“O Rame, më e keqja s’ka ardh hala…”, Basha - Ramës: Pse ke rënë squk tani që u kthyen amerikanët në SPAK? Ja paja e dashurisë tënde me bufin…

3 Prill 2025, 20:10Politika TEMA
“O Rame, më e keqja s’ka ardh hala…”, Basha -

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlanik, Lulzim Basha, ka replikuar sërish me kryeministrin Edi Rama. Basha me ironi thotë se do të fsheh dashninë që ka me Berishën, sepse bashkë ndryshuan ligjin për zgjedhjet në 2008-ën, bashkë bënë foltoren, i dha vulën, liruan të korruptuarit, mbyllën listat dhe bënë mallet e betonit.

Ai më tej thotë se duan të marrin gjithë Shqipërinë sepse nuk janë ngopur. Basha më tej i drejton pyetjen e zakonshme se ku i ka shokët dhe se pse nuk thotë asgjë për amerikanët që u kthyen në SPAK, ndërsa e paralajmëron se më e keqja s’ka ardhur akoma 7×7, 313.

“O Rame, eee, si ato adoleshentët Rame, do me e fsheh dashninë ëë? Po, ku fshehet dashnia jote me bufin mo Ram?! Është e hershme. Bashkë e ndryshuat ligjin për zgjedhjet në 2008, Rame. Pastaj bashkë, bëtë foltoren, i dhe vulën, lirut të korruptuarit, mbyllët listat, bëtë malet e betonit. Keni blloku, mediat bashkë Rame!

Eh mo Ram, dashni me pajë keni ju të dy. Po doni me marr gjithë Shqipninë n’pajë mo Rame, nuk u ngopët? Ëëë? Po prap s’përgjigjesh. Ku i ke shokët mo Ram? Ëë? Si the, – ikën amerikanët,- po tashi mo Rame, pse ke ra squk? S’e ka marrë vesh Rama që janë kthy amerikanët, apo, ëëë? Hajde, 7×7 Rame, më e keqja s’ka ardh hala: 313” – shprehet Basha.

8 Komente

  1. E
    ENTSOE

    7× 7 = 313 km2 deti I shitur nga pupac Luli Tek Greqia, sebashku me babain e tij nga Vicidoli.

    Përgjigjjuni
    1. n
      niku

      Je shume I squt Lulo.E ke tmerru komplet Ramen.Vazhdo kshu se ke per ta fitu shqupin prap.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jim

        Me te drejte o Lul por merrje raport kur vinte data e gjuqit per rrugen e kombit Po puna e detit si u be qe ja dhe Grekeve Nuk na ke thene gje per 4 te vraret ne bulevard!

        Përgjigjjuni
        1. l
          lul celuliti

          Ftyrbytha vazhdon

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ka vite ne politike por rote kari mbeti

            ...po si nuk tha nje nendim te zgjuar.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Munika

              Na ngrenc mune or lyl.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luli lulushi

                7 x 7 = 21 Janari rruga kombit = 313 ....... Lul ombelsira nuk je per humor ...eshte nje proverbe : Gjella me kripe dhe kripa me karrare....

                Përgjigjjuni
                1. ©

                  Gëzhoja . Përdhe ishin më tepër se katër që u gjendën dhe në mish predhat . Sa shokë kishin ata të katërt , ata mund t'i numërojnë . E ja ti . Gëzhoja . Predhë i shkrehur , në vendim , bosh . I pa sprovuar me provë , fyle . Gëzhojë .

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje