazhdon flet ky budallai
Po ti nga e kuptove qe nuk ishte i qete apo kshu ta tha truri
Rama ishte si kokrra molles
Po po ti i kupton te gjitha
Flisi sa te doni per ramen po asnjeri nuk krahasohet me te
Pika e dobet e Rames eshte administratashteterore. KM merret me shume me politiken e jashtme, shkon, vjen, mban fjalkme. Ndersa ketu nuk punohet ose vidhet. Ministra dhe Zvendes KM te arrestuar.
PO ky ngjela a gjalle eshte akoma
Po ik o NGjela se nuk ngeli ne doren tate per ta zgjidh ti ceshtjen