"Opozita s’ka probleme me Ramën, por me veten", Mërtiri: Nuk di çfarë të bëjë dhe përpiqet të shpikë e të bëjë marrëzira

26 Tetor 2024, 16:47Politika TEMA
"Opozita s’ka probleme me Ramën, por me veten",

Një debat i fortë është zhvilluar në studion e News24, ku Ergys Mërtiri ka komentuar vizitën e fundit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në Strasburg, duke e cilësuar si një reagim të paprecedentë në historinë shqiptare.

Mërtiri theksoi se nuk ka pasur precedent që një forcë politike të protestojë në Strasburg për probleme të brendshme.

“Kjo tregon se opozita nuk di çfarë bën më dhe përpiqet të shpikë,” tha Mërtiri, duke akuzuar opozitën se përpiqet të hapë konflikte të jashtme për të maskuar paaftësinë e saj për të bindur opinionin publik.

Në replikën e tij, deputeti i PD-së, Dashnor Sula, mbrojti pozitat e opozitës dhe theksoi se, pavarësisht problemeve të brendshme, nuk duhet të pengohen përpjekjet e tyre për të qenë opozitarë. 

Mërtiri, tha se opozita po krijon trazira dhe po bën marrëzira duke sulmuar Bashkimin Evropian.

Pjesë nga debati:

Mërtiri: Kjo formë reagimi është e paprecedentë në historinë shqiptare. Nuk di të ketë protestuar ndonjë forcë politike në Strasburg për problemet e brendshme. Kjo për mua tregon se kjo opozitë nuk di çfarë bën më dhe përpiqet të shpikë. Nëse do ishte instrument i vlefshëm do e kishin bërë më herët. Për mua kjo shpjegon gjithçka në lidhje me aksionet e opozitës.

Opozita nuk ka problem me Ramën, por me veten, ndaj përpiqet të hapë konflikte të jashtme. Opozita nuk ka mundësi të bindë opinionin publik dhe të mundë Ramën sepse është e njëjta që ka 33 vite aty.

Pafuqinë e saj për të qenë bindëse e shpreh duke krijuar trazira dhe duke shkuar në Strasburg, pra duke bërë marrëzira. Po akuzojnë BE-në se po mban një diktator në krye dhe se ka arrestuar Sali Berishën. BE dhe SHBA janë mbështetësit kryesorë të reformës në drejtësi dhe këta shkojnë me bluze ‘freeberisha’ dhe thonë se po mbajnë një diktator në pushtet në Shqipëri.

Sula: Unë kam në dorë dinjitetin tim ashtu si edhe shumë kolegë. Kjo nuk do të thotë se për shkak të problemeve të opozitës ne duhet të pengohemi nga të qenit opozitarë. Ne nuk kemi kundërshtar politik Berishën apo Bashën. Po bëhet viti i 12-të që jemi në opozitë. Tani lind pyetja, a e ka fajin Berisha apo mazhoranca.

Mërtiri: Të gjithë bashkë jeni rreziku, jeni e njëjta gjë.

3 Komente

  1. M
    Matua

    Ehhh Dash loqua, pokush ju do juve? Skeni as programe as ide as udheheqes te hajrit dhe per me teper dini vetem te vidhni e shkaterroni. Me ju ai I gjati mbreteron edhe per shume kohe

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      Marrezite me te medha I bejne kur vine ne pushtet si ne te kaluar qe kane gremisur shtetin

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        Amon sa jam argetuar sot me Oerd Bylukderrin qyrtykun e foltores se vicidolit qe kishte dale me 15 trushplare te paguar kunder mbetjeve toksike ne porto.Ky skuthi i foltores qe i nxin shpirti se e sheh me sy deshtimin total te 30 deputeteve trushplare ne Bruksel ku s'jua futi njeri ne pordhe fare. Ky Oerd bylyk qyrtyku njihet mire per bemat e tij ne dosjen Partizani kur ne rolin e drejtesit te departamentit antikorrupsion (lexo korrupsion) ai i beri presion ish shefit te shtabit te ushtrise ne emer te perbindeshit te vicidolit per te firmosur letrat e privatizimit te paligjshem te kompleksit Partizani.Ish shefi i shtabit nuk pranoi dhe nga presioni i madh dha dorheqjen, erdhi nje fare Xhunkshi nga Peshkopia shef, nje cope mishi me dy sy qe firmosi qorrazi brenda 3 diteve te emerimit cfare i hodhi ne tavoline Oerd qyrtyku i foltores dhe grabitja e 14 ha ne mes te Tiranes ndodhi dhe kryemafiozi bin laden al abi Malltezi supermafiozi u be me 17 kulla dhe Xhunkshi u shperblye me deputetllykun. Doni me se kush eshte Oerd bylyk qyrtyku i foltores?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje