
Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli ka sqaruar projektvendimin për kontrollin e strukturës së godinave mbi 50-vjeçare. Në një lidhje për Euronews, Shkreli sqaroi se për ato pallate të vjetra, që kanë pësuar dëmtime ndër vite, do të bëhet ndërhyrje për t’i kthyer ato të sigurta për të jetuar.
“Ky nuk është moment për t’u shqetësuar. Është një moment që njerëzve duhet t’u jepet siguria që banesat ku ata jetojnë, janë banesa të sigurta. Çdo ditë në Institutin e Ndërtimit vijnë kërkesa nga qytetarë, por edhe nga bankat apo shoqëritë imobilare për probleme të tjera, të cilat kërkojnë certifikimin se në çfarë gjendje ndodhen objektet sa i përket anës strukturore. Ideja është që objektet që paraqesin patologji të rënda do jenë objekte ku do ndërhyhet për t’i sjellë në normë sizmike. Pra, do ketë ndërhyrje në këto objekte. Në objekte që kanë patologji të lehta, ato do përballohen me një mirëmbajtje rutinë që ka ndodhur. Objektet i kanë rezistuar tërmeteve, por asnjëri nuk jep garanci në objekte të pa ekzaminuara se deri kur këto do i qëndrojnë tërmeteve”, tha Shkreli.
Ai sqaroi se objektet e vjetra do i nënshtrohen një ekspertize teknike për të nxjerrë në pah problemet që këto objektet kanë. “Do të jetë hera e parë që i bëhet auditi këtyre godinave. Nëse kanë patologjira, do të ketë ndërhyje për t’ia zgjatur jetën e këtyre objekteve. Po ashtu edhe për objektet e vjetra që janë ndërtuar jashtë kushteve sizmike, që nuk përmbushin kushtet për të përballuar një tërmet shkatërrues. Godinat e reja është më ndryshe. Sepse godinat e reja janë ndërtuar me kode të azhornuara. Godinat e viteve të fundit bëhet edhe në bazën e eurokodeve dhe kanë qenë objekte që janë sjellë më mirë edhe ndaj tërmeteve”, deklaroi Shkreli.
Shkreli u shpreh se një problematikë në këto vite të tranzicionit kanë qenë dhe ndërhyrjet në katet e para të pallateve me muratura mbajtëse. "Nuk është vetëm amortizimi nga koha që sjell dëme, por edhe ndërhyrja njerëzore. Ne kemi shumë probleme nga ndërhyrjet në katet përdhe, që i janë bërë objekteve të vjetra sepse objektet e reja janë me kolona. Por, objektet e vjetra që kanë qenë me muratura mbajtëse, shpesh herë janë hapur për të zgjeruar hapësirat dhe për t’i bërë hapësira biznesi. Dikush i ka bërë me inxhinier, dikush pa inxhinier. I gjithë ky proces nuk është monitoruar në shkallën e duhur dhe ka një nevojë imediate tani për të bërë një kontroll të përgjithshëm", u shpreh drejtori i Institutit të Ndërtimit.
Foli ky hajdut klasi
Mire mor Tan mire se baba nuses eshte ne rregull ,po ca ti bejme babas se dhondrit (babes sali ) qe nuk mbush dhe direkt del dhe thote qe po ju marin pronat. Se per pallatet ne Lac uleriste pse nuk i shembi se u vrane gjithato veta tani thote pse ti shembi packa se perseri mund te vriten me qindra njerez me nderhyrjet qe u eshte bere kateve te para dhe shume objekte te tjera qe nuk kane asnje mbrojtje anti sizmike .Ndigjoj shpesh njerez qe dalin ne tv dhe thone se pallati jone eshte ne rregull se i rrezistoje termetit te para dy viteve por ato nuk kuptojne se ne Tirane termeti nuk ishte as 5.5 balle dhe pesuan goxha deme se dhe ne turqi shume godina u rrezistuan dy termeteve prej 7.7 dhe 7.5 por disa dite me vone u rrezuan me 6.5 balle pasi kishin mare goditjen fatale nga dy te paret .Do zoti qe ne shqiperi te mos bjere termet mbi 6.5 balle se pasojat do jene katastrofike !!!!!!!!!!
po...termeti nentorit ne tirane, nuk ishte as sa termeti shtatorit ne durres....
