Miratimi në Kuvend i projekt rezolutës së PS, cilët ishin deputetët që votuan kundër

27 Maj 2024, 18:00Politika TEMA

Miratimi në Kuvend i projekt rezolutës së PS, cilët ishin

Pas më shumë se pesë orësh debat, Kuvendi votoi projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste “për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

Kuvendi ka miratuar me 76 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga PS për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen.

Kundër votuan Agron Shehaj dhe Dashnor Sula, ndërsa deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim.

Kjo projekt-rezolutë synon të rrisë sundimin e ligjit, luftojë korrupsionin dhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Agron Shehaj dhe Dashnor Sula ishin dy deputetët që votuan kundër projekt rezolutës së PS.

Dy deputetët votuan kundër, ndërsa 61 deputetë të opozitës që ishin të pranishëm nuk morën pjesë në votim.

Gjatë momentit të votimit të projekt rezolutës, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi fjalën për procedurë dhe bllokoi foltoren.

8 Komente

  1. S
    Sllobodanka

    Ne Kuvendin e Shqiperise vertet "dy deputetët votuan kundër, ndërsa 61 deputetë të opozitës që ishin të pranishëm nuk morën pjesë në votim," sepse e kuptojne shume mire se "Rezoluta antikorrupsion" e Edwin Rames eshte sajuar per te rrezuar Lexhendarin e Vicidolit nga "Ballkoni i te Ardhmes" tek "Rugica qe kerkon Diell".

    Përgjigjjuni
    1. U
      Uaaaaaa Bardha vajza adoptive d babit te Zenit

      Haaa ky ligje duhesh kerkuar nga opozita kjo palo opozite e bojkoton ehhhhh c'munde te thoshe per keta te korruptuar , qe nje opozite eshte kunder nje ligji te tille vetem ne Shqiperi ndodhe ....

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        MOS JA VINI RE BARDHES ,I KANE ARDHUR PERIODAT..............

        Përgjigjjuni
        1. E
          ENTSOE

          Kjo nuk eshte opozite, Jane armiqte shekullore te Shqiperise te Ismail Qemalit dhe Fan Nolit.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drini i Bardhe

            Sot më së fundi syleshët e kuptuan se kush është në të vërtetë opozita "demokratike"... e Sali-Gazit...

            Përgjigjjuni
            1. s
              sapa

              Kjo Rezolute kerkon te pengoje vetem ALTIN DUMANIN!Kriminelet ne Kuvend jane bere bashke!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Daniel

                Hajde opposite hajde Kta ne vend qe ta votojne kte projekt ligj per korrupsionin shkojne dhe nuk marrin pjese dhe bertasin si bythqira qe jane se duan te luftojne korrupsionin ptuuuuuu fare e keqe ju shkerdhefsha robt ku ti kini ne 2025 as 20 deputete sdo boheni aty mor palla kari

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Evisa

                  Llogjika më elementare kërkon që një projekt rezolutë të ishte formuluar nga një grup i përbashkët specialistësh nga të gjithë krahët e spektrit politik në vënd. Dhe më pas të bëhej e ditur për publikun. Pasi të vileshin të gjithë opinionet dhe vërejtjet ndaj saj, ato të pasqyroheshin në draftin përfundimtar. Pas gjithë kësaj, projekti të kalonte për aprovim në kuvënd. Por jo! Askush tjetër nuk është ndërtues në këtë vënd, vetëm PS është ajo që ndërton rrugën e së ardhmes të këtij vëndi. Të tjerët nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veç ti vënë gurë në rrota kësaj makinerie gjigande ndërtimi siç ja do interesi t'a konsiderojë veten PS. Pa u zgjatur, është një sjellje që për 45 vjet u manifestua nga PPSH, ku kundërshtarët e rrugës I klasifikonte "armiq të brëndshëm" dhe ndërkombëtarët i konsideronte "armiq të jashtëm". Se kush ishte përfundimi i kësaj rruge, që me brutalitet nuk lejonte të vihej në diskutim asnjë nga veprimet që ndërmerte qeveria që vetë i formulonte, vetë vuloste dhe vetë i zbatonte programet zhvillimore të vëndit, këtë sot e ka të qartë edhe një fëmijë. Por të arrinte puna edhe sot në demokraci, që qeveria vetë të firmosë dhe vetë të vulosë, duke dashur t'a kthejë edhe parlamentin në shtojcë formale, vetëm sa për të aprovuar pa më të voglin diskutim atë që qeveria i servir, kjo është vërtetë e rrezikshme. Duket, etërit për 45 vjet dhe bijtë deri më sot 33 vjet, paskan si një të drejtë hyjnore monopolin e së drejtës absolute në këtë vënd. Si të tillë, ne pamë rezultatet e ndërtimit të shoqërisë socialiste dhe "demokracisë proletare" nga të parët dhe po shohim rezultatet shoqërore dhe ndërtimin e "demokracisë" nga skalioni i dytë i komunistëve. Shoku Edi Rama po manifeston qartë përpjekjet e tij, që këtë popull edhe këtë vënd, qoftë edhe me dhunë t'a çojë drejt "demokracisë liberale". Deri më sot, neokomunistët, si arsye të dështimeve kanë pasur një komunist regresiv si Sali Berisha dhe bejlurçinën e tij Ilir Metaj. Nuk dimë, qoftë larg, nëse drejtësia që po vendoset me forcë nga të huajt ndërmerr ndonjë veprim neutralizues kundër tyre! Atëherë, ku do e gjejë armikun PS, për t'a bërë fajtor për dështimet? E, çuditshme, por ky duket si një problem i përjetshëm që e ka shoqëruar dhe do t'a shoqërojë këtë parti.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje