
Primaret e shpallura si metodë makjazhi nga Sali Berisha për foltoren e tij, duket se po dështojnë.
Pas shtyrjes të afatit për kandidatët e Durrësit e Elbasanit, këto ditë po largohen kandidatë të tjerë nga të gjitha bashkitë.
Kështu Eleina Qirici është larguar si kandidate për bashkinë Korçë, ndërsa Aulon Kalaja ka dhënë dorëheqjen si kandidat për bashkinë e Krujës.
Qirici, në një postim në rrjetet sociale thekson se “dua të ndaj me ju vendimin tim për të mos kandiduar për Kryetar Bashkie të Korçës. Referendumi lokal është domosdoshëri!”. Frazë që duket si një kod për mbështetjen e një njeriu afër Ilir Metës në këtë zonë.
Postimi i Qiricit
Të dashur demokratë dhe qytetarë të Korçës!
Falenderoj me mirënjohje dhe respekt secilin prej jush që më ka propozuar në strukturat politike të Partisë Demokratike Dega Korçē, si kandidate për Primaret e Kryetarit të Bashkisë!
Falenderoj me mirënjohje dhe respekt secilin prej jush që më keni shkruar apo telefonuar për t’ju përfaqësuar në këtë garë! Ju vlerësoj maksimalisht! Por, dua të ndaj me ju vendimin tim për të mos kandiduar për Kryetar Bashkie të Korçës. Korça DUHET tu kthehet banorëve të saj, ti jepet FUND tenderave korruptive dhe gllabërimit të pronave / mjediseve në kundërshtim me interesin e komunitetit. Referendumi lokal është domosdoshëri! Ndaj do të jemi bashkë në këtë proces për të siguruar një garë dinjitoze në primare dhe fitoren e forcës sonë politike! 12 Nëntor tek Kryeministria! ✌️✌️ Me respekt, Eleina
Postimi i Kalasë
Të dashur qytetarë të Fushë-Krujës, Krujës, Thumanës, Niklës, Bubqit dhe Cudhinit! Të dashur demokratë! Dua të falenderoj secilin prej jush që më propozoi mua si kandidat për Kryetar të Bashkisë Krujë, po ashtu për telefonantat e mesazhet tuaja. Dua të ndaj me ju vendimin që kam marë, për të mos kandiduar për kryetar Bashkie në Krujë, por duke inkurajuar primaret dhe mbështetur fushatën. Ndërkohë që vendi po lëngon dhe shqiptarët po ikin nga sytë këmbët, qeveria po sulmon dhe gjënë më të shenjtë për ne, familjen. Ndaj kauzat që janë ekzistenciale për një patriot, janë lufta kundër politikave të shpopullimit dhe mbrojtja e familjes. Prandaj, takohemi në protesta!
Sinqerisht Aulon
TemA
Me duket se i doli shansi dhe surratnallones se leshelise Elona Guri turikali surratmalokja drandja e mirdites dru me pre per te hyre ne primare, pse jo , Elona ta ben kopilin dhe ta le tek dera , keshtu i do spiuni kandidatet.
Masive për 2 veta? Kthehuni në klasën fillore të shqipes, idiota.
PO NJE FARE sorina kote qe eshte deputete pa asnje vote fale lulzim bashes qe e vuri te dyten ne liste pse nuk dorrezon mandatin para se ta marim per bythke!?
Cudhini ne kruje. Ca bohet kshtu me turqenine e skiptarise
Këta tërhiqen, sepse e dinë që nuk fitojnë. Janë në politikë, për qëllime të tjera arriviste dhe jo të kontribuojnë apo shërbejnë, siç është rasti i kryetarit të një Bashkie. Ata luftojnë me thonj, me llapaqenëri si opozitarë, si gjithollogë nëpër studiot televizive apo rrjetet sociale. Në finale, falë ndryshimeve kushtetuese Berisha-Rama, të prillit 2008, e dinë që duke iu lëpirë kryetarëve të partisë dhe duke sharë, gënjyer e shpifur më shumë për kundërshtarin, të mund të arrijnë përfshirjen në listën e kandidatëve për deputet, mundësisht në zonë të sigurt në renditje, në zgjedhjet politike të rradhës. Këtë e kanë qëllim të jetës. Kur shohin që shumë ia kanë arritur, pse të mos jenë dhe këta të tillë? Ku ka më komod se deputet, pa punuar siguron nja 4 vjet, veç një page të lakmushme, edhe sa e sa benefite të tjera, për më tepër duke mos patur asnjë përgjegjësi se çfarë do broçkullisin në parlament, nëse do flasin ndonjëherë. E ka ligji, i cili si "deputetë të popullit!", u jep atyre, veç të tjerave, dhe imunitet!!! Kryetar bashkie? Të të bjerë bretku në punë dhe kjo nëse do kesh shans të zgjidhesh. Jo, jo mor miq, jo! Unë do jem me ju, do luftoj e përpiqem të fitojë ai tjetri që do dalë nga 'primaret', por unë vlej për më shumë! Si argument të asaj më sipër, keni vënë re një fenomen 'të çuditshëm' këto ditë? Asnjë deputet nga të PD, por edhe nga parti të tjera, nuk kanë shfaqur vullnetin për të garuar në 14 maj, që gjithsesi si parakusht kërkon lënien e mandatit. Shembull? Edi Paloka, një nga udhëheqësit e PD, të cilit nuk ia mban të konkurojë për Tiranën!! Heu bre, ç'po thu! Ndaj, mu për këtë shkodrani i mençur, do më thoshte: "Mos! A je i marrë a shtihesh?!".
Kjo eshte karakteriale e zonjes, ku nuk pranon ndjesine e brendeshme te saj, per te mbeshtetur jashtë vullnetit, njerëzit e katapultuar te meta-metaj. Respekte.