Kjo duhhet te Ishte nje norem routine dhe ju qe etrumbetoni si nje zbulim e nje risi vetem Po blini mekate
Nje pyetje kam .Keto pallate kane pronar,shteti do ta mare persiper rikonstruksionin edhe ketu?
Gjithe pallatet me kontribut vullnetar duhet te certifikohen e mendoj qe 50% e tyre do dalin te pabanueshme . Sa per katet e para kam nje propozim . Kush ka nderhyre ne murin mbajtes e jane jo pak ti sekuestrohet pas riparimit
Parashikimi per Vitin 2023…. Papritur themelet e pallateve tek stadiumi Dinamo dhe zona e njesise 5 (dy kateshet sovjetike dhe ato italianet) do te fillojne te dridhen dhe hajdutet ne fuqi do ti shpallin te pasigurta. Ato do te shemben edhe pronaret do te marrin te gjatin. Ne rastin me te mire te njejten siperfaqe qe tani e kane neto do ta marrin bruto me koeficent zvogelimi te hapesires 20%. Ne keto troje te reja ndertimi shume shpejt do te ngrihen qiellgervishtesit e Rilindjes. Efekti i kesaj stuhie diellore do te shtrihet pergjate 2024 edhe tek Shallvaret dhe pallatet Agimi, si edhe ne cdo cep te Tiranes qe hajdutet i kane vene syrin.
Ky i hap pune vetes dhe kryetarit te ardhshem te bashkise - dhenderi i tij. Se, qe do fitoje dhenderri i ketij as nuk diskutohet, e ka vene vete Rama dhe ai do e mbeshtese qe te zbythe Veliajn i cili i rrezikon shume pozitat e Rames
Kjo qe thote zoti Shkreli nuk ka sens. E para, nuk behet ne asnje vend te Europes, ku qytetet jane te vjetra me mbi 80% te siperfaqeve te okupuara nga keto godina. Edhe Italia, qe ka nje zonim me te keq seizmik se Shqiperia, nuk e ben kete gje, dhe nuk e ka bere e nuk do ta beje kurre., qytete me godina pothuaj nje mije vjecare jane aty termet pas termeti dhe me riparime nese jane dashur. E dyta, duke bere matjet dhe duke i futur ne nje program dhe duke bere llogaritjet, rezultati do te jete larg realitetit, do jete thjesht nje orientim. Modelet matematikore jane modele qe nuk japin magji. Keto po ja u thote nje inxhinier me 50 vjet aktivitet ne Shqiperi, Itali, USA. Modelet perdoren kur projekton dhe nderton se pari, dhe japin nje orientim se cfare do ndodhe. Persa i perket nderhyrjeve, alterimeve ne katet e para dhe bodrumet, ato duhet te kthehen sic ishin, dhe ata qe i kane zene, po te duan te rrijne aty e te zhvillojne aktivitetin e tyre. Me duket se synohet te percaktohen godina qe duhen prishur ato qe jane ne bash te vendit ne cdo qytet, sidomos Tirane-Durres-Shkoder-Vlore-Korce. Kjo behet per te krijuar troje te reja ndertimi, pasi Tirana-Durresi-Vlora etj. jane ne gjendje kritike e nuk kane me troje, duhet te shkojne shume larg qendrave te tyre. Ne keto qe do prishen, cmimi i ndertimit do te jete shume i larte dhe ata qe bejne kete biznes e dijne fort mire. Nuk jam kunder prishjeve, kur medoemos duhen prishur, por banoret e ketyre shtepive e pallateve te vjetra, duhet te jene prioritet, te marrin cdo centimeter katror qe ata kane.
Nje pyetje kam ,qe cudi nuk po e ben askush: Banoret e ketyre pallateve te cilat do te vendosen per tu prishur per nje arsye apo nje tjeter, do te marrin ndonje kompesim nga shteti apo do planifikohen per te marre hyrje( natyrisht me te vogel ne m2) brenda godinave te reja qe do te ndertohen ? Se ne kete menyre do te hyje ne loje edhe pronaret e dikurshem te trruallit ku eshte ndertuar pallati 50-vjecar. Ne kete menyre loja komplikohet shume......... kush e di le ta sqaroj