Tragjedia me 36 të vdekur në Greqi, reagon Rama: Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë! Ngushëllime për familjet e viktimave

1 Mars 2023, 09:24Politika TEMA

Tragjedia me 36 të vdekur në Greqi, reagon Rama: Ndjejmë dhimbjen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në Greqi, ku 36 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy trenave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se Shqipëria ndjen dhimbjen e fqinjit të saj dhe shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.


“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi!

Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, shkruan Rama në Twitter.

7 Komente

  1. A
    Ani

    Ngjarje mjaft e rend ngushellime te afermve dhe familjarve

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eno

      Nje tragjedi e vertet ngushellime te gjithve

      Përgjigjjuni
      1. T
        Teo

        Ngushellime te gjithve

        Përgjigjjuni
        1. B
          Blerta

          Ngushellime familjareve per kete humbje te madhe

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alban

            Lutemi per te gjithe viktimat dhe te plagosurit e ketij aksidenti tragjik

            Përgjigjjuni
            1. u
              urimi

              Ngushellime per te gjithe keta viktima te shtetit fqinj

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lea

                Si gjithmone kryeministri yne Rama duke i qendruar prane njerezve ne nevoje ,ngushellime familjareve!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje