"Opozita, anije e fundosur", Bamir Topi refuzon kategorikisht çdo ftesë nga "Rithemelimi": I kam mbyllur hesapet me ta në 2008

27 Maj 2024, 22:08Politika TEMA
"Opozita, anije e fundosur", Bamir Topi refuzon kategorikisht

Rezoluta antikorrupsion mori në seancën e sotme plenare votat e mazhorancës. Votimi i sotëm, për ish-presidentin Bamir Topi është një paradoks i madh nga i cili i fituari i vetëm është kryeministri Edi Rama.

I ftuar në “Ditari” nga Bruna Çifligu, ish-presidenti foli për një gjendje të mjeruar të opozitës, e cila i krijon kushte akoma më komode shumicës socialiste.

“Një avantazh i paramenduar, ekzekutuar sot nga kryeministri, për të hedhur në diskutim një temë që nuk askush nuk është kundër... por ajo vetë ka probleme të thella me korrupsionin.”

Sipas Topit, kryeministri sot është një lloj komoditeti që i krijon mundësitë që të mendojë se gjithçka mund të realizohet.

Ndërsa, duke u ndalur te turi i diasporës, ish-presidenti thotë se ato i shërbejnë garës së ardhshme elektorale.

"Qëllimi i kryeministrit sot është i tillë që, pas 11 viteve qeverisjeje, shfaqet me një model të ri: modeli i kontaktit me qytetarë shqiptarë. Në vetvete fsheh planin e tij për të filluar një fushatë ndryshe nga herët e tjera, për të tërhequr vëmendjen dhe për të kuruar imazhin.”

Teksa theksoi se emigrantët shqiptarë ia kanë dalë deri më sot të integrohen në shoqëritë e vendeve ku jetojnë me forcat e tyre, pa asnjë ndihmë nga shteti shqiptar, Topi shtoi se qeveria ka ende për të zgjidhur “hallet”  e shqiptarëve brenda vendit, e jo më pastaj të atyre që kanë emigruar.  Kjo vlen edhe për çështjen e pronave të çamëve.

Ndërsa, duke u kthyer nga politika e brendshme, për Bamir Topin, opozita ka asnjë ofertë për zgjedhjet e ardhshme, dhe synimi i vetëm për të ka mbetur që të “kapë institucionin e opozitës në zgjedhjet e ardhshme.”

I pyetur nëse do të pranonte një propozim të bërë nga grupi i Rithemelimit në një tryezë për Reformën Zgjedhore, apo për të ardhmen e opozitës, Topi u tregua i prerë.

“Jo. E para e punës ai debat, me përfaqësuesin e atij grupimi ka mbaruar në vitin 2008. Ka qenë ai dhe Edi Rama që bënë ndryshimet kushtetuese. Dhe nuk është problemi që shkatërruan demokracinë në partitë politike, por shkatërruan edhe raportin midis institucioneve.”

Për Bamir Topin, opozita sot është një anije e fundosur.

3 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Me pelqen mençuria e Bamir Topit. Edhe pse jame kundershtar politike me ate por e verteta eshte kjo qe thash,eshte imençem dhe nje politikan i zgjuar. Bamir Topi eshte mire te jete ne krye te opozites dhe jo Mul Noka e Gaz Bardhi qe jane turpi i partise se rithemelimit. Jame i bindur se, po te vihet Bamir Topi ne krye te PD-ke do kete nje bashkim total i PD-ke.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patriot

      I sakte I nderuar Vrana!

      Përgjigjjuni
    2. P
      Poseidon

      PO MOR DOKTORRI I LOPEVE MEQENESE GJITHE KETO VITE ASKUSH SKA MENDUAR PER EMIGRANTET EDHE TANI SKA NEVOJE SEPSE ESHTE EDI RAMA .....PO TI JE PER ME LOPE POR EDHE ATO I BIE MANGIT NE DARKE... .......BYTHE E DOKTOR BERRISHES ISHE E DO MBRTESH DUKE NDERUAR PANOLINEN TEK BYTHA E TIJ........

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje