Deputeti socialist Blendi Klosi nga foltorja e Kuvendit i ka bërë thirrje opozitës që të votojnë projektrezolutën antikorrupsion të propozuar nga PS.
Ai u shpreh se kjo është një gjë që do t’i shërbejë vendit drejt rrugës në BE, dhe se abstenimi nuk është të bërit politikë.
“Mijëra shqiptarë dje në Milano, e po aq edhe më shumë në Athinë, u mblodhën me bindje të thellë që sot Shqipëria i bën më krenar. I bënë thirrje klasës politike, të dyve krahëve, që së bashku duhet të japim kontribut për një Shqipëri më të mirë.
Sot i bëjmë thirrje këtij kuvendi për të marrë pjesë së bashku në reformimin e shtetit për të shkuar drejt Europës.
E konsiderojmë domosdoshmëri etike për të ardhmen e vendit luftimin e korrupsionit. Kjo është thirrja që vjen sot në këtë Parlament sepse kërkon vullnet politik nga gjithë klasa politike. Çfarë vjen sot? Përsëri mosmarrje pjesë, përsëri abstenim.
Nuk jeni as 10 veta në sallë, nuk e kuptoj se ç’po ndodh?! E keni të brendshme këtë refuzimin. Ballkoni i non-gratës u ka hedhur sirën dhe nuk merrni dot vendime”, tha ai.
Mitingjet e Rames ne Athine dhe Milano treguan cfare niveli kemi ne si popull, dhe konkluzioni eshte nuk meritojme me shume. Popull dele kemi qene dhe do mbetemi. Me keto mitingje Rama i lau duart me ju diasporen "intelektuale".
Mendon ti se ato 5 mije vete ose me shume perfaqesojne njerezit e ndershem shqiptare?Shume zhurme per asgje.Kur nuk ke cfare ti ofrosh nje populi i kthehesh mitingjeve te tilla!Edhe nje Cobani(te me falin cobanet)tja kishe dhene pushtetin 11 vjet do kishte bere me teper se ky lango.Pallatet e larta dhe turistet nuk mund te bejne kurrsesi shtetin e se drejtes qe eshte gjeja kryesore sidomos per kete popull qe ka eksperiencen me te hidhur keto 34 vite dhe qe eshte zhvatur me shume se cdo popull ne Evrope dhe biles ne Bote.Kur njeriu braktis vendin e tij e ka nje hall shume te madh dhe kjo ju ka ndodhur shqiptareve!Tju recitosh shqiptareve wargje patriotike ne vitin 2024 eshte nje nivel shume i ulet i nje njeriu qe e fut veten tek intelektualet.Shqiptaret nuk kane nevoje per patriotizem por per gjene kryesore SHTETIN!Dhe ky nuk ekziston deri tani prandaj dhe e braktisin vendin dhe kur qytetari braktis vendin ai e di shume mire se shpresa ka vdekur!