Kuvendi i Shqipërisë mriatoi pr. rezolutën anti korrupsion. Rama: Mos bojkotoni Komisionin e Posaçëm anti-korrupsion

27 Maj 2024, 17:57Politika TEMA

Kuvendi i Shqipërisë mriatoi pr. rezolutën anti korrupsion. Rama:

Kuvendi i Shqipërisë mriatoi pr. rezolutën anti korrupsion dhe mirëqeverisje të propozuar nga Partisë Socialiste. Kjo pr.rezolutë mori 76 vota pro, dy kundër dhe asnjë abstenim.

Vetë kryeministri ishte sot në Kuvend për të mbrojtur pr/rezolutën duke e bërë të qartë se komisioni i posaçëm nuk ka lidhje me punën e prokurorisë së Posaçme dhe ftoi opozitën ta votojë.

Nëse nuk e votoni u tha Rama, nesër të mos bojkotojnë Komisionin e Posaçëm anti-korrupsion, për të cilin tha se do të ngrihet menjëherë pas miratimit në Kuvend.

“Thirrja ime është votojeni sot draftin e rezolutës dhe po nuk e gjetët këtë forcë për ta bërë, mos e bojkotoni nesër Komisionin e Posaçëm Parlamentar që do të ngrihet menjëherë pas miratimit të saj. Sa herë që ju kam thënë në këtë sallë, kthejuni memories, 10 vjet e kusur, “mos e bëni këtë, mos bëni atë, këtë bëjeni, shikoni bëni këtë”, ka dalë siç iu kam thënë, jo siç keni bërë apo nuk keni bërë ju dhe e dini pse?

Për një arsye shumë të thjeshtë. Jo se unë jam më i zgjuar apo më i zoti sesa ju, por sepse ju s’keni dashur kurrë ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri tek hunda jote, rrugën që duket shumë e shkurt ta bëjnë pafundësisht të gjatë dhe prandaj ne jemi këtu dhe ju jeni aty”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

1 Komente

  1. R
    Real

    Fjale,vetem fjale jane more hajdut, hipokrit, delrant dhe megallomen. Tashti don te na mbushesh mendjen se je dhe i mencur. Don qe opoziten ta perdoresh si dekor, por faktet nuk kane nevoje per hipokrizine tende,se qelbi i korupsionit ka dale sheshit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje