Çfarë reforme e re në drejtësi po del në breg?

27 Maj 2024, 19:03Politika TEMA

Çfarë reforme e re në drejtësi po del në breg?

Nga Ylli Pata

Parlamenti ka miratuar me votat e mazhorancës një rezolutë që tenton ta kthejë të pakthyeshme atë që ka ndodhur në systemin e drejtësisë.

Që janë vettingu, SPAK dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Nga të treja, e para dhe e treta nuk do të ishin të përhershme. Ne jemi sot 8 vjet nga miratimi dhe 5 vjet nga zbatimi i kësaj reforme. Ndërkohë SPAK ka edhe më pak.

Në këtë atmosferë, apo tartakutin që ka futur SPAK në elitën politike shqiptare mund të thuhet se jemi ende “mirë”. Pasi në këtë situatë, vende edhe më të mëdha si Rumania për shembull vendosi shkarkimin e kreut të Prokurorisë Speciale, Kroacia e mori më qetë operacionin pas arrestimit të Ivo Sanader, e në vendet e tjera nuk ka histori.

Nuk ka fare dyshim që politika nuk ndihet rehat me një “Republikë Prokurorësh” që mund të hapë dosje sipas një liste që i çohet non stop nga njerëzit po të politikës. E kjo listë, pra denoncimet e paraqitura kanë krijuar një “listë pritjeje”, ndërkohë që ka një opinion public që kërkon se përpara listës së denoncimeve të vijohet me dosjet e peshave të rënda: si gërdeci, 21 janari, “Rasti Remzi Hoxha etj etj”.

Po natyrisht që kjo reformëe re, nuk se do të bëhet nga mazhoranca, e cila ka vetëm votat për të miratuar rezolutën Po hyjmë në një fazë që siç thotë edhe rezoluta, bëhet fjalë për kolaudimet e sistemit që vjen nga një sistem i ri, që ka ardhur me shumë furi, por me mjaft probleme. Pamundësi të gjykatave për të marrë vendime, probleme të sistemit të magjistraturës për të furnizuar systemin, aftësinë e avashtë për të kapur ritmin. Përveç SPAK, prokuroritë e tjera apo edhe gjykatat nuk e kanë fuqinë apo e mundësinë për të kapur ritmin. Që natyrisht kërkojnë një ndryshim. Duke nisur edhe nga mënyra dhe procedura edhe e operimit të organit të akuzës.

Jemi realisht në një momentum që duket se është i ri, e që i shkon opozitës, duke filluar me atë të Sali Berishës dhe Ilir Metës që nuk e njohin këtë sistem, si një ofertë për tu përfshirë.

Siç i shkon edhe SHBA edhe BE për tu përfshirë, siç ndodhi në 2016-n.

Si ofertë duket mjaft joshëse ndaj asaj pjese të politikës që e ka kërkuar dhe e kërkon çdo natë në panele se duhet një ndryshim.

Megjithatë, dilemma është: a do të jetë transparente apo si amnistia e miratuar së bashku me Foltoren? E cila, ngaqë nuk votoi kundër, gjasat janë që të hyjë në negociata për reformën e re, për draftin e saj. E këtu nis historia, e cila gjasat janë të jetë thelbi i argumentit politik deri në zgjedhjet e 2025-s.

TemA

11 Komente

  1. T
    Toni

    Ylli po del qe per nje gjyq divorci duhet minimumi 2 vjet. Dikur donte 1 muaj me 2 seanca te fala.

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Neqoftese shqiptaret e ndershem nuk ngrihen me arme ne dore per te shporrur kete politike te tanishme 34 vjecare dhe per ti mbushur pemet e Tiranes me kufomat e tyre kurre nuk do kete shtet ne kete vend!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lexhenda

        Ku jeton ti qe paske keto mendime vrasesish….?

        Përgjigjjuni
      2. D
        Demokrati me mend ne koke

        Kujt i referohesh me opozite? Nqs hyn Rithemelimi ne Komision ath eshte pazar rama berisha. Per kete pune eshte ne Spak Lindita Nikolla.

        Përgjigjjuni
        1. T
          TIRONA

          sapa kerkon nje revolution abstract utopic ne vend qe te perkrahe SPAK dhe Mbare Boten Demokratike!

          Përgjigjjuni
          1. V
            V.L

            Një gjë nuk kuptoj, pa hyrë fare ne thelbin e shkrimit. Ky gazetari që zhgaravit mbush a s'mbush. Është e disata herë që e lexoj këtë tipin dhe vë re fjalë të tilla si: public symbol etj etj Kaq poliglot të jetë ky qerrata. Ku është katandisur ai xhibilet milet.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real

              Ky gazetari eshte nje maskara qe vetem ben::::: lepirje per ripjelljen

              Përgjigjjuni
              1. A
                Asd

                Nje nga problemet e drejtesise eshte shpejtesia e operimit. Ngadalsia 5-10 vjet per nje proces eshte garanci per krimin.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pusht-shtet (Ko)Doshesh

                  Sa here deformohet e skarcohet nje Forme, sajohet nje Reforme per ta mbuluar deshtimin. Kje eufori per kete farse me pseudo-Reforme ne Drejtesi trego qarte se ajo "Drejtesia e re" ka lindur e ngordhur. Arnimet tashme jane te kota. Ky Pushtet vetem Drejtesi nuk arnon dot me per te fshehur poshte arnave te saj kelyshet e tij Hajdute.

                  Përgjigjjuni
                  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                    Është e habitshme forca e Ramës për ti shërbyer reformës në drejtësi, sepse është jetike për PS dhe shkatërruese për grupin komandues të Rithemelimit . Reforma në drejtësi është gur themeli i fitores ,ku buron mbështetja e votave për pushtetin e ardhëshëm. Rithemelimi me sa duket e kërkon këtë reformë politikisht, për të goditur maxhorancën, por nuk dëshiron të godasë liderin e saj. Nëqoftëse kjo reformë në të njëjtën kohë do godasë të dy liderët do të jetojë shumë pak, do t'i nënshtrohet "reformimit" ! Deri tani është larg objektivit, është zënë "me punë" me të vëllanë!

                    Përgjigjjuni
                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                      Është e habitshme forca e Ramës për ti shërbyer reformës në drejtësi, sepse është jetike për PS dhe shkatërruese për grupin komandues të Rithemelimit . Reforma në drejtësi është gur themeli i fitores ,ku buron mbështetja e votave për pushtetin e ardhëshëm. Rithemelimi me sa duket e kërkon këtë reformë politikisht, për të goditur maxhorancën, por nuk dëshiron të godasë liderin e saj. Nëqoftëse kjo reformë në të njëjtën kohë do godasë të dy liderët do të jetojë shumë pak, do t'i nënshtrohet "reformimit" ! Deri tani është larg objektivit, është zënë "me punë" me të vëllanë!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